Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka nevojë të kushtëzohet me kompromis për asnjë marrëveshje në interes të Serbisë

Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka nevojë të kushtëzohet me kompromis për asnjë marrëveshje në interes të Serbisë
Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka nevojë të kushtëzohet me kompromis për asnjë marrëveshje në interes të Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 17 September 2022 - 10:16

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Këtu është statusi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Këtej pastaj nuk ka qartësi për vetë pozitën e serbëve minoritar në Kosovë. Pozicioni i reciprocitetit kërkohet të merr formën e qartë. Ikja nga statusi për shqiptarët në Luginë dhe lidhja e saj me minoritetin serb në Kosovë është parimisht i drejtë.

-Dialogu me shtetin serb i Kosovës ende nuk e ka marrë perspektivën e qartë. Ka shumë çështje që nuk kanë qartësi. Në lojë janë dy çështje: 1. Njohja reciproke e shtetit në bazë të dialogut me shtetin serb. 2. Tërheqja e vijës kufitare me ndryshimin e kufirit dhe me shkëmbimin e territoreve me shtetin serb. Natyrisht se ka edhe të tjera zgjidhje,por ato mbesin nën variantin e njohjes reciproke. Çështja është këtu te asociacioni dhe te ajo e exterritoreve brenda Kosovës. Tash po ecet në rrugën e njohjes reciproke dhe të zgjidhjes së çështjes së minoritetit serb. Qeveria e Beogradit ka qëndrim të qartë për të dyja variantet e zgjidhjes së çështjes. Kosova nuk ka treguar ende qartësi. Parimet e theksuara nga Kryeministri i Kosovës z. Kurti, janë të gjëra dhe pa përcaktime konkrete. Këtu është statusi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Këtej pastaj nuk ka qartësi për vetë pozitën e serbëve minoritar në Kosovë. Pozicioni i reciprocitetit kërkohet të merr formën e qartë. Ikja nga statusi për shqiptarët në Luginë dhe lidhja e saj me minoritetin serb në Kosovë është parimisht i drejtë. Mirëpo, kërkohet qartësi në status. Kosova kërkohet të ketë qartësi edhe në çështjen e tërheqjes së kufirit me shtetin serb, mbi bazën e ndërrimit të territorit me Serbinë. Këtu duhet qartësi juridike statutare. Mitrovica kërkohet të jetë unike dhe e bashkuar në një komunë, me Jugun dhe e Kosovës. Liqeni i Ujmanit dhe Trepça i takojnë historikisht Kosovës dhe këtu nuk ka çka diskutohet. Statusin e exterritorit nuk duhet pranuar.

Është një çështje vdekjeprurëse për Kosovën. Në këtë anë është e qartë politika e Beogradit. Serbia nuk ka hequr dorë nga ndarja dhe shkëmbimi i territorit. Deklaratat e kriminelit të luftës, Aleksandër Vuçiqit, janë për konsumim të brendshëm. Kjo, për faktin se edhe tash janë në Beograd për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim të territorit. Për këtë zgjidhje ka mos unitet edhe në BE dhe nga SHBA-të. Kontradiktat janë të qarta. Megjithatë, mbetet të shikohet e ardhmja dhe zgjidhjet. Me status të shtetit sovran mund të jetohet. Njohja reciproke tash është zgjidhja më adekuate e çështjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".