Këto banda politike të ja vendosin gishtin kokës, të mendojnë së bashku për shtetin dhe jo si ta grabisin pushtetin

Këto banda politike të ja vendosin gishtin kokës, të mendojnë së bashku për shtetin dhe jo si ta grabisin pushtetin
Këto banda politike të ja vendosin gishtin kokës, të mendojnë së bashku për shtetin dhe jo si ta grabisin pushtetin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 13 September 2022 - 18:40

Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj

 

Kosovës dhe popullit të saj i nevojitet  bashkimi dhe jo ndërskamcat,  Kosovës i duhet të mbrohet nga hasmi serbo-rus që po e kërcënon nga ora në orë dhe nga dita në ditë, prandaj unë ju them mjaft më me  lakmi për pushtetin por ruajeni shtetin  sepse popullit i ka ardhur deri te hunda mos puna juaj. Leni kopallat sepse nëse tash  shaheni e përçaheni me inate e interesa të ngushta,  sërish do të merrni shuplakën nga populli dhe Evropa. Mbajeni mend këtë!

 

Unë, Reshat Badallaj-Zhuriani flas hapur dhe drejtë, pra pa anime politike sepse kurrë në jetën time deri më tani nuk kam qenë anëtar i ndonjë bande politike dhe jam shumë i kënaqur  që kjo  është edhe një arritje e madhe për mua. Me këtë po dua vetëm të them se vërtetë kjo klasa politike e Kosovës, mjerisht janë për faqe të zezë dhe na kane turpëruar para botës së qytetëruar,  kanë lënë gjurmë të hajnisë dhe lakmi për pushtet dhe nuk ju ka interesuar fare shteti ose halli i qytetarëve. Politikanët e Kosovës për këto dy dekada e kanë mashtruar popullin me lloj-lloj mashtrimesh dhe premtime boshe, e kanë vjedhur popullin deri në palcë dhe kjo bande banditësh janë  me haram, dhe padrejtësisht, kanë siguruar pasuri me hajni dhe janë bërë super milioner.

Dhe, shikoni tani ju lutem shihet haptazi, ashiqare lakmia për pushtet. Hallakamë në Kosovë derisa  armiku po na kërcënon tek pragu i derës. Edhe në këtë situatë disa langoj të kësaj klase politike japin propozime për ta marr pushtetin dhe pikë, sepse  marre nuk kanë këta për asgjë, sillen nga lakmia për pushtet si  zagar dhe langoj, luftojnë vetëm se si ta rrëzojnë qeverinë. Nuk jam prej atyre ose simpatizant i ndonjë partie ose të kësaj qeverie, mirëpo, e kanë në gjak kryebanditët dhe banditë e bandave politike vetëm hajnin dhe pushtetin,  dhe nuk po shohin asgjë përpara për  Kosovën që erdhi momenti historik, po shohin vetëm zi, pop sajojnë lloj-lloj planesh kundër Qeverisë legale  dhe e gjitha kjo shkon në dem të popullit të Kosovës. Mirëpo drejtuesit e kësaj bande politike që  po e quajmë “klasë politike” nuk qajnë kokën fare për interesat kruciale nacionale. Në këtë moment që na ka ardhur rasti duhet të bëhemi bashkë si asnjë herë më parë kundër planeve serbo-ruse dhe pastaj  kur të tejkalohen sfidat para të cilave gjendet shtetit, të hapet gara dhe në mënyrë demokratike të kërkohet edhe pushteti, sepse nuk zgjidhet ky problem duke qenë të përçarë pikë e pesë dhe duke  vepruar sipas asaj "përçaj  e sundo". Tash do të duhej që urgjentisht të lihen ndërskamcat dhe të ulen bashkë në Kuvend dhe te merren vesh krerët e partive politike, që ti tejkalojmë këto situata, si ato të brendshme si ato të jashtme, dhe jo sipas veprimeve të tyre inatqore deri tani që janë bërë qesharak dhe horë para popullit, sepse u ka dalë boja. Populli nuk i ha më këto pyka, pra duhet ti lënë inatet dhe salltanatet dhe të  merren vesh e ta kalojmë këtë peshë të rëndë për Kosovën dhe popullin e saj. Në  këtë kohë të vështirë për vendin, disa të sëmurë mental,dalin me disa propozime idiotesh: Ta zëmë ka ardhur koha që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër dhe në këtë kohë a ka më turp se kjo edhe me propozim vagabondësh. Pastaj bëjnë zhurmë nga banda tjetër të pionierit të Titos, nga LDK-ja, kur thonë se erdhi një nuse nga Vjosa e shkoj nuse me vonesë te Lumiri! Janë këto sjellje e lojëra qesharake e  jo serioze.  Kosovës dhe popullit të saj i nevojitet  bashkimi dhe jo ndërskamcat,  Kosovës i duhet të mbrohet nga hasmi serbo-rus që po e kërcënon nga ora në orë dhe nga dita në ditë, prandaj unë ju them mjaft më me  lakmi për pushtetin por ruajeni shtetin  sepse popullit i ka ardhur deri te hunda mos puna juaj. Leni kopallat sepse nëse tash  shaheni e përçaheni me inate e interesa të ngushta,  sërish do të merrni shuplakën nga populli dhe Evropa. Mbajeni mend këtë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".