Pesë goditjet që i mori Shteti i Kosovës nga Politikanët e padijshëm!...

Pesë goditjet që i mori Shteti i Kosovës nga Politikanët e padijshëm!...
Pesë goditjet që i mori Shteti i Kosovës nga Politikanët e padijshëm!...

Ismail Muçiqi

  • 12 October 2022 - 07:56

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi

Që nga shpallja e Pavarësisë Republika e Kosovës mori goditje të njëpasnjëshme nga politika qorre e liderëve dhe institucioneve të papërgjegjshme të vendit. Themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë dhe miratimi i këtij vendimi  nga ana e Parlamentit të Kosovës ishte katastrofale për vendin. Themelimi i kësaj gjykate për ti gjykuar kinse “krimet” të ish eprorëve të UQK-së ishte gabim i pafalshëm i cili ngërtheu dhe e goditi Shtetësinë e Kosovës në shumë dimensione qoftë të brendshme dhe ato diplomatike.

Pasojat  e këtij vendimi po i bartë Kosova si hipotekë në raport me mekanizmat e institucioneve diplomatike ndërkombëtare. Shteti i Kosovës u godit rëndë edhe nga bisedimet e Brukselit ku përfaqësuesit e institucioneve të shtetit nënshkruan formimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Ky vendim katastrofale po ja zënë frymën shtrirjes të sovranitetit të shtetit në gjithë territorin e tij. Shteti i Kosovës nuk u godit vetëm me kaq por gabimet dhe dëmet vazhduan në diplomacinë e jashtme atëherë kur Edita Tahiri duke i udhëhequr bisedimet në Bruksel e pranoj “Fusnotën” e cila Kosovën futi në gërshërë ku trajtohej si vend me status të pazgjidhur.

Këtë ja solli Edita Tahiri e cila me retorikën e saj fallco duke e vlerësuar vetveten si diplomate e kohës, si kuadër i “Kolegjit të Harvardit” si personalitet me përvojë diplomatike të Kosovës ja futi fusnotën duke thënë se kjo do të shkrihet shpejtë si flluskat e borës. Dëmi që nuk i falet askujt është dhënia e tetë mijë hektarëve sipërfaqe të tokës së Kosovës të Malit të Zi. Ky vendim herdokur duhet që drejtësia të mirët me ata të cilët i falën tokë Malit të Zi. Duhet theksuar se njerëzit që udhëhiqen me politikën e Kosovës përpos që e dëmtuan nga brenda bërthamën e shtetit dhe pasurinë ekonomike të qytetareve ata qëndruan indiferentë apo në një mënyrë u pajtuan me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila Manastirit te Deçanit i dha të drejtë ligjore në posedimin e disa hektarëve tokë të kontestuar afër Manastirit, duke e zyrtarizuar dhe forcuar institucionin e Kishës si pronare e ligjshme.

Të gjitha këto gabime që u bënë nga politika e padijshme e Shtetit të Kosovës përpos që e dëmtuan Republikën ato i hapën rrugë dhe mundësi diplomacisë serbe që të lobojë kundër Shtetit tonë duke e avancuar politikën e saj kundër Shqiptareve. Këto dështime të cilat [pollën] nga ata që folën në emër të Kosovës i krijuan serbisë [bonus] të favorshëm që të lobojë gjithandej botës kundër Kosovës duke kërkuar q’njohje tek shumë shtete të Botës. Këto mundësi dhe favore serbisë ja krijuan individët pa integritet, të pa dijshëm dhe mjeranët të cilët tani po heshtin duke u mbyllur në pallatet e tyre të fituara në kurriz të këtij populli. Se qka do te sjelle e nesërmja per fatin e Kosovës dhe qytetareve të saj askush nuk din. Qytetaret janë shumë të shqetësuar për shkak të dëmeve dhe pasojave që jau solli politika qorre e njerëzve të pa dijshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".