Të dështuarit dhe të korruptuarit që e vodhën shtetin po shohin ëndrra me sy hapur par ta rimarr pushtetin

Të dështuarit dhe të korruptuarit që e vodhën shtetin po shohin ëndrra me sy hapur par ta rimarr pushtetin
Të dështuarit dhe të korruptuarit që e vodhën shtetin po shohin ëndrra me sy hapur par ta rimarr pushtetin

Dardan Grapci

  • 27 September 2022 - 18:41

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

 

Janë këto partitë politike, sidomos ato që keq qeverisën  për dy dekadat e kaluara, në krizë të thellë elektorale nga zhgënjimi qytetar dhe nga mashtrimi që votuesit kanë përjetuar për plot dy dekada sa e kanë mbajtur pushtetin, me premtime e mashtrime, pa dhënë asnjë rezultat,  me dështim në zhvillim dhe punësim, duke e zhvatur buxhetin kapur drejtësinë dhe forcuar krimin e organizuar, duke krijuar pasuri milionëshe të cilat nuk do të mundën për ti arsyetuar.

 

Përpjekjet e partive opozitare AAK, PDK, LDK, NISMA dhe AKR e parti tjera, që  të prodhojnë krizë të re për ta rrëzuar qeverinë legale dhe  rimarr pushtetin, janë një përpjekje obstruktive dhe kriminale.  Përpjekjet e tyre për mbajtjen e qeveris për dy dekada ne okupim, për njerëzit e tyre dhe me njerëzit e tyre që të vazhdojnë pasurohen dhe korruptohen akoma më shumë ka përfunduar në vitin 2021 kur LVV i ka fituar zgjedhjet në shumicën e komunave të Kosovës dhe kështu është rreshtuar parti e parë politike për nivelin nacional, për Kuvendin e Kosovës dhe formimin e qeverisë. Tani më këto zhvillimet fundit të konventave partiake në PDK, LDK e AKK, janë  përpjekjet dhe përpëlitjet për ruajtje të dhe  kompensim të fuqisë së  tyre elektorale, për rikthim të asaj që e kanë humbur deri tani, pra për rimarrje të vetes së tyre, pas debaklit dhe dështimit në zgjedhjet e fundit, që erdhi si rezultat ndëshkimit me votë nga qytetarët e zhgënjyer prej dy dekadash, për shkak të  korruptimit dhe mashtrimit. Janë këto partitë politike, sidomos ato që keq qeverisën  për dy dekadat e kaluara, në krizë të thellë elektorale nga zhgënjimi qytetar dhe nga mashtrimi që votuesit kanë përjetuar për plot dy dekada sa e kanë mbajtur pushtetin, me premtime e mashtrime, pa dhënë asnjë rezultat,  me dështim në zhvillim dhe punësim, duke e zhvatur buxhetin kapur drejtësinë dhe forcuar krimin e organizuar, duke krijuar pasuri milionëshe të cilat nuk do të mundën për ti arsyetuar. Këta  farë mashtruesish për të cilët ka perënduar dielli, po presin mrekulli që të ju pikë nga qielli dhe  kështu po zhvillojnë sondazhe ditore e po manipulojnë me përqindje të  fabrikuara për rritje të besimit ë disponimit qytetar, në pritje të zgjedhjeve të ardhshme. Krejt këtë skenar të mashtrimit po e ndërtojnë ato parti politike që janë dëshmuar se janë çerdhja kryesore e krimit. Fluska mashtrim  po lëshojnë në tubimet e intensifikuara partiake edhe LDK dhe PDK, pa mbetur anash as AAK-ja, kurse kanë filluar së fundi të ndihen për së gjalli edhe AKR-ja  partia biznes Pacollit, sikurse NISMA e Fatmir Limajt, dy parti  politike me nga  një autobus njerëzisht të cilat janë duke mbijetuar nga biznesi i  i pistë dhe krimi i organizuar. Sidoqoftë edhe kjo agjendë  do të ju mbetet e kaluar për tu ngushëlluar. Rimarrjen e pushtetit mund ta shohin vetëm në ëndërr, sepse me mashtrimet e të kaluarës dhe me gënjeshtrat e sotme, nuk do të kenë mundësi të fitojnë. Me sondazhet e manipuluara neper media dje portale të ndryshme partitë opozitare janë duke ja bërë gropën vetes, e jo partisë në pushtet e cila është LVV. Sa i përket AKR-s dhe NISMA-s këto dy parti nuk e di pse nuk po shuhen, kurrë zërin nuk e kanë ngritur për asnjë çështje që nga viti 2021. Dhe tani shtrohet pyetja- çka po kërkojnë dhe pse po zhurmojnë?!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".