Edhe njëherë për analizat...”ESKSPERT” mbi qiellin tonë

Edhe njëherë për analizat...”ESKSPERT” mbi qiellin tonë
Edhe njëherë për analizat...”ESKSPERT” mbi qiellin tonë

Shefik Shkodra

  • 14 October 2022 - 09:58

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

Nuk ka arsye të mos jemi të ngazëllyer e të kënaqur me institucionet tona. Nuk ka mundësi të mos ketë edhe të pakënaqur. Në jetën e përditshme, ka mundësi që të shkasë nga rruga edhe qeveria, cilado qoftë. Natyrisht, kjo do të cilësohet si pa vetëdije, si diçka provë e pasuksesshme, etj. Nuk ka mundësi të mos ketë edhe hajna, por jo të gjithë të zgjedhin si doktrinë dhe si kategori njerëzore për nevoja dhe e përshtatshme për jetë. Nuk ka mundësi të mos ketë, si në gjithë botën, edhe ndonjë kriminalitet, por gjykatat me ligj do të duhej të funksiononin, jo veç si preventivë, por edhe si “shpërblim” për veprën e kryer. Në demokraci fjala e lirë dhe nuk ka sanksione. E ndoshta do të duhej në kushte tona edhe t’i jepet ndonjërit e “dëmshpërblimi”, sidomos analistëve të ashtuquajtur. 

Në Kosovë si në çdo shtet tjetër, do të duhej të mendohej për një barazi të regjioneve, të strukturave sociale, për shpërblime të një vepre për të gjithë njësoj. Edhe jeta individuale duhet të ketë një liri të mjaftueshme e cilësore. Punësime me kushte konkurruese, për të gjithë qytetarët njësoj. Shkollim real publik me punë sistematike profesionale. Të gjitha të metat e falsifikimet do të duhej të sanksionohet me ligj, pavarësisht kush dhe për kënd bëhet fjalë.

Media-t në shqipe sa të nevojshme si çdo kund, aq të dëmshme e të rrezikshme për këtë vend. Duke shfrytëzuar ligjin dhe sistemin demokratik, por duke qenë më shumë mercenare, të paguara për tradhti, nuk po merret vesh sa e si duhet, kush mund të flasë për këtë vend. Kush di ta sqarojë një çështje, herë-herë shumë delikate, në ekonomi, në politikë, në kulturë, në histori, në gjuhësi, etj. sot, mund të flasë edhe i pakualifikuari, gjysmë i kualifikuari për çështje arsimore, shkencore, historike e kulturore. Bie fjala, flet njeriu në media, për historinë dhe me bindjen e tij subjektive, pa njohuri të duhura: ngrit në piedestal figura e ngjarje të pa meritueshme; ulë dhe degradon personalitete kombëtare e ngjarje të pashlyeshme, sipas egos së tij, apo në mungesë të njohurive të pamjaftueshme; mbajnë ligjërata se, kurani lejon martesën e burrit me shumë gra; tjetri thotë se, nuk duhet të ketë poligami; një tjetër thotë se, kurani lejon të martohesh në familje, prej hallës, mixhës, tezes, etj. që këto janë porosi për degradime në qenien kombëtare shqiptare.

Sot, te ne, ka bërë shumëkush TV stacione, portale, etj. këto TV janë të paguara nga ata që nuk e dëshirojnë stabilizimin dhe qetësinë e Kosovës, veç sa më shumë rrënim e dështim. Moderatori i porositur e me pyetje të qëllimshme, gjithashtu të porositura, të ngrehë gjendjen alarmante. Pyetjet janë në favor të politikës serbe. Edhe përgjigjet janë në favor të kësaj politike. Në një prej atyre analistëve, që e mendojnë njerëzit si ekspert, në një përgjigje (përafërsisht) nga analisti si “eksperti” më, nëse marrëveshja është reciproke “...Serbia nuk humb asgjë”, analisti i përgjigjet: “Serbia a pak po humb, e humb Kosovën!” E mirë, çka mund të thotë auditoriumi i gjerë lidhur me këtë përgjigje të këtij eksperti? Po, pse Serbia humb me lirimin e Kosovës? Në cilën shkollë e histori e ka mësuar ky “eksperti”, se, Kosova ka qenë pjesë e tokave të Serbisë, pos e pushtuar me dhunë. Pse mund të distribuohet ky zë në hapësirën eterike? Kujt i shërben ky analist dhe disa publicistë e disa politikanë? Faktikisht, kjo është vetëm “lëshim i mizave” nga një i fëlliqtë dhe rrogtarim në shërbim të një politike të armikut. Le të kujtohet vetë ai farë analisti, ai farë publicisti, ai farë televizioni, ai farë politikani. Pra, le të kujtohen se çfarë flasin. Një shërbim politik i tillë, ose flitet për injorant dhe ekspert analize, ose shërbëtor i politikës së Serbisë, si Edi Rama. Rrallë e po thuajse, kurrë nuk kam dëgjuar ekspert të vërtetë të këtyre lëndëve që u përmendën më lartë. Tendencioziteti shihet te ata moderatorët, gjithnjë duke insistuar te i ftuari në studio, që të ofendojë palën tjetër, ta ngarkojë sa më shumë (me gënjeshtra, me intriga), veç sa për të njollosë.

Ndoshta, do të duhej për të tillët, që të mos u jepet hapësirë eterike fjalës së tyre. Të mendohet si do t’u mbyllet kaqepi zëshëm. Por, do të ishte mirë që të shihet edhe financimi i qartë këtyre TV Koçakave. Kujt i shërbejnë të dy palët, TV dhe analisti “ekspert”, duke fut dilema në opinion, e duke ndikuar mbrapshtë në masë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".