Si duhet ta kuptojmë ambasadoren amerikane në Tiranë?

Si duhet ta kuptojmë ambasadoren amerikane në Tiranë?
Si duhet ta kuptojmë ambasadoren amerikane në Tiranë?

Skender Kapiti

  • 03 October 2022 - 08:05

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Njerëzit dhe opinioni publik janë inteligjent dhe e kuptojnë shumë mirë politikën , aq sa nuk kanë nevojë që t’i dëgjojnë dhe as nuk mund të mashtrohen nga spekulimet dhe as nga deklarimet fallco dhe hipikrite  si proamerikanë të Ramës, Berishës, Metës dhe as të servilëve rreth tyre.

Si duhet ta kuptojmë ambasadoren amerikane në Tiranë kur ajo deklaron për  popullin shqiptar dhe për qeverinë Rama se:“Është koha që populli shqiptar dhe qeveria shqiptare të zgjedhin përsëri se cilën rrugë do të zgjidhni. Mendojmë se rruga është përpara drejt të ardhmes, drejt perëndimit. Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar. Pra, mendoj që udhëheqësit duhet të marrin një vendim, çka është dhe arsyeja pse e theksojmë aq fort reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, marrëdhënien tuaj me NATO-n. Ne besojmë që institucionet janë jetike për një demokraci”, thuhet në postimin e ambasadës.

Nuk është dhe nuk ka as më voglen vështirësi për t’i kuptuar këto fjalë të saj, pasi po ta shikojmë edhe më heret është e njejta porosi, këshilllë dhe kërkesë e vazhdueshme nga SHBA bërë dhe adresuar politikës shqiptare: është orientimi që Shqipëria duhet të ketë nga Perendimi, nga SHBA; është Demokracia dhe sundimi i ligjit, është ndërtimi dhe funksionimi i institucioneve jetike dhe forcimi i marrëdhënieve me NATO-n , të cilat do ta crrënjosnin sistemin e korrupsionit i cili ka pushtuar Shqipërinë.

Kur ambasadorja u drejtohet kështu shqiptareve por duke specifikuar qeverinë shqiptare, kjo të lë të kuptosh se këto janë këshilla apo kritika tërësisht për qeverinë e Edi Ramës, e cila tashmë rezulton se është kapur nga hajnija, korrupsioni, papërgjegjshmëria dhe tradhtia publike.

Kur ambasadorja amerikane thotë  se :“Është koha që populli shqiptar dhe qeveria shqiptare të zgjedhin përsëri se cilën rrugë do të zgjidhni. Mendojmë se rruga është përpara drejt të ardhmes, drejt perëndimit”.

Atëhere lind pyetja se: a mos vallë paska devijuar qeveria nga zgjedhja dhe orientimi i popullit shqiptar, nga ajo se shqiptarët janë populli më proamerikan e properendimor në Europë?

Gjë që do të thotë se ka mospërputhje mes vizionit e proamerikanizmit të popullit shqiptar me atë se cfarë punon e vepron qeveria shqiptare sot , se për ndryshe nuk kishte pse të deklarohej kështu ambasadorja amerikane.

Pra, ajo që vërehet dhe që e kam konstatuar edhe në një shkrim timin më herët , ku unë kam kritikuar politikën dhe pushtetarët shqiptarë se ata proamerikanizmin e kanë fasadë dhe maskë mashtruese, sepse dhe nëse, politika shqiptare do të kishte zbatuar dhe dëgjuar me vëmendje dhe sinqerisht ato se cfarë SHBA-të u kanë kërkuar politikanëve shqiptarë, kurrë nuk do të ishte kjo gjëndje në Shqipëri edhe tani pas 30 vitesh tranzicion, ku Shqipëria është pushtuar nga hajnija, krimi dhe korrupsioni i lartë institucional.

Unë gjitmonë jam munduar që të them mendimin tim, duke shprehur gjithnjë besimin e madh e të palëkundur që unë kam te SHBA ,se pa mbështetjen e tyre kushedi se si mund të kishte shkuar historia dhe rrjedha historike e popullit shqiptar i cili kurrë nuk pati mbështetje dhe as aleatë të tjerë por vetëm SHBA-të. SHBA në Shqipëri mbështesin gjithmonë atë politikë që është në të mirë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, dhe aktorët shqiptarë politikë të tillë ajo i konsideron partner të saj. Kur SHBA shpalli “non grata” Sali Berishën për korrupsion, kundër SHBA doli Berisha dhe kasta e tij berishiste e korrupsionit që organizuan foltore-protestat antiSHBA, duke akuzuar se SHBA mbështesin Ramën si dhe të tjera fanta-gënjeshtra e trillime. Por ja që SHBA janë kritike edhe ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Këtë deklaratë të saj drejtuar edhe popullit por edhe qeverisë se cilën rrugë duhet të zgjedhin përsëri unë e kuptoj kështu: që shqiptarët tashmë ka ardhur koha që të ndahen dhe ta ndëshkojnë të gjithë elitën e vjetër politike shqiptare, në mënyrë që të ndahen si nga e kaluara komuniste, ashtu edhe nga kjo e shkuara e këtij tranzicioni.Këtu znj. Ambasadorja e SHBA  përmënd reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, marrëdhënien  me NATO-n dhe besimin që institucionet janë jetike për një demokraci,  pra ajo përmënd dhe ua sjell në kujtesë shqiptarëve të gjitha ato për të cilat SHB-të , ky aleat i madh e jetik i shqiptarëve  ka kontribuar dhe ndihmuar aq shumë Shqipërinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".