Opozita jo serioze në kundërshtimin e qeverisë për kujdesin ndaj shqiptarëve të Luginës-Kosova Lindore

Opozita jo serioze në kundërshtimin e qeverisë për kujdesin ndaj shqiptarëve të Luginës-Kosova Lindore
Opozita jo serioze në kundërshtimin e qeverisë për kujdesin ndaj shqiptarëve të Luginës-Kosova Lindore

Arsim Aziri

  • 22 September 2022 - 16:13

Shkruan: ANALISTI: Arsim Aziri

 

Më shqiptarët e Luginës nuk guxojmë të bëjnë kalkulime për interesa politike por duhet të ofrojmë projekte për mbështetje, duhet të kushtëzohet edhe Serbia me reciprocitet të trajtimit të pakicave etnike me formula të njëjta të veprimeve dhe zgjidhjeve  praktike.

 

Është krejtësisht e padrejtë të ketë aso qasje kundërshtuese dhe kritike nga opozita kur dihet mirëfilli anashkalimi i tyre që vazhdimisht ia kanë udhëheqësve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Qeveria e tanishme pavarësisht se mund të kritikohet, është e vetmja mundë të themi,  që ka arrit me i trajtua më denjësisht në kuptimin fuqizimit të lidhjeve por edhe të përpjekjes për avancimin ë të drejtave të tyre dhe statusit të veçantë si etnitet, qoftë edhe në planin për të bërë një paralele me të drejtat e serbëve të Kosovës me ato të shqiptarëve të luginës, në tri komunat me shumicë shqiptare. Mendoj dhe jam i sigurt që nuk gabohem, nëse them që  janë sa të pakuptimta, po aq hipokrite dhe të ulëta  kritikat e opozitës për qasjen e Qeverisë Kurti në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në  projektin për përfshirjen e tyre në procesin e dialogut me Serbinë, për sigurim të të drejtave të barabarta me  serbët e Kosovës, reciprocitet të plotë në trajtimin politik dhe përfaqësimin institucional. Më bashkëkombësit tonë në Luginë nuk guxojmë të kemi qasje të ndryshme tërë interesa të ngushte  politike, për inate. Në këtë plan, kryeministri Kurti e ka  emëruar Ish-kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin këshilltare politike për çështjen e Luginës së Preshevës. Një  hap i tillë  është kritikuar, ndoshta nga fakti që edhe është xhelozuar. nga ish pushtetarët e kaluar të qeverisjes në vend, e të cilët nuk kishin bërë asgjë për Luginën dhe shqiptarët e atjeshëm, të cilëve vazhdimisht ju kishin premtuar por në fakt gjithmonë kanë mbetur pa përkujdesje nga institucionet e Kosovës dhe tërësisht të mashtruar, duke u detyruar edhe të shpërngulen nga trojet e tyre  për shkak të kërcënimit dhe diskriminimit nga autoritetet serbe. Derisa Kosova dhe Serbia janë në një proces dinamik të dialogut për arritjen e një marrëveshje finale, ligjorit të obligueshme për zbatim, emërimi i Ardita Sinanit për këshilltare të për Luginën i paraprinë fazës përgatitore për hapjen e një zyre të veçantë përfaqësuese në Kosovë për  Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në mënyrë që gjithçka të jetë mirë e koordinuar dhe organizuar sa i përket mbështetjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore. Është sjellje arrogante dhe diletante  deklarimi kundër këtij vendimi dhe veprimi të Kryeministrit Kurti, ndaj të cilit reaguan sikur të ishin në kor dhe me orkestër, dy partitë kryesore opozitare, që në të kaluarën ishin bashkë qeverisëse në pushtet, PDK dhe LDK, të cilat parti pretendojnë se më këtë veprim, kryeministri ka për qëllim jo përkujdesjen dhe unifikimin e spektrit politik të Luginës, por përçarjen  në mes tyre! Më shqiptarët e Luginës nuk guxojmë të bëjnë kalkulime për interesa politike por duhet të ofrojmë projekte për mbështetje, duhet të kushtëzohet edhe Serbia me reciprocitet të trajtimit të pakicave etnike me formula të njëjta të veprimeve dhe zgjidhjeve  praktike.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".