Shaip Kamberi, Natasha Kandiq, Sonja Biserko, dhe Doris Pack. Gardianët e Shtetit të Kosovës!...

Shaip Kamberi, Natasha Kandiq, Sonja Biserko, dhe Doris Pack. Gardianët e Shtetit të Kosovës!...
Shaip Kamberi, Natasha Kandiq, Sonja Biserko, dhe Doris Pack. Gardianët e Shtetit të Kosovës!...

Ismail Muçiqi

  • 16 September 2022 - 10:21

Opinion i aktualitetit politikë.

Shkruan Gazetari Ismail Muciqi

Populli i Kosovës u ka borxh moral dhe njerëzor këtyre figurave të përmendura më lartë të cilët që nga Çlirimi i Kosovës punuan në mënyrë sistematike për të drejtat e njeriut duke u rreshtuar haptazi në anën e Kosovës. Në mbledhjen e fundit të parlamentit të serbis ku u debatua për situatën në Kosovë dhe për dialogun ndërmjet dy shteteve, Shaip Kamberi Deputet nga Kosova Lindore në diskutimin e tij brilant e turpëroi Vuqiqin dhe politikën e Qeverisë serbe karshi Kosovës.

Shaip Kamberi para Parlamentit të serbisë dhe të audiencës serbe në praninë e përfaqësuesve të Korit Diplomatik në Beograd pa asnjë hezitim e paraqiti realitetin e Shtetit të Pavarur të Kosovës. Përfaqësimi i tij te Shqiptareve të Luginës së Preshevës ishte shembulli me i mire si mbrohet interesi kombetare. Derisa Shaip Kamberi po zhvillon luftë politike në Parlamentin e serbisë duke mbrojt edhe Republikën e Kosovës, të “ashtuquajturit” lider politik të Kosovës po e përqajn popullin duke e bllokuar funksionimin e institucioneve të shtetit.

Serbia po e kërcënon Pavarësinë e Kosovës duke e shantazhuar Sovranitetin e Shtetit përmes strukturave kriminale në anën tjetër rrymat e ndryshme të mbështjellura me petkun sindikalistë po organizojnë greva duke e sfiduar Shkollën Shqipe dhe sistemin e Arsimit në përgjithësi. Edhe kundërshtarët më të mëdhenj të Kosovës në këtë formë klasike nuk kanë arritur asnjëherë ti mbyllin Shkollat tona. Shtrohet pyetja?: Qfarë integriteti dhe vlerash mund të kenë këta njerëz të cilët fshihen mbas këtyre anomalive duke e paralizuar sistemin Arsimorë te shtetit?. Është obligim moral dhe njerëzor të përmendin gjithnjë kontributin e Natasha Kandiqit dhe Sonjë Biserkes dy figurave më të ndritshme për të drejtat e njeriut të cilat u rreshtuan në krahë të Kosovës, duke e akuzuar Shtetin e serbisë dhe udhëheqësin e saj për krimet e Ushtrisë dhe Policisë serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë drejtim më shumë kanë jehuar qëndrimet dhe raportet e këtyre dy humanistëve karshi institucioneve ndërkombëtare në favor të Kosovës sesa e gjithë diplomacia e jonë gjatë këtyre viteve. Kosova i ka borxh edhe Deputetes të Parlamentit Evropian zonjës Doris Pack zëri i të cilës nuk pushoj asnjëherë në foltoret e Parlamentit Evropian duke e përkrahur Shtetin e Kosovës. Prandaj duke i parë këto zhvillime të cilat po ndodhin në politikën e Kosovës, me plotë defekte dhe dështime jemi shumë të shqetësuar se qka do të sjellë e nesërmja. Kjo më së miri u pa në Parlamentin e serbisë ku forcat ultra nacionaliste dolën haptazi në skenë kundër Shqiptareve duke u kërcënuar edhe me pushtimin e Kosovës.

Në fund po theksojmë se klasa politike në përgjithësi ka humb rrugën dhe arsyen dhe përditë e më shumë po e shkatërron ardhmërinë e Shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".