Organizatorët e grevës në arsim nuk guxojnë të amnistohen, të ndiqen penalisht dhe të dënohen

Organizatorët e grevës në arsim nuk guxojnë të amnistohen, të ndiqen penalisht dhe të dënohen
Organizatorët e grevës në arsim nuk guxojnë të amnistohen, të ndiqen penalisht dhe të dënohen

Dardan Grapci

  • 02 October 2022 - 16:31

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

 

Sa i takon përgjegjësisë që duhet të kenë organizatorët e grevës nga SBASHK-u e kam cekur edhe më përpara,  dhe po deklaroj edhe njëherë, që Rrahman Jasharin dhe shumicën e udhëheqësve të opozitës të cilët e kanë stimuluar dhe mbështetur organizimin ne grevës dhe mbylljen e shkollave për nxënësit, duke pamundësuar organizimin e mësimit, ata duhet të dalin para Gjykatës dhe të dënohen.

 

Uroj që kjo grevë një mujore të mos mbahet në mend fare, por le të harrohet, ishte një vendim shumë i gabuar me pasoja që do të ndihen gjatë në mesin e nxënësve, sepse ata janë të parët që janë atakuar, janë zhgënjyer në mësimdhënësit e tyre dhe janë shumë të demotivuar për të vazhduar tutje. Është një humbje e madhe në kohë në procesin e mësimit të rregullt që është imponuar nga dy vitet e kaluara për shkak të pandemisë, kurse tani na del edhe kjo çështja e protestës dhe 1 muaj plus vazhdohet me një skenar të keq të agonisë dhe paqartësisë. Sa i takon përgjegjësisë që duhet të kenë organizatorët e grevës nga SBASHK-u e kam cekur edhe më përpara,  dhe po deklaroj edhe njëherë, që Rrahman Jasharin dhe shumicën e udhëheqësve të opozitës të cilët e kanë stimuluar dhe mbështetur organizimin ne grevës dhe mbylljen e shkollave për nxënësit, duke pamundësuar organizimin e mësimit, ata duhet të dalin para Gjykatës dhe të dënohen. Unë mendoj që tash e tutje duhet të shtrohet edhe një pyetje: A ka me mundur me fjet rehat tash Rrahman Jashari? sepse e ka bërë për faqe të zezë arsimin sa që është  detyruar edhe UNICEFI me ndërhy për ta bindur SBASHK-un me i ndërpre grevat.

Shtrohet pyetja: Deri kur kështu do të vazhdoj kjo idiotësi i Rrahman Jasharit dhe këshilltarëve e tij për ta rrënuar komplet arsimin? Çka duhet të bëjë  ky popull që këta njerëz të largohen nga ato pozita?  Unë i bëj apel dhe i kërkoj Qeverisë së Kosovës që sa më shpejte me largu nga froni Rrahman Jasharin dhe kabinetin e tij, sepse këta njerëz e kanë vërtetuar se nuk e kanë problem fare as nuk brengose kur marrin vendime dhe i lënë fëmijët në rrugë për interesat e tyre.

Nuk e kanë problem kur japin urdhra  që të mbyllen shkollat dhe mësimdhënësve tu kërkohet që  të mos dalin në punë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".