Qëndrimet e shtetit shqiptar në krye me Edi Ramen ndaj shtetit serb dhe Aleksandër Vuçiqit po e dëmtojnë rëndë interesin e Kosovës

Qëndrimet e shtetit shqiptar në krye me Edi Ramen ndaj shtetit serb dhe Aleksandër Vuçiqit po e dëmtojnë rëndë interesin e Kosovës
Qëndrimet e shtetit shqiptar në krye me Edi Ramen ndaj shtetit serb dhe Aleksandër Vuçiqit po e dëmtojnë rëndë interesin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 17 September 2022 - 13:44

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Qëndrimet që po i paraqet Shqipëria për shtetin serb dhe veprimet që po i bënë e kanë dobësuar jashtëzakonisht Republikën e Kosovës. Në deklaratën e fundit të z.Rama, ritheksohet për të satën herë, qëndrimi mbrojtës ndaj sanksioneve kundër Rusisë. Z.Rama tha:

"Qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandër Vuçiq nuk do t'i mbijetojnë politikisht sanksioneve kundër Rusisë (...)

Serbia ka mbajtur tashmë qëndrimin". Ky koncept mbi shtetin serb i Edi Ramës tregon afërsinë e madhe me Aleksandër Vuçivic të z.Rama. Z. Rama kërkon kështu nga BE që te mos bëjnë presion mbi Serbinë për ndërmarrjen e sanksioneve ekonomike, ushtarake e politike ndaj Rusisë. Për z.Rama mjafton qëndrimi politik kundër agresionit rus në Ukrainë. Kjo formë e të shprehurit të qëndrimit të Tiranes ndaj Beogradit bëhet për të treguar se Tirana nuk është e kapur pas qëndrimit të Kosovës. Raportet Shqipëri - Serbi i  bënë z.Rama me Aleksandër Vuçiqin jashtë pozitës dhe pikëpamjeve neoshoveniste që i ka Serbia për Kosovën. Me këtë po ofrohen raportet  e z.Rama me Aleksandër Vuçiqin i cili i dha edhe një shtytje "Ballkanit të Hapur". Madje ka deputet në Kuvendin e Serbisë që shumë pozitivisht folën për z.Rama. 

Në Kuvendin e Serbisë kërkuan qe raportet me shqiptarët të bëhen vetëm me z. Rama, jashtë Kosovës. Nuk ka logjikë politike normale që e shpjegon qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj Beogradit! Nuk ka analizë që tregon pozitivitetin ndaj Kosovës e të Tiranës zyrtare  me raportet me Serbinë që ka z.Rama!

Nuk mundet kurrsesi të kapet qëndrimi i z.Rama kundruall qëndrimit serb ndaj Rusisë! Thjeshtë:

Kemi këtu një vijë të njëjtë Rama-Vuçiq, që kështu u bënë një me Rusinë e Putinit. Shkaqet nuk janë të qarta. Mbetet që të deklarohet vetë z.Rama për qëndrimet ndaj Serbisë. Mirëpo, një është e qartë, fakti që kështu po dëmtohet ashpër pozita e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".