Një zbrazja e plotë e shtetit të Kosovës po troket te dera, kjo është ana tjetër e medaljes së liberalizimit të vizave

Një zbrazja e plotë e shtetit të Kosovës po troket te dera, kjo është ana tjetër e medaljes së liberalizimit të vizave
Një zbrazja e plotë e shtetit të Kosovës po troket te dera, kjo është ana tjetër e medaljes së liberalizimit të vizave

Faik Krasniqi

  • 30 September 2022 - 07:29

Shkruan: ANALISTI: Faik Krasniqi

Drejt Gjermanisë do ik truri i shëndoshë i Kosovës, e këtu do ngelet truri i shpërlarë dhe servil i kësaj klase politike. Me 13 tetor 2022 mund te merret vendimi për heqjen e vizave. Kurse lëvizja e lire merre kohe disa muaj, sepse janë disa procedura te BE-se.

Tash në këtë proces që jemi, me rendësi është të liberalizohen vizat dhe jo të hapet debati kush ka merita më shumë e kush me pak. A doni ta dini meritat e kujt janë? Janë ekskluzivisht meritë e Bashkimit Evropian, sepse është në dorën e tyre. Me mallin e huaj dëshiron të mburresh?!. Sikur t'i numëronim dështimet e juaja prej 1999 e deri më sot, meritat e juaja do të dukeshin minimale. S'do të dukeshin fare ato merita. Ju politikanë të dashur kur do ta kuptoni që roli juaj është i shërbëtorit.

Nuk e kuptoni rolin tuaj në politikë, por keni krijuar komoditet dhe silleni si sulltana. Tash drejtë Gjermanisë do ikë truri i shëndoshë i Kosovës, e këtu do ngelet truri i shpërlarë dhe servil i kësaj klase politike. Më 13 tetor 2022 mund të merret vendimi për heqjen e vizave. Kurse lëvizja e lirë merr kohë disa muaj, sepse janë disa procedura të BE-së. Kështu që nëse më 13 tetor 2022 merret vendimi për heqjen e vizave, atëherë deri në shkurt ose mars 2023 mund të lëvizim lirshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".