“Korniza e re” me shkarravina triviale  të miqve të Beogradit

“Korniza e re” me shkarravina triviale  të miqve të Beogradit
“Korniza e re” me shkarravina triviale  të miqve të Beogradit

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 22 September 2022 - 10:21

Barometri diplomatik

Shkruan: Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI 

*** -Jo, jo mbane për vete atëfarë paçavure, se SOVRANI ka alternativë tjetër historike, kombëtare, shtetërore, juridike ndërkombëtare për të vendosur për fatin e Kosovës, e cila, fatmirësisht ende nuk ka ngelur në  "mëshirën" e individëve dhe të grupeve “shuttle diplomacy” të avokatëve dhe të  "turrecave" vajtues të Serbisë.

***  Edhe sipas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, e ashtuquajtura “korniza e re” për vazhdimin e dialogut  të Brukselit mes palëve negociuese serbo – shqiptare, “nuk ka autor, nuk mund ta kometojë atë. Ndonëse qarkullojnë dokumente të ndryshme, por, unë besoj se, nuk është as e dobishme as e drejtë, që unë t’i komentojë ato dokumente, të cilat nuk kanë autorë, por bëhen për të matur pulsin e politikanëve dhe të qytetarëve”.

Problemi kolonial 100-vjeçar i Kosovës nuk mund të zgjidhet me “fletërrufe”  dhe me “tendera”  të privatnikëve të ndryshëm, sado të pasur dhe të zgjuar qofshin ata, mbase nuk përligjin interesat vitale as të popullit e as të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, por vetëm inetersat e tyre personale, financiare, materiale dhe karrieriste egocentrike.

Pra, e qartë si dielli, Çështja koloniale e Kosovës nuk mund të zgjidhet me një pamflet privat ( të pafirmosur nga Uashingtoni zrytar dhe të  “panotarizuar” nga BE-ja e Josep Borellit dhe e Miroslav Lajçakut) të kompiluar dhe të trilluar nga “ciceronët” e presidnetit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të huazuar nga masmediat serbe të Beogradit, të cilat qe më se një dekadë e kanë zhvatur  si “opsion realist” për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo, deri tani kanë arritur vetëm zero (()) rezultat politik  (2008-2022).

Prandaj,  as presidentja Vjosa Osmani, as kryeministri Albin Kurti e as kryekuvendari Glauk Konjufca e as ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla nuk duhet të marrin në konsideratë për shqyrtim atëfarë “novi okviri” serb, të përkthyer në shqip “kornizë e re”, mbase   si thuhet në rreshtat e saj, do të ishte bjerrje kohe, edhe “10 apo 20” vjet të tjera për t’u marrë vesh politikisht, juridikisht dhe diplomatikisht me Beogradin zyrtar për normalizimin e marrëdhënieve reciproke. Kjo do të ishte katastrofike për interesin nacional dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, të pritet edhe dhjetë vjet të tjera, sikurse 10 vitet e shkuara (2011-2022), që Kosova të njihej nga Serbia e Aleksandër Vuçiqit?!

Këto janë ëndrra dhe iluzione të shkreta politike prej të cilave do të përfitonin favore të ndryshme (miliona , pushtet…etj.) vetëm argatët dhe mafiozët e Serbisë, askush tjetër. Prandaj,  as lidershipi e as mediat shqiptare nuk do të duhej të merreshin me gënjeshtrat dhe me manipulimet e tilla të “bravurozëve” pansllavë, duke qenë se “koniza e re” e përfolur nga mediat serbe dhe proserbe të Beogradit dhe të Prishtinës nuk ofron asgjë  të re për zgjidhjen e konfliktit kolonial 100-vjeçar mes Serbisë dhe Kosovës, por vetëm se e ngatërron dhe e mjegullon në maksimum, duke e shtyrë atë në afat kohor  10 apo 20-vjeçar. 

Prandaj, kjo farë “kornize e re” e miqve politiko-propagandistikë të Serbisë dhe të “Ballkanit të Hapur” të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe të kryeministrit Edi Rama, nuk meriton të hidhet në tryezën e shqyrtimit as në qeverinë e Albin Kurtit e as në Kuvendin e Kosovës së Galuk Konjufcës.

Vetëm  modeli i Algjerisë (jo modeli i dy gjermanive), do të zgjidhte konfliktin serbo-shqiptar, jo as Vuçiqi e as Putini me aleancat e tyre antiamerikane dhe antiperëndimore evropiane.

Kjo është “tema” që duhet zgjidhur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Naryrisht, nëse këtë e shtrojnë për zgjidhje qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Ndryshe, kurrë nuk do të heqë dorë  Serbia kolonialiste  nga pretendimet e saj territoriale ndaj Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Prandaj,  miqtë e “talentuar politikë” dhe  të dëshmuar të Beogradit, duhet të mbajnë parasysh të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe statusin kolonial të saj nën Serbi (1912-1999), duke qenë se, as de jure, as de fakto e as historikisht, Kosova nuk është rast “sui generis” minoritar serb në asnjë aspekt, por vetëm rast kolonial, i cili prêt të zgjidhet vetëm mbi këtë bazë, duke u mbështetur në rregullat, në normat dhe dhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së OKB-së dhe të Dokumentit Përfundimtar të Helsinkit (1 gusht 1975) të KSBE-së (sot OSBE-së), “Kreu VIII, Barazia e të drejtave të popujve dhe e drejta e popujve për vetëvendosje” (Shih: “Aktet themelore të Këshillit të Evropës dhe të KSBE-së”, Tiranë, 1994, f.156.

Kështu, do të duhej të shtrohej  Kërkesa e Qeverisë së Kosovës dhe e Qeverisë së Shqipërisë për zgjidhjen e drejt dhe përfundimtare të statuisit të Kosovës në kuadrin e autorizimeve dhe tëkompetencave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Këtë kërkesë, që tani kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama, së bashku me presidentët dhe me ministrant e jashtëm të tyre, do të duhej  t’ia paraqisnin Kryesuesit të Sesionit të 77-të Kombeve të Bashkuara, që ka filluar më 13 shtator në Nju-Jork. Ndërkaq, debatet  e liderëve politikë botërorë pritet të fillojnë më 20 shtator e do të zgjasin deri më  26 shtator 2022.

Prandaj, as de fakto e as de jure nuk “pi ujë” e ashtuquajtura “korniza e re” e  biznesit privat të “farkëtarëve” të modelit serbo-rus,  që të vijë në shprehje  ndonjë kompromis i keq i tregtimit të territorit verior të Kosovës me Serbinë, mbase Kosova, duhet të zgjidhet vetëm sipas modelit të Algjerisë në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila ishte koloni e Francës, jo më pak se 145 vjet.

Ndaj, nuk ka ansjë dyshim se, e ashtuquajtura “korinizë e re” me miqtë e vjetër të Beogradit, brenda një kohe shumë të shkurtër, do ta varroste shtetësinë e pavarur dhe sovrane të Kosovës, duke ia bashkuar Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nën sundimin e egër kolonial të Serbisë (1878-2022), sipas Kushttutës në fuqi të Serbisë së vitit 2006, ku thuhet se “ Kosova është territory i Serbisë”?!

Kjo nuk është e vërtetë, se Kosova, që dikur ishste koloni serbe, është shkëputur nga Serbia më 10 qershor 1999 në saje të Rezolutës 1244 të KS-së së OKB-së, si rrjedhim i kryerjes së Gjeniocidit serb në Kosovë (1989-1999), JO nuk është shkëputur as nga Amerika e as nga NATO-ja, por vetëm si shkak dhe pasojë e GJENOCIDIT SERB.

Këtë  e ka pohuar edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton më 1999 : “ The Kosovo crisis was a genocide in the heart of Europe”. ( Prof.Dr.Robert Jackson, The Covenant, Oxford University Press, London, 2000, p.281).

Prandaj, “avokatët” dhe zëdhënësit propagandues të Serbisë, që  paçavuren e tyre më “taze”, të ashtuquajtur “korniza e re” po orvatën që t’ia imponojnë Albin Kurti, Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës, e gjithashtu edhe partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës, siç janë Amerika dhe BE-ja(me përjashtim të Spanjës, të Rumanisë, të Greqisë, të Sllovakisë dhe të Qiprosë Greke), ka për qëllim “testimin” dhe provokimin e tyre, me qëllim të mbajtjes gjallë të Dialogut të Brukselit, të paktën edhe 10 apo 20 vjet. Mirëpo,, që tani, duhet të zhgënjehen se  Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës me Albin Kurtin në krye, kurrë nuk do të pranojnë, që minoritet serb t’i njohin ndonjë autonomi politike, që do të nënkuptonte copëtimin e Veriut të Kosovës, por vetëm dekolonizimin e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kjo do të ishte zgjidhja e drejtë, ligjshme, demokratike, paqësore dhe përfundimtare e konfliktit kolonial shekullor mes Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Shqipërisë Etnike (Presheva, Bujanoci, Mdvegja dhe Novi Pazari etj.). Kjo kërkesë immediate, do të duhej t’i paraqitej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve Bashkuara. Ndryshe, çdo formë e ndonjë kompromisi tjetër politik serbo-shqiptar, do të lërë hapur mundësinë, që Beogradi me Moskën dhe me aleatët e tyre antievropianë perëndimorë, të rikthejnë Kosovën nën sovranitetin kolonial shekullor të Serbisë kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale (1912-1999).

Sa më sipër, “korniza e re” e Brukselit është gënjeshtër e sajuar nga paçavuret dhe nga bërlloku i masmediave serbe të Beogradit dhe të disa agjentëve të tyre shqipfolës në Kosovë dhe në Shqipëri. Pra, nuk është Dokument zyrtar i hartuar, as i miratuar dhe as i publikuar nga BE-ja, tha Miroslav Lajçak, ndërmjetës në Dialogun e Brukselit mes palëve negociuese të Beogradit dhe të Prishtinës. Kjo është e vërteta, jo rrenat, mashtrimet dhe manipulimet e disa “kodoshëve” shqipfolësve-zëdhënësve kujdestarë të kahmotshëm të Beogradit dhe të Moskës, të cilët përmes mediave të tyre po mundohen që këtë “kornizë të re” t’ua IMPONOJNË lidershipit të Kosovës dhe popullit shqiptar të Kosovës, gjoja si “opsion të kapshëm” për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Përkundrazi, kjo do të ishte një fatalitet, sepse  me njohjen e autonomisë politike të Bashkësisë së Komunave Serbe (SZO) brenda një kohe shumë të shkurtër, do të shndërrohej në një “Republika srpska” të Radovan Karaxhiqit, të Ratko Mladiqit, të Nikola Koleviqit, të Momçilo Krajishnikut, të Bilana Plavshiqit dhe të Slobodan Miosheviqit, domethënë serbët e verut, do të krijojshin shtet në shtet!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".