Prokuroria e shtetit e sfiduar nga thirrjet e Qeverisë Kurti për luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar

Prokuroria e shtetit e sfiduar nga thirrjet e Qeverisë Kurti për luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 13 October 2022 - 17:03

Shkruan:ANALISTI: Hajrullah Tërnava

 

Qeverisja e mirë në një shtet vlerësohet kur ajo qeveri i jetëson ne përpikëri ligjet e kushtetutën e shtetit, të cilën qeveri e kanë zgjedhur votuesit e këtij shteti, në bazë të votave të qytetarëve, sikur që ia kanë dhënë kësaj qeverie besimin elektoral me mbi 50% të votuesve. Kjo masë vote e obligon qeverinë  që  ti lufton të gjitha të këqijat që iu kanë bërë j shteti deri më tani nga qeveritë e mëparshme sepse prandaj ky ishte shkaku pse kësaj qeverie ia kanë dhënë votën  në këtë përqindje, duke i besuar se do ta mbaj premtimin për ta  luftuar krimin.

 

Kërkesa e radhës e ministrit të Bujqësisë drejtuar Prokurorisë së shtetit për hetim të dallavere me subvencione, do të jetë edhe një goditje tjetër tepër e rëndë kundër qeverisjes së korruptuar të zbuluar përgjatë mandatit të kaluar. Kjo për faktin se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kanë gjetur një mori skandalesh në Institutin Bujqësor të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Ai ka thënë se nuk është abuzuar vetëm me subvencione, por edhe në menaxhimin e pronave. “Fatkeqësisht nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave”, ka thënë Peci, teksa ka treguar që para disa muajsh ka kërkuar themelimin e një Komisioni për hetimin gjetjet e të cilit i ka transmetuar vetë ministri. E për këtë, Peci e ka ftuar Prokurorinë për hetim. “Andaj, për të gjitha këto veprime të kundërligjshme, ftoj Prokurorinë e Shtetit që të vihet në shërbim të zbardhjes së këtyre rasteve abuzive sepse adresimi i këtyre problemeve të shtresuara, nuk zgjidhet vetëm me adresime administrative”, ka shkruar thënë Ministri Faton Peci.

Para disa muajsh kam kërkuar themelimin e një Komisioni që adreson vërejtjet e vazhdueshme gati një dekadëshe të Auditorit të Përgjithshëm rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Të gjeturat janë skandaloze, shumë më skandaloze sesa vërejtjet e marra në vazhdimësi nga Auditori. Fatkeqësisht nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave. Është e pa-pranueshme se si para syve të institucioneve qendrore e lokale, ne zemër të Prishtinës, në Ulpianë është zhvatur prona e Ministrisë së Bujqësisë duke u lejuar apo duke mbyllur sytë karshi: Ndërtimeve të jashtëligjshme dhe ndërtimeve të vrazhda pa asnjë pasojë nga organet relevante të thirrura për ndalimin e ndërtimeve pa leje. Uzurpim dhe tjetërsim i pronës publike të Ministrisë nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë nga institucionet e thirrura për ta realizuar një gjë të tillë. Tejkalim në objekte banimi dhe lokale afariste. Operatorët ekonomikë / palë të treta në këtë lëmsh të krijuar, paguajnë qira për objektet e tyre afariste mirëpo jo titullarit faktit të pronës. Rasti tjetër tejet abuziv e shkatërrues për pronën publike është ndërtimi i rreth 25 vilave, prej tyre një numër i konsiderueshëm ndërtime të vrazhda në Prona të Institutit Bujqësor të Kosovës në Joshanicë të komunës së Pejës respektivisht në Stankaj. Ditëve në vijim do të marrim të gjitha veprimet administrative dhe ligjore, që do të mundësojnë rikthimin e ligjshmërisë, kthimin e këtyre aseteve dhe pasurive tek titullari, valorizimin e pronës dhe rritjen e inkasimit të mjeteve në shërbim të interesit të qytetarëve të Kosovës. Në gjithë këtë katrahurë është i pashpjegueshëm mos-veprimi në radhë të parë i Ministrisë së Bujqësisë për një dekadë, mungesa e vullnetit të Ministrave të kaluar për ta çuar më tutje këtë çështje, inspektorëve të ndërtimit në nivel të komunave në këtë rast në komunën e Prishtinës dhe Pejës të cilët nuk kanë marrë parasysh as elementet bazike siç janë: E drejta pronësore dhe juridike. Mënyra se si janë pajisur me leje ndërtimi, renovimi, anekse të ndërtimit (nëse i posedojnë) pa aprovimin e titullarit të pronës. Si është mundësuar ndërtimi i vrazhdë, ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e certifikatës së pronësisë, kopjes së planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës. Ku ishte inspektorati i ndërtimit i komunës së Prishtinës që edhe sot që po e shkruaj këtë postim/denoncim, në bazë të informacioneve po vazhdojnë punimet e kundërligjshme në pronën e Ministrisë së Bujqësisë. Kush mund të lëshojë me qera pronën e Ministrisë së Bujqësisë pa aprovimin e titullarit të pronës. Andaj, për të gjitha këto veprime të kundërligjshme, ftoj Prokurorinë e Shtetit që të vihet në shërbim të zbardhjes së këtyre rasteve abuzive sepse adresimi i këtyre problemeve të shtresuara, nuk zgjidhet vetëm me adresime administrative”, ka deklaruar Ministri I Bujqësisë Faton Peci duke u zotuar se me guximin më të madh do të jet në shërbimin të qytetarëve dhe në shërbim të vendit deri në ditën e fundit të mandatit, sepse zotimi për luftë kundër krimit dhe korrupsionit duhet të qohet përpara pa kursim ndaj askujt  dhe pa hezitim.

Ky paralajmërim i Ministrit të Bujqësisë Faton Peci do të jetë edhe një tjetër test serioz për prokurorinë speciale që është për tu dëshmuar se është në funksion të zbatimit të ligjit, të ndjekjes së krimit dhe jo në shërbim dhe mbrojtje të nëntokës së krimit të organizuar sikur që ka qenë deri më tash kryesisht, dhe qëllimisht nuk ka vepruar. Një luftim serioz i krimit në përgjithësi nga institucionet e shtetit, edhe vetë banorëve të këtij shteti do t’ia kthej shpresën e një shteti ligjor, i cili i mbron të drejtat e shtetasve të sajë dhe pasurit e saja shtetërore, dhe përkujdeset për të drejtat e qytetarëve të këtij shteti, prandaj luftimet e krimeve në përgjithësi ia kthejnë dinjitetin shtetit, dhe vetëm në këtë mënyrë të mbrojtjes së interesave të shtetit, edhe vetë shteti i jetëson ligjet e veta në mbrojtje të  shtetit ligjor, që është në interesin e qytetarëve të këtij shteti.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".