Edi Rama sërish i mashtroj shqiptarët por jo edhe parlamentarët evropian!

Edi Rama sërish i mashtroj shqiptarët por jo edhe parlamentarët evropian!
Edi Rama sërish i mashtroj shqiptarët por jo edhe parlamentarët evropian!

Fadil Maloku

  • 13 October 2022 - 10:49

Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku

Edi Rama nuk e mbrojti UÇK-n dhe Kosovën, po karrigen e tij të pushtetarit . Është naive të mendohet se fjalimi i "flakêt" , që disa injorantë mediatik e identifikuan me lloj lloj epitetesh e folklorizma të tipit; patriotik,  i Edi Rames ,vëllait binjak të Aleksandër Vuçiqi,  në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte i sinqertë, ishte fisnik, ishte patriotik, etj. Kjo sepse, Edi Rama, si një politikan tipik makiavelist,  dhe ekipi që atë e "këshillon", (paramendoni tash kur i njëjti merr instruksione e këshilla nga shkollarët e Beogradit!,  fare nuk "notojnë" as në ujërat e tabanit shtetërorë e aq më pak atij kombëtar. Imperativi i vetëm i tij dhe e i suitës së tij janë mbetja në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim...!?.

Si një kalkulant pra i njohur dhe i sofistikuar, Edi Rama gjithë këtë gjurullti e bëri,( jo se i dhimbset UÇK-ja, e komandantët e saj që janë në Hagë), në Asamblenë e Këshillit të Evropës vetëm shkaku; i zhvendosjes së vëmendjes së publikut shqiptar nga temat e krimit dhe korrupsionit galopant dhe shkaku i synimit që ta marr edhe një mandat tjetër për ta udhëhequr Shqipërinë e shkretë dhe të dërmuar nga krimi, korrupsioni e tash edhe nga kriza ekonomike,që po troket në familjet shqiptare.

Ne në Kosovë fare, s'kemi nevojë të futemi në kurthet dhe kalkulimet djallëzore të tij, sepse, tani më edhe "zogjtë e malit" i kanë kuptuar si hiret ashtu edhe qëllimet e tij. Mirë bënë ca politikan tanë... që nuk u prononcuan fare për "fjalimin e ti të zjarrtë", në Asamble.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".