Rikthimi në gjenezën tonë kombëtare

Rikthimi në gjenezën tonë kombëtare
Rikthimi në gjenezën tonë kombëtare

Florim Zeqa

  • 12 October 2022 - 07:59

Shkruan: Florim Zeqa

Pas një pushtimi te gjatë, populli ynë kishte ëndërruar po ashtu shumë gjatë, me të drejtë, siq do të ëndërronte çdo popull tjetër i robëruar, se kur t'i vjen liria bashkë me të do ti vijnë edhe shumë të mira tjera, por, as në ëndërr nuk do t’i shkonte në mendje se mund t’i ndodhte e keqja pas asaj lirie të pritur më shekuj!

Realitet i hidhur dhe i papritur

Realiteti i pasluftës ne Kosove është aq i hidhur dhe i pa pritur saqë i ka zhgënjyer edhe optimistët më të mëdhenjë, të cilët e kanë të veshtirë të gjejnë pika reference për të besuar në një përmirësim të shpejtë të gjendjes së krijuar 23 vjet pas çlirimit në Kosovë.

Dukuritë negative janë të shumta dhe të shumëllojshme, duke filluar nga qeverisja lokale e deri tek ajo qendrore dhe anasjelltas.

Por, më shqetësuese se gjithçka tjetër është largimi i të rinjëve nga vendi, është largimi nga vlerat dhe traditat tona shekullore, të cilat ky popull i ka ruajtur me fanatizëm brez pas brezi, siq janë: besa, burrëria, morali, respekti, solidariteti, e shumë vlera tjera njerëzore dhe kombëtare që si kishte asnjë komb tjetër në botë.

Zëvendësimi i vlerave sublime me anti-vlera, ka berë që sot në Kosovë të kemi prostitucion kulturor, përkatësisht huazim të kulturave të huaja, duke u nisur nga ato sllave, turke e deri tek ato arabo-aziatike.

Shpesh herë, jo pa të drejtë faji hudhet tek njerëzit e veshur me pushtet për shkak të qasjes së gabuar ndaj vlerave tona kulturore, por një pjesë të fajit e mbanë edhe populli që iu shkon pas dhe mbështet politikanët e papërgjegjshëm në pushtet dhe opozitë.

Një fjalë e urtë Italiane thotë; "Ogni popolo ha il governo che si merita", që në shqip i bie: "Çdo popull e ka qeverinë që e meriton", ngase qeveria nuk pikë nga qielli, por buron nga populli përmes votës së lirë.

Koha për reflektim dhe vetëdijësim

Ka ardhur koha që shtetin e Kosovës ta udhëheqin njerëzit me të kaluar të ndritshme, të ditur dhe të guximshëm, njerëzit më biografi të pastër atdhetare, njerëzit më bagaz patriotik dhe kredibilitet qytetar, të pakorruptuar dhe të pashantazhuar, të cilët nuk bien pre e lakmisë së privilegjeve të pushtetit dhe pasurimit të paligjshëm.

Ka ardhur koha që një herë e mirë të merrë fund epoka e injorantëve dhe miopëve politik, e mercenarëve dhe e matrapazëve, e grupeve të interesit brenda partive të skenës aktuale politike.

Këtë do ta bëjë të mundur rreshtimi i ri politik në Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN), i një rreshtimi të përmasave të viteve të ’90-ta, kur e gjithë popullata shqiptare u rreshtuan në Alternativen politike në rrethanat e sistemit plural të kohës, gjegjësisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ishte prijetare e të gjitha proceseve politike dhe ndryshimeve shoqërore përgjatë viteve të ’90-ta.

Alternativa Demokratike për Ndryshim, garancë e kthimit në origjinën tonë

ADN-ja është bashkimi i të gjitha shtresave shoqërore, është bashkim i forcave intelektuale dhe njerëzore, është bashkimi i familjeve me traditë të pastër kombëtare, është bashkimi i afaristëve dhe biznesmenëve, është bashkimi i vlerave humane dhe solidare të kombit tonë që janë të gatshëm për të dhënë edhe një herë gjithçka nga vetja e tyre për t’i dhënë shpirtë dhe dritë këtij vendi, për kthimin në rrugë të mbarë të qenjes sonë kombëtare ashtu siq ishim në fillimvitet e '90-ta.

Alternativa Demokratike për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike, përveqse do t’a parandalojë zbrazjen e Kosovës nga të rinjët, do t’i largojë nga skena politike injorantët dhe matrapazët e të gjitha llojeve e ngjyrave partiake.

Ndryshimet substanciale në skenën politike do të arrihen vetëm përmes ADN-së, kësaj fryme të pastër kombëtare, të udhëhequr nga intelektualë të kalibrit, analistë dhe gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare, gjegjësisht me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara të qenjes sonë kombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".