Kjo është e turpshme, Kisha ortodokse serbe kreatore e nacionalizmit dhe shovinizmit ekstrem

Kjo është e turpshme, Kisha ortodokse serbe kreatore e nacionalizmit dhe shovinizmit ekstrem
Kjo është e turpshme, Kisha ortodokse serbe kreatore e nacionalizmit dhe shovinizmit ekstrem

Skender Mulliqi

  • 13 September 2022 - 16:51

Shkruan: ANALISTI: Skënder Mulliqi

Se kreatore e politikës shoviniste serbe, është Kisha Ortodokse Serbe, tregon edhe rasti i fundit, kur kjo kishë i vënë në gjoks medalje, një kryekrimineli siç është radikali, Vojsllav Sheshel. Një krimineli që në një debat televiziv, Nenad Qanak tha së ky është projektuesi i etnocidit dhe urbicidit në Bosnje. Çanak i tha moderatorës  gjithashtu  , së është “turp” për një televizion publik të sjellë në studio një kriminelë të luftës”.Nuk do të kisha shkruar dhe as që do t’ia kisha përmendur emrin këtij  muti krimineli, por ai bëri krime të rënda të luftës  edhe në Kosovë.

Tribunali për Krime të Luftës në Hagë, në vitin 2018 e kishte dënuar Sheshelin më 10 vite heqje lirie. Një fakt tjetër që i shkrova këto radhë është , pse edhe politika aktuale serbe e Aleksandër Vuçiqit, është kreatorë e Kishës Ortodokse Serbe,  e cila po nxitë rishtazi luftë në rajonin ende të trazuar të Ballkanit. Këto politika të spastrimit etnik, po i përkrahë  edhe  politika e Vuçiqit .Kjo është fytyra e vërtetë e një kishe jo fetare ,  e cila për 30 vite radhazi, që nga viti 1991 në krye më krye popin Pavle, ishte dhe ka mbetur ideatorja e projekteve shoviniste serbomëdha në rajon. Pavle haptazi kishte kërkuar që të”gjithë serbët aty ku janë duhet të jetojnë nën një kulm”.Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të fundit më kontrarevolucion klerikal,  në Mal të Zi…Edhe nuk u ka mbetur apologjetëve të kësaj “kishe’ asgjë tjetër , veç si deri më tash më lansuar rrena ,  më shkaktuar gjakderdhje të reja , dhe më u nda medalje krimineleve të luftës, së   e mbajnë lartë bajrakun e  gjenocidit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".