Reduktimi i pagave në universitetet publike, gjyqësi dhe prokurori mund ti nivelizoj  pagat në arsim dhe shëndetësi

Reduktimi i pagave në universitetet publike, gjyqësi dhe prokurori mund ti nivelizoj  pagat në arsim dhe shëndetësi
Reduktimi i pagave në universitetet publike, gjyqësi dhe prokurori mund ti nivelizoj  pagat në arsim dhe shëndetësi

Blerim Burjani

  • 28 September 2022 - 16:55

Shkruan: ANALISTI: Blerim Burjani

S'ka rritje të pagave në mënyrë të njëanshme dhe vetëm për një sektor e në mënyrë  paushalle me para të taksapaguesve. Rritja e pagave në shërbimin civil dhe publik bëhet me avancim gradues bazuar në përvojën e punës, duke matur  perfromancën në punë , me trajnimet efektive që ndikojnë në performancën.

 

Qeveria nuk  ka mundësi për ti rritur paga për arsimtarët, ashtu si po kërkohet, vetëm një mundësi ka, ti reduktoj pagat e larta kot së koti në universitetet Publike që nuk i sjellin  shtetit asnjë cent të hyra por vetëm marrin. Këto universitete nuk po punojnë me projekte me sektorin privat përderisa shumë pak fitojnë grante nga ERASMUSEN dhe të tjera. Dhe po ashtu, Qeveria duhet të merr vendim dhe ti reduktoj edhe pagat enorme në gjyqësi dhe prokurori,  për ti rritur pagat në arsimin   fillor dhe atë të mesëm. Vetëm kjo mënyrë veprimi korrigjues  i pagave të larta dhe jo efektive,   mundë të jetë zgjidhje. Kur jemi te ligji për pagat, përsëri Ligji për Paga është  ligj diskriminues. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet përsëri. S'ka rritje të pagave në mënyrë të njëanshme dhe vetëm për një sektor e në mënyrë  paushalle me para të taksapaguesve. Rritja e pagave në shërbimin civil dhe publik bëhet me avancim gradues bazuar në përvojën e punës, duke matur perfromancën në punë , me trajnimet efektive që ndikojnë në performancën. Pra s’ka rritje të pagave në mënyrë paushalle duke len anash ligjet e ekonomisë së tregut por duhet të ketë gradim me kritere të përcaktuara.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".