Mocioni me " Listën Srpska" për rrëzimin e Qeverise Kurti  është shumë i rrezikshëm për opozitën!

Mocioni me
Mocioni me

Muhamet Kelmendi

  • 11 October 2022 - 13:14

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 LDK, PDK dhe AAK sikur t' i kishin votat në Kuvendin e Kosovës,  me siguri do të paraqitshin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti! Numrin për paraqitjen e kërkesës të deputetëve në Kuvend e kanë. Mbetet të sigurohen votat në Kuvendin e Kosovës që të rrëzohet qeveria e Kosovës. Këtu i duhen mocionistëve edhe votat e "Listës Srbska" dhe të minoriteteve tjera.

Rrëzimi i qeverisë kështu është kundër produktiv për çdo parti opozitare që bashkëpunon me "Listën Srbska" për rrëzimin e qeverisë. Këto i dinë LDK,PDK e AAK. Ndërsa, kërkesa e Isa Mustafes ka për qëllim që të futë opozitën, kryesisht LDK-në, në një krizë të thellë dhe kështu të shkohet në rizgjedhje. Fundi i opozitës është i rrezikshëm. Mocioni ka sukses dhe opozita fiton vetëm nëse i kanë votat e parlamentarëve shqiptare dhe të minoriteteve jo serbe. Këndej kërkohet të punon opozita.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".