Projekti STUHIA është strategji e aleatëve të Kosovës për mbrojtje nga agresioni eventual serb në veri të Kosovës

Projekti STUHIA është strategji e aleatëve të Kosovës për mbrojtje nga agresioni eventual serb në veri të Kosovës
Projekti STUHIA është strategji e aleatëve të Kosovës për mbrojtje nga agresioni eventual serb në veri të Kosovës

Dardan Grapci

  • 18 September 2022 - 08:54

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Përveç mbrojtjes nga KFOR-i e NATO, Serbia do të sulmohet për ta mbrojtur Kosovën  edhe nga forca ushtarake e Kosovës në mbrojtje  por do të ndihmohet edhe nga Kroacia dhe madje  edhe nga Ukraina. Shtrohet pyetja pse pala ndërkombëtare nuk po ja mbylle gojën Vuçiqit?, pse po lejojnë që të flet dhe bëjë  propagandë kaq të egër me rrena e shpifje  kundër Kosovës? Nëse Serbia po mendon që Rusia mundë ta ndihmoj e ka gabim, sepse Rusia ka probleme më të mëdha se sa me u marr me Kosovën.

 

Si duket Aleksandër Vuçiqi dëshiron që të rikthehet projekti - STUHIA dhe ta ketë fatin e njëjtë si Hiroshima. Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht ta shpallë non-grata Aleksandër Vuçicin,  Petkoviqin, Rakiqin dhe Radojciqin. Të gjithë këta persona duhet të shpallen të pa dëshirueshëm dhe të pa pranueshëm për shkak se këta në vend se të ju ikin problemeve, ata po krijojnë probleme të reja  me propagandë dhe po mundohen që me dhunë  ti  mobilizojnë nën uniformë ushtarake të rinjtë dhe të rejat serbe që jetojnë në Kosovë, që ti përdorin kundër shtetit të Kosovës. Prandaj në këtë situatë të re të krijuar duhet ti kenë sytë qel edhe AKI-ja dhe KFORI në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane ne Bondsteel. Aleksandër Vuçiqi si duket po merr zemër në krahë të sjelljes servile të  Edi Rames, por ka harruar që Edi Rama nuk është Kryeministër i Kosovës, por i Shqipërisë. 
Andaj këto propaganda nga ana e Presidentit serb nuk ndalen, dhe kam frikë që do ta ketë fatin e vitit 95, kur shpërthej dhe eskaloi lufta në Kroaci. Si kosovarët ashtu edhe kroatët janë lodhur nga provokimet e Serbisë, nëse nesër ndodhë që Serbia të futet në Kosovë ushtarakisht, Serbia do të sulmohet nga 3 anët. Përveç mbrojtjes nga KFOR-i e NATO, Serbia do të sulmohet për ta mbrojtur Kosovën  edhe nga forca ushtarake e Kosovës në mbrojtje  por do të ndihmohet edhe nga Kroacia dhe madje  edhe nga Ukraina. Shtrohet pyetja pse pala ndërkombëtare nuk po ja mbylle gojën Vuçiqit?, pse po lejojnë që të flet dhe bëjë  propagandë kaq të egër me rrena e shpifje kundër Kosovës? Nëse Serbia po mendon që Rusia mundë ta ndihmoj e ka gabim, sepse Rusia ka probleme më të mëdha se sa me u marr me Kosovën.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".