Ndërrimi dhe faksifikimi i tezave nuk quhen shkencë, por turp !

Ndërrimi dhe faksifikimi i tezave nuk quhen shkencë, por turp !
Ndërrimi dhe faksifikimi i tezave nuk quhen shkencë, por turp !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 23 September 2022 - 10:20

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Sipas së “drejtës ndërkombëtare” serbomadhe  të Prof.Dr. Smila Avramov dhe Prof.Dr. Milenko Kreqa, - “Kosova  është republikë gjenocidale”!?

- O tempora o mores !

Në funksion të mbështetjes dhe të avancimit të politikës kolonialiste dhe militariste të Serbisë dhe të Malit të Zi kundër qenies shqiptare në Kosovë ( në prag të përmbysjes së ish-RSFJ-së nga virusi nacionalshovinist-çetniko-serb), janë shkruar vëllime të shumta tekstesh nga autorë të fushave të ndryshme të shkencës, të publicistikës, të informimit serb etj. Mirëpo, ne në këtë rast po japim vetëm një shembull karakteristik nga "shkenca e së drejtës ndërkombëtare publike” serbe, që autorët e saj prof.dr.Smila Avramov dhe prof.dr.Milenko Kreqa, përmes librit të tyre:"Medjunarodno javno pravo"(E drejta ndërkombëtare publike", botuar më 1990, e "zgjerojnë" përkufizimin e nocionit të gjenocidit, duke i shtuar "atributin": Republika e Kosovës(!)

Kjo përpjekje tendencioze e qarqeve të caktuara politike, kishtare dhe shkencore serbe për të mistifikuar të vërtetën historike të shqiptarëve në Kosovë, nuk është kurrfarë risie për opinionin shqiptar. Këtë e provojnë edhe dokumentet historiko-diplomatike gjermane dhe austriake, të cilat vënë në dukje se Patrikana e Pejës(1557) e ka luajtur rolin dominant në ndërtimin dhe në përhapjen e ideve serbomëdha.

“Shfaqja e kësaj ngrehine të re shtetërore teokratike ortodokse serbe(në kuadrin e shtetit turk), 100 vjet pas shthurjes së Serbisë Mesjetare(1459-1557), i kishte vënë vetes për detyrë, që në emër të idesë ortodokse serbe, të pushtonte gjithë Ballkanin, në veçanti pjesën veriperëndimore të tij”.

Duhet të nënvizojmë se shtrembërimi i historisë së popujve të Ballkanit, sidomos të popullit shqiptar, nga ana e kishës dhe e shkencës serbe, ndikoi negativisht edhe në rrjedhat e politikës dhe të shkencës evropiane, të cilat Serbisë i hapën shtigje të reja për shtrirjen e hegjemonisë dhe të pushtimeve ekspansioniste koloniale.

Prof.Dr.Smila Avramov, një antishqiptare e tërbuar!

Pikërisht, mbi këto baza edhe shkenca e sotme serbe është në funksion të zhvillimit të politikës së këtillë. Këtë e provon edhe botimi i tekstit ("Medjunarodno javno pravo",Naucna knjiga, Beograd,1990), shkruar nga prof.Dr.Smila Avramov dhe prof.Dr.Milenko Kreqa, nga përmbajtja e të cilit shihet, se këta autorë, nuk kanë mundur të lirohen nga paragjykimet dhe nga konceptet stereotipe të nacionalshovinizmit serb, edhe pse ky tekst është me përmbajtje juridike ndërkombëtare,ku sipas metodologjisë dhe kritereve shkencore, assesi nuk lejohet,që normëzimi i së drejtës ndërkombëtare, të ndërtohet dhe të interpretohet sipas "riformulimeve" arbitrare dhe tendencioize individuale, siç kanë vepruar në këtë rast dr.Smila Avramova dhe dr.Milenko Kreqa.

Edhe pse në këtë tekst universitar janë eliminuar njësitë e mëparshme mësimore të karakterit ideologjik të sistemit paraprak komunist, autorët e theksuar, të prirur nga idetë nacionalshoviniste serbomëdha nuk kanë mundur të heqin dorë nga recidivat e dikurshëm të historiiografisë tendencioze dhe subjektive serbe , të krijuar në dëm të interesave të popullit shqiptar. Këtë e ilustrojnë "shkencërisht", me këtë shembull:" Na primer, genocid na Kosovu ostvaruje se pod gestom-etnicki cisto Kosovo",f.207, ku flitet për veprat penale dhe për përgjegjësinë individuale me karakter ndërkombëtar.

Në të vërtetë, citati "Për shembull, gjenocidi në Kosovë po realizohet nën parullën:Kosova etnikisht e pastër", këtu është përdorur, me qëllim që, Smila Avramov dhe Milenko Kreqa, të zgjerojnë përkufizimin e nocionit të gjenocidit në mohimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës shqiptare.

Mirëpo, për fat të keq, në rastin konkret e kanë bastarduar përkufizimin ekzistues të gjenocidit, ngase deri tani në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare publike nuk ka ndodhur që, migrimet e ndryshme të popujve, të trajtohen si elemente të gjenocidit, duke qenë se ato kanë thjesht karakter ekonomik. Futja e "parullës" (Kosova etnikisht e pastër), si element i zgjerimit të përkufizimit të gjenocidit, në normëzimin e kësaj disipline shkencore, jo vetëm që nuk ka kurrfarë peshe shkencore, por mbi të gjitha është një nonsens me elemente barbarie, që në esencë nënkupton kultivimin dhe vazhdimësinë e politikës së egër shtypëse të kolonializmit serb, që tani përputhet plotësisht me kryerjen e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë(1998-1999)..

Si mund të cilësohet "parulla" Kosova etnikisht e pastër (që në këtë rast Smila Avramov dhe Milenko Kreqa aludojnë në kërkesën Kosova republikë), se ka karakter gjenocidi?! Kur kjo kërkesë e ka bazën e vet në të drejtën natyrore dhe historike kombëtare, etnikisht, politikisht dhe ligjërisht e qëndrueshme dhe racionale, de jure e pakontestueshme, sepse kjo nuk përmban kurrfarë elementi apo "motoje" diskriminuese a segregacioni ndaj minoriteteve të tjera që jetojnë në Kosovë. Kjo është një tezë spekulative, që ka karakter dhe prapavijë të thellë propagandistike dhe politike antishqiptare, që përputhet plotësisht me “irredentizmin”, "separatizmin" dhe me "secesionizmin", që gjithashtu janë prodhim dhe "zbulim epokal" i kishës, i shkencës dhe i politikës serbe, se gjoja shqiptarët nuk kanë kurrfarë të drejte në truallin e vet etnik shekullor, dhe se janë pakicë, që pretendojnë të shkëpusin territorin "integral të Serbisë-Kosovën, me qëllim që t'ia bashkëngjesin Shqipërisë së Madhe"(!)

Sofistikimet dhe trillimet e këtilla me të drejtën legjitime të popullit shqiptar në njohjen e së drejtës së vetëvendosjes, janë kompatibile vetëm me pikëpamjet dhe me idetë serbomëdha të Kishës Ortodokse Serbe,që pikëmbështetjen e kanë në Programin e "Naçertanisë" së Ilija Garashaninit(1844), në veprat nacionalshoviniste të Dositej Obradoviqit(1783), në Memorandumin e krijimit të Mbtretërisë së Përbashkët Serbosllave" të mitropolitit të Karllovcit, Stefan Stratimiroviqit(1804),drejtuar Oborrit Mbretëror të Rusisë,gjatë periudhës historike të sundimit të Katarinës II, në veprat e Jovan Subotiqit (1839), i cili konsiderohet si një nga armiqtë më të përbetuar të ilirëve dhe të Ilirizmit. Pra, edhe sot, pas sa e sa shekujsh, nga idetë dhe nga programet e këtilla serbomëdha, nuk kanë mundur të lirohen(dekada e fundme e shekullit XX) as prof.dr. Smila Avramov, as prof.dr.Milenko Kreqa, edhe pse në tekstin e tyre "E drejta ndërkombëtare publike", nuk bëhet fjalë për "çështjen ilire", megjithatë në kaptinën e tretë "Të drejtat e njeriut-etapa e re në zhvillimin e bashkësisë ndërkombëtare" edhe pse konkretisht nuk i emërtojnë - shqiptarët i akuzojnë me paturpësi për "vepër gjenocidi"(!)

Parulla "Kosova etnikisht e pastër", nuk është "produkt" i shqiptarëve, por në të kundërtën, program afatgjatë i politikës pushteuse të Serbisë, që t'i shfarosë shqiptarët nga territoret e tyre shekullore.

Pra, këtu, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë "parulle", që u referohet shpërnguljes së serbëve,malazezëve apo pakicave të tjera nga Kosova,por këtu është bërë ndërrimi i tezës, në këtë kontekst Serbia është ajo, e cila në vazhdimësi ka spastruar Kosovën, Anamoravën dhe viset e tjera të banuara me etnikumin shqiptar(ku janë sot shqiptarët e Bllacës, të Kurshumlisë, të Toplicës, të Vranjës, të Nishit…, etj.?).

Tani në kontinentet e ndryshme të botës ndodhen më se 4 milionë shqiptarë të shpërngulur nga: Kosova, Plava,Gucia, Ulqini,Tivari,  Çamëria, Hoti,Gruda, Ilirida dhe Anamorava si rrjedhim i gjenocidit dhe i hollokaustit shekullor serbomalazez e maqedon.

Në këtë vështrim, është dashur të analizohej dhe të trajtohej sintagma "Kosova etnikisht e pastër", e jo, kjo të keqinterpretohet me tendencë, që të inkorporohet si "elementi i ri" i përkufizimit të nocionit të gjenocidit. Këtë "novus" kuazishkencor mund ta zhvatë vetëm paranoja politike kolektive serbe, Kisha Ortodokse Serbe dhe "shkenca" serbe e Dr.Smila Avramovit dhe e Dr.Milenko Kreqës, e kursesi normat dhe parimet e standardizuara të së drejtës pozitive ndërkombëtare.

(*) Që nga vitet '90 të shekullit XX e deri më sot, ky Reagim është publikuar disa herë në gazetat e shtypura dhe në mediat digjitale shqiptare. Mirëpo,  fatkeqësisht ,deri më sot, as profesorët e së drejtës ndërkombëtare  në Prishtinë, as në Tiranë nuk  kanë hedhur poshtë këtë tezë të pshtirë antishkencore të profesorëve serbomëdhenj të së drejtës ndërkombëtare të Fakultetit Juridik të Universitetit të Beogradit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".