Z. Josep Borrell dhe z.Miroslav Lajçak janë turpi i BE-së!

Z. Josep Borrell dhe z.Miroslav Lajçak janë turpi i BE-së!
Z. Josep Borrell dhe z.Miroslav Lajçak janë turpi i BE-së!

Muhamet Kelmendi

  • 24 September 2022 - 13:30

Shkruan: ANALISTI: Muhamet  Kelmendi

BE-a ka gabuar kur në qendër të ndërmjetësimit ka vendosur z.Borel, i cili vjen ga Spanja dhe vetë si politikan dhe Spanja si shtet, gjithashtu janë kundër pavarësisë se Kosovës. Këtej vazhdoje gabimi tjetër, kur nga z. Borel u lejua nga shtetet vendosëse te UE-së, që të merret si ndërmjetës z.Lajqak nga Sllovakia, që se njeh shtetin e Kosovës. As vetë z.Lajqak nuk është për pavarësi.

Është kundër pavarësisë së Kosovës. Këto gabime i kushtuan shumë UE-së. Kjo, jo vetëm se nuk arriti marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë dhe, nuk ka si bëhet, kur z.Borel dhe z.Lajqak si ndërmjetës te UE-se janë kundër pavarësisë se Kosovës, por duke qëndruar përkrah shtetit serb, bëri që Gjermania dhe Franca, duke e humbur besimin në këtë ndërmjetësim, caktuan përfaqësuesit e vetë në çështjen Kosovë-Serbi. Zatën këtë mosbesim e shfaqi edhe Anglia, kur caktoi përfaqësuesin e vetë dhe edhe SHBA-të duke vendosur z.Eskobarin  në qendër të dialogut. Shihet se UE ka gabuar rëndë me z. Borel dhe z.Lajqak, sepse që të dytë po i dëmtojnë raportet Kosovë-Serbi. Të dytë janë në anën serbe.

Dhe, ndërrimi tash i tyre për UE është i pakapshëm, sepse del në dritë paaftësia e UE-së në përzgjedhjen e kuadrit dhe në zgjidhjen e konfliktit. Ndaj nuk pritet zëvendësim, veç edhe pjesëmarrës të tjerë në dialogim, nga Gjermania, nga Franca, nga SHBA dhe nga Anglia, jo në tryezë të dialogut, por në dialogim të Kosovës me Serbinë. Mu ky gabim trashanik po i kushton UE-së. 1. Ne rritjen e shpenzimeve financiare, që sidomos z.Lajqak po i bënë, duke udhëtuar kohë e pa kohë dhe 2. Në thellimin e krizës në Ballkanin Perëndimor, duke mos e zgjidhur çështjen, thjeshtë se janë z.Borel e z.Lajqak në anën e Serbisë. Takimet e shpeshta në Bruksel, në Beograd dhe në Prishtinë u bënë dhe bëhen për të treguar gjoja interesimin e madh të z Borel-Lajqak për dialog. E në fakt, të dytë janë për mos zgjidhjen e çështjes me njohje të shtetit në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Pikërisht kundër kësaj marrëveshjeje po punojnë dhe këtu është edhe çështja. Kurrë z.Borel dhe z.Lajqak nuk kërkuan njohje të shtetit. Duke u mbështetur në atë se 5 shtete të UE, kundruall 22 shteteve tjera, nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, kurrë nuk dolën hapur. Mbrojtjen me fanatizëm qëndrimin gjoja asnjëjës. Edhe kur deklaruan në emër të UE-së ndonjëherë e dënuan me deklarata Kosovën ose e barazuan me Serbinë. Përcaktim tipik anti shtetit të Kosovës. Mirë kishte me qenë që të dytë të ndërrohen. Jo nga pozitat në UE, sepse këtë nuk e bëjnë, por nga ndërmjetësimi në çështjen Kosovë-Serbi,, kur ata veç ndërmjetësim nuk bëjnë.

Ekzistenca e tillë,deri diku pozitive e shtetit serb në UE, është pasojë e të dy ndërmjetësve, të cilët kurrë nuk e paraqiten Serbinë si shkaktare të mos suksesit në ndërjmjetësimin Kosovë - Serbi. Thjeshtë: Z.Borel dhe z.Lajqak janë turpi i UE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".