Vuçiq të denoncohet në BE dhe SHBA për kërcënimin e sigurisë  në rajon,  po komandon personalisht me grupet kriminale në veri të Kosovës

Vuçiq të denoncohet në BE dhe SHBA për kërcënimin e sigurisë  në rajon,  po komandon personalisht me grupet kriminale në veri të Kosovës

Gani Qarri

  • 15 September 2022 - 18:47

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Nxënësi dhe pasardhësi i Millosheviqit, krimineli Vuçiq edhe gjatë raportimit në parlamentin e Serbisë nuk hezitoi ti lavdëronte publikisht grupet kriminele serbe në veri të Kosovës, të cilët ditë më parë, sipas tij, defiluan në publik të pa armatosur, por të uniformuar, duke u treguar të gatshëm edhe për veprime konfliktuoze, gjoja në mbrojtje të pjesëtarëve të pakicës serbe, nga agresioni i imagjinuar vetëm prej tyre, që kinse, sipas Vuçiqit, do të vije nga qeveria e Kosovës

 

 

Pas deklaratave më të reja luftënxitëse të kriminelit Vuçiq, po shihet hapur se është tepër e nevojshme, që Qeveria e Kosovës të jetë shumë më proaktive në  denoncimin e kërcënimeve të presidentit kriminel serb Aleksandër Vuçiqi i cili së fundi ka filluar edhe publikisht tu bëjë thirrje kriminelëve serb të veriut, për rebelim të hapur kundër institucioneve të shtetit të Kosovës.

 

Madje Vuçiq edhe në parlament, u bënë thirrje publikisht kriminelëve serb, jo vetëm për mos-dëgjueshmëri, por edhe për mobilizim publik nën uniforma dhe me armatosje për nxitje të hapur të dhunës dhe konfliktit të rrezikshëm me përmasa të pa parashikueshme, për Kosovën dhe rajonin, në këtë pjesë të paqëndrueshme të Ballkanit Perëndimor.

 

Nxënësi dhe pasardhësi i Millosheviqit, krimineli Vuçiq edhe gjatë raportimit në parlamentin e Serbisë nuk hezitoi ti lavdëronte publikisht grupet kriminele serbe në veri të Kosovës, të cilët ditë më parë, sipas tij, defiluan në publik të pa armatosur, por të uniformuar, duke u treguar të gatshëm edhe për veprime konfliktuoze, gjoja në mbrojtje të pjesëtarëve të pakicës serbe, nga agresioni i imagjinuar vetëm prej tyre, që kinse, sipas Vuçiqit, do të vije nga qeveria e Kosovës.

 

Për aq më tepër, në seancën e parlamentit serb, nga krimineli Vuçiq u raportua për zhvillimet e ditëve të fundit të korrikut 2022, pak para hyrjes në fuqi me 1 gusht të masave të reciprocitetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kartelat e identitetit dhe tabelat e makinave, ku sipas tij, me 31 korrik, për herë të parë në veri të Republikës së Kosovës ishin shfaqur edhe serbë me uniforma, gjoja për ta “mbrojtur Kosovën nga agresorët”, që sipas tij, tregon se “sa larg kanë shkuar gjërat”, vetëm pse paska pasur, prani të shtuar të forcave speciale të policisë së shtetit në veri të Kosovës”.

 

Prandaj ky lloj pozicionimi monstruoz e tepër agresiv i presidentit serb përballë zhvillimeve më të reja në veri, është  thirrje e drejtpërdrejtë për acarim të mëtejmë të situatës dhe bojkotim të institucioneve të shtetit të Kosovës, si dhe për mobilizim të kriminelëve serb në formacione të armatosura, të cilat do ta kenë mbështetjen e qeverisë së Serbisë fashiste, nën pretekstin se gjoja pjesëtarët e pakicës serbe, janë të rrezikuar nga shqiptarët?!

 

Kështu që Qeveria e Kosovës, kryeministri dhe Ministria e jashtme e vendit, duhet ta marrin seriozisht deklarimin e tillë të presidentit serb dhe urgjentisht, të kërkojnë nga SHBA dhe BE, tërheqjen e vërejtjes serioze presidentit serb, për kërcimet publike që po i drejton gati çdo ditë, Republikës së Kosovës, më stimulim të veprimit të strukturave ilegale dhe bandave para politike e paraushtarake kriminale serbe të vendosura edhe në Listën e Zezë të SHBA-ve, në zonat e banuara nga pakica serbe Brenda territorit të Kosovës, duke acaruar qëllimisht gjendjen dhe sjellë në kundërshtim të plotë me frymën e dialogut për marrëveshje dhe normalizim të marrëdhënieve, me njohje reciproke ndërmjet të dy vendeve.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".