Largimi i Ministrit të Shëndetësisë Latifi është pamundësi e realizimit të projektit për reformim nga mantelbardhët e zhytur edhe në krim

Largimi i Ministrit të Shëndetësisë Latifi është pamundësi e realizimit të projektit për reformim nga mantelbardhët e zhytur edhe në krim
Largimi i Ministrit të Shëndetësisë Latifi është pamundësi e realizimit të projektit për reformim nga mantelbardhët e zhytur edhe në krim

Blerim Burjani

  • 09 October 2022 - 08:44

Shkruan: ANALISTI: Blerim Burjani

Reforma në shëndetësi është e domosdoshme, por nuk ka kush ta bëj, prandaj është një sfidë serioze për ballafaqim me këtë situatë. Pra edhe këtë situatë të rëndë llugë duhet menaxhuar disi sepse që 22 vjet shëndetësia ka mbetur jashtë kontrollit të mirëfilltë të orientimit dhe funksionimit, si sektor shumë problematik. Këtu kemi mbi 150 mjek që akuzohen për vepra të rënda penale, që janë të dënueshme deri me 10 vjet burg.

 

Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi s’ka të bëj me dështimin por për arsye se është parë ashiqare që nuk ia vlen me u marr me shëndetin kosovare që është një fushë puro përfituese dhe aspak fushë e përkujdesjes esenciale sociale. Këtu kemi përfitime pa bazë nga mjekët e shumtë ku pothuajse çdo i dyti ose ka ordinancë të veten private ose secili prej tyre punon diku tjetër edhe në sektorin privat, Pra shëndetësia është llugë, dhe si e tillë e dështuar ndër vite është dikasteri më i vështirë për ta bërë që të funksionon me normalitet. Në këtë sektor mjekët veç e shikojnë njëri tjetrin në dhe ikin për të punuar privat. Pra kjo llugë është problematike me u menaxhua, andaj iku edhe ministri aktual sepse nuk kishte pse të rri këtu e të maltretohet me analfabet politik dhe me presione të televizioneve të shumta që merren vetëm me politikë, sepse nuk din të bëjnë gazetari profesionale dhe normale, por po bëjnë gazetari politike duke mbledhur njerëz të pa dijshëm dhe të pa përgjegjshëm dhe flasin çka të bie ndërmend dhe kështu vetëm kontribuojnë në kaotizëm. Reforma në shëndetësi është e domosdoshme, por nuk ka kush ta bëj, prandaj është një sfidë serioze për ballafaqim me këtë situatë. Pra edhe këtë situatë të rëndë llugë duhet menaxhuar disi sepse që 22 vjet shëndetësia ka mbetur jashtë kontrollit të mirëfilltë të orientimit dhe funksionimit, si sektor shumë problematik. Këtu kemi mbi 150 mjek që akuzohen për vepra të rënda penale, që janë të dënueshme deri me 10 vjet burg. Por akoma nuk ka kush ti futë brenda grilave sepse nuk ka prokuror e gjyqtar të guximshëm. Duke mos funksionuar shteti ligjor, veprat penale që i kanë bërë rreth 150 mjek pritet të parashkruhen, e nëse parashkruhen atëherë nuk ka se kush jep përgjegjësi për veprat e kryera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".