Gjykata e Hages me arrestimin e Hashim Thaçit i dha goditje projektit të fshehtë të akorduar me Aleksandër Vuçiqin për ndarjen e Kosovës

Gjykata e Hages me arrestimin e Hashim Thaçit i dha goditje projektit të  fshehtë  të akorduar me Aleksandër Vuçiqin për ndarjen e Kosovës

Gani Qarri

  • 17 September 2022 - 09:07

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Se vërtet burgosja e kuislingut Hashim Thaçi, e shpëtoi Kosovën nga ndarja, e dëshmoi më në fund publikisht edhe vet presidenti serb, krimineli Aleksandër Vuçiq në parlamentin e Serbisë, prandaj të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë, se fati i ekzistencës dhe vazhdimësisë së shtetit të pavarur të Kosovës së lirë, ishte zbritja nga aeroplani, ngritja e aktakuzës dhe burgosja e kuislingut Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale!

-Këtë të vërtetë, u detyrua më në fund, ta thotë botërisht edhe vet presidenti i Serbisë, i cili nuk hezitoi, që përfundimisht, ta zbulojë edhe aventurën e rrezikshme të marrëveshjes tinëzare që kishin përgatitur në fshehtësi me kuislingun Hashim Thaçi, për ndarjen e Kosovës. Dhe krejt kjo, sipas shpjegimeve të Vuçiqit në kuvend, do të bëhej përmes kamuflimit, me propozimin e ashtuquajtur "korrigjim të kufijve", një propozim që ka dështuar në momentin kur ndaj kuislingut Thaçi është ngritur aktakuza nga Gjykata speciale, me ç`rast e gjithë agjenda e dialogut, që atëbotë, në qendër kishte ndarjen e Kosovës, është bllokuar tërësisht, sqaron vet Vuçiqi! Për aq më tepër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar po ashtu, para parlamentit të Serbisë se është e vërtetë që ai vet, ka menduar se korrigjimi i kufirit është zgjidhja më e mirë, por tanimë kanë ndryshuar rrethanat dhe nuk mund të mendoj më ashtu, sepse sipas tij, tani, ai e shikon qëndrimin në mënyrë më realiste, pasi që situata politike ka ndryshuar në 28 vitet e fundit dhe pozicioni nuk mund të jetë më i njëjtë para dhe as pas vitit 1999, 2008, a 2010, sepse disa lëvizje e vështirësuan pozitën tonë.

“Nuk po fsheh asgjë, mendova se korrigjimi i kufirit ishte zgjidhja, por e kuptova se ishte e pamundur, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur deklaratës së deputetit Aleksandër Jovanoviq-it, pse politika e Vuçiqit ndaj Kosovës ishte fillimisht “toka e shenjtë serbe”, pastaj korrigjim dhe ndarje, kurse “sot e kemi atë që kemi”?! Prandaj vet shpjegimet "pa dorëza" të kriminelit Vuçiq në parlamentin e Serbisë fashiste, dëshmojnë katërçipërisht, se vetëm burgosja e kuislingut Hashim Thaçi, e ka shpëtuar Kosovën nga ndarja, pra fati i Kosovës ishte burgosja e Thaçit dhe largimi i tij, nga detyra, falë aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale, akt pas të cilit, siç e pranon edhe vet Vuçiq, kanë ndryshuar 100% raportet edhe në politikat ndërkombëtare lidhur me opsionin final të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, në të cilën, nuk është më ndarja, por njohja reciproke në qendër me kufij të pacenuar dhe sovranitet të garantuar të Kosovës, si kushtëzim ndaj Serbisë për rrugëtimin në BE ku ajo synon për tu anëtarësuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".