Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Luginës

Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Luginës
Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Luginës

Fadil Maloku

  • 09 October 2022 - 08:55

Shkruan: ANALISTI: Fadil Maloku

S’ka në botë etni që me 3% gëzon (Asociacion) autonomi të zgjeruar! Në kontinentin e Evropës, në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjenden dy etni, apo dy pakica kombëtare të cilat që nga fillim shekulli super diskriminohen, njëra pozitivisht që janë serbët e Kosovës dhe tjetra negativisht, që janë shqiptarët e Luginës, pa ndalur si në jetën e tyre sociale, ashtu edhe atë ekonomike e atë politike.

 

Modeli i super diskriminimit pozitiv, përveç që është sui generis (sepse, etnia dominante që është 95% ka lejuar që me pakicat prej vetëm 5%, shkaku i rrethanave specifike të shpallet shtet multi etnik!) është edhe absurd dhe i paparë në teoritë dhe praktikat e reja socio politike të botës perëndimore! Modeli i super diskriminimit negativ, përveç që është sistem super diskriminues, është edhe sistem me përlotë elemente tê segregacionit e aparthejdit (një sistem social që e ka praktikuar pakica e bardhë në Afrikën e Jugut në shek.XX), që nuk mund ta hasësh pothuajse askund, as si rast e as si dukuri e fenomen;

Tani, dallimi esencial dhe fondamental midis statusit të pakicës serbe të Kosovës dhe pakicës shqiptare të Kosovës Lindore, sociologjikisht qëndron në sferën e diskriminimit: Serbët e Kosovës, me Pakon e Mahti Ahtisarit, e tash edhe me referencat dhe rekomandimet e “Zajednices”, në fakt po bëhen raste (sui generis!) më eklatante të një super diskriminimi pozitiv në Evropën e sotme, ndërkaq. shqiptarët e Luginës, edhe përkundër rebelimit dhe luftës së nisur luftëtarët e UÇMB-s, janë bërë po ashtu një rast sui generis i super diskriminimit. Por, jo super diskriminimi pozitiv sikurse te rasti i pakicës serbe në Kosovë, por super diskriminimi negativ! Shtrohet pyetja; si ka mundësi që të krahasohen: kompetencat dhe në tërësi nevojat për të krijuar një mekanizëm juridik (qoftë ai edhe demokratik) të vetëmbrojtjes kolektive që “kultivon” si kërkesa ashtu dhe statuse fillestare antipode?! Zgjidhja, është; Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Luginës.

Nuk ka në botë rast identik, ku në një shoqëri me 95% të popullsisë etnike dhe 5% të grupeve tjera minoritare, të mund shpallet si me norma juridike ashtu edhe me “germa” politike ligjërisht e legalisht si shoqëri multi etnike! Dhe në emër të këtij multi etniciteti, të kërkohet Asociacion (lexo; Autonomi të zgjeruar!?) vetëm për njërin grup etnik!
Kosova, me asnjë parametër sociologjik, s’ është vend multi etnik! Arsye e vetme është mungesa e barazpeshës etnike !? Kështu që kërkesa për Asociacion mono etnik, ku puro (95%) janë shqiptar dhe (5%) tjerë, realisht përveç që është absurde, është edhe rrënuese për shtetësinë e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".