Hiqni dorë nga hajnia ju he Zoti ju vraftë juve “cuba të malit”, lini anash salltanetet dhe përuluni para popullit në gjunjë!

Hiqni dorë nga hajnia ju he Zoti ju vraftë juve “cuba të malit”, lini anash salltanetet dhe përuluni para popullit në gjunjë!
Hiqni dorë nga hajnia ju he Zoti ju vraftë juve “cuba të malit”, lini anash salltanetet dhe përuluni para popullit në gjunjë!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 14 September 2022 - 12:59

Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj

Më besoni se jam tepër i zënë me punët e mia,por u bënë sebep shumë lexues,miq, që të godas akoma  më thellë me shkrime, që sipas tyre mundë të ndikojnë në këtë drejtim. Me ndihmën e disa shteteve evropiane, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe sidomos Amerikës,  po i afrohet Kosovës edhe një moment historik duke i bërë trysni Serbisë gjakatare për njohje të Kosovës, dhe tash  plasi sherri dhe u bë hallakamë në vendin tonë me grevën. Personalisht nuk jam kundër grevës e sidomos në fushën e arsimit, mirëpo, ka të ngjarë diçka tjetër që fshihet pas kësaj. E kam përcjell me shumë kujdes dhe jo vetëm këtë po kudo që ndodhin grevat.

Çuditërisht, në Kosove del shpejt hilja. Deri atëherë kur kjo grevë shkoi me kërkesat e saj për mua ishte në rregull dhe më besoni mendoja të dilja publikisht dhe një punëtorë të arsimit ta merrja përsipër për një vit të paktën shtesën do ja paguaja nga xhepi im. Mirëpo, me përzierjen e bandave politike që u futën aty, pra hajnat e dëshmuar kundër popullit, hajna që e sakatosën buxhetin e shtetit, hajna që para lufte nuk kishin asgjë para vetes dhe pas luftës u bënë super milionerë,  dhe siguruan pasuri me hajni për 20-30 breza, u futen edhe langoit e deridjeshëm të LKJ-së dhe tyxharët..., ndava mendjen dhe thash nuk e fshehu se unë nuk di lajka:"Insh´ALLAH, ngordhin, më mirë te shprehem COFIN dhe nuk çaj trapin.

T´i biem shkurt e trup. Ç´ju desh ati Memli hajnit, e dini se sa morri për motrën e vetë, të shkoj e të del në "syret" me Rrahmanin, ç´ju desh ati mashkullit që po e quajnë Lumir, i staneve dhe kolibeve të bishtave të LKJ-së dhe të zgërdhihet me Brahmanin që paraqitet si gjynah, po më thoni mua ç´ju desh ati Ramush Gjokos, që vodhi jo më pak se 200 hektarë toke dhe kinse i bleu sa një palë brekë dhe merret ngryk me Brahmanin e shkretë...? Merreni me mend, këta matrapaz  duke menduar se akoma është populli thasë me kashtë  mendojnë se mashtrohet. Jo, ka  perënduar koha juaj dhe keni vdekur, ndoshta jeni vetëm xhenaze të gjalla. Dhe ju kë mendoni se e mashtroni me ato budallallëqe!? 

Ç´mendoni ju more  qelbësira se populli do e ha atë pykën e juaj. Kurrën e kurrës! Sepse jeni dëshmuar që keni punuar vetëm për interesa tuaja personale, keni dëshmuar se interesat tuaja personale , i keni vënë  mbi interesat shtetërore dhe kombëtare. Dhe, si nuk ju vie turp juve të talleni me popullin, vetëm se e keni në gjak HAJNIN DHE PUSHTETIN. Mos e Zoti ju vraftë me një kokërr rrufeje në ditën me diell...! Në kohën kur serbo-rusët janë vënë  në ofensivë kundër Kosovës që dëshirojnë ta trazojnë Ballkanin, bandat politike përmes langonjve të kanaleve të nëntokës kriminale i bëjnë këto veprime që kurrë historia shqiptare nuk do iá fal sepse nuk e marrin seriozisht këtë kërcënim serbo-rus, po ndërsejnë disa langonj dhe dalin publikisht për të lehur, ka ardhur koha të bëhet kryeministër një hajn që njihet publikisht në tërë  Ballkanin, tjetri del e leh dhe thotë:"... se ky është i lidhur me Rusinë, tjetri del dhe pa fije turpi çartet kinse u bë nami,ose kiameti  se  ja erdhi një nuse që e ndërroi derën dhe erdhi në shtëpinë tonë tone...

Mosni bre Zoti ju vraftë! Çka është boll bre burra është boll, por ja që këta e kanë në gjak hajnin dhe pushtetin dhe nuk ndërrojnë udhe sepse nder dej u buron gjaku i zhupanve dhe vojvodëve. Përse more tyxhar nuk flisni për jetën e qytetarëve, për vendin,për Çakollin, Zhlebin, për zanën. Lërini salltanetet ore cuba po kthehuni ka populli se as rrasa e varrit nuk do i´a drejtoj kurrizin. Të mos mendoj askush se jam anëtar i ndonjë bande politike,mos e bëjë  Zot që jam i detyruar shpesh herë ta përsëris se dikush mendon se e mbroj Albin Kurtin. Jam i pari që e kritikova Albin Kurtin, kur i tregoja në këtë gazetë ,se janë duke i bëre pritë kusarët si gjarpri nën gjethe, fjalën e kisha për atë Shpend jahtin dhe për disa rrugaç dhe langoi që i kishte rrotull vetes dhe si doli? 

A dini ju sa lexuesi më vonë më kërkoi falje!? Dhe, krejt në fund fare, bandat larg zullumeve se boll ka vuajtur ky popull me rrenat, premtimet, mashtrimet, dredhitë tuaja! Populli, duhet si kurrë më parë të bashkohen dhe ti dalim zot popullit për ta mbrojtur nga hasmi dhe ta tejkalojmë këtë ngërç politik që pas kësaj fshihen kryebanditët e bandave politike për pushtet.Boll është bre burra, boll është dhe jo t´i ngulni këmbët si gomari në llaç. 

Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj,Zhur,krahina e Lumes, Republika e Shqipërisë. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".