Çelësi i liberalizimit të vizave për kosovarët në unifikimin e qëndrimit të treshes Gjermani - Francë - Poloni

Çelësi i liberalizimit të vizave për kosovarët në unifikimin e qëndrimit të treshes Gjermani - Francë - Poloni
Çelësi i liberalizimit të vizave për kosovarët në unifikimin e qëndrimit të treshes Gjermani - Francë - Poloni

Muhamet Kelmendi

  • 20 September 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Me iniciativën e tashme të Frances - Polonisë dhe të Gjermanisë nuk u morr pozicioni për shtetin e Kosovës si status i palëkundur dhe përfundimtar. Këto shtete kërkuan liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së. Edhe vizitat e përfaqësuesve gjerman, francez e polak këtë qëndrim e kanë. Është vetëm Gjermania që ka treguar qartë se dialogu Kosovë - Serbi duhet të bëhet duke u mbështetur në shtet si bazë te marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

-Treshja Francë - Gjermani – Poloni akoma kanë qëndrime të kundërta ndaj Kosovës. Kosova është me pozitë të pa qartë në kuadër të BE-së. Disa shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës e disa ende jo, janë edhe pesë (5) shtete sa janë në BE. Mbi këtë çështje edhe nuk po diskutohet në BE për Kosovën si shtet. Atje flitet për Kosovën si një rajon i vetë organizuar dhe që po bënë dialog me shtetin serb për të hapur rrugën e intergrimeve evropiane. Ky pozicion e ka dobësuar shumë Kosovën në kuadër të BE-së dhe në dialog me shtetin serb.

Mbi këtë u futen thojzat në emërtimin e statusit të Republikës! Mbi këtë u bënë marrëveshje të dëmshme, si Asociacioni dhe nuk u bë ende liberalizimi i vizave! Tash kemi një iniciativë të tri shteteve. Franca, Polonia dhe Gjermania u bënë bashkë për të ndihmuar BE-në në dialogim Kosovë-Serbi. Me iniciativën e tashme të Frances - Polonisë dhe të Gjermanisë nuk u morr pozicioni për shtetin e Kosovës si status i palëkundur dhe përfundimtar. Këto shtete kërkuan liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së. Edhe vizitat e përfaqësuesve gjerman, francez e polak këtë qëndrim e kanë.

Është vetëm Gjermania që ka treguar qartë se dialogu Kosovë - Serbi duhet të bëhet duke u mbështetur në shtet si bazë te marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Franca dhe Polonia, sikundër edhe shtetet tjera të BE, ato që e kanë njohur ose jo shtetin e Kosovës, kanë qëndrime neutrale dhe tërë të ardhmen e mbështetin në dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë anë nuk ka qartësi. Edhe BE këndej kështu qëndron, nuk e kemi ndonjë ndryshim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".