Procesi i liberalizimit të vizave në frymën pozitive të vendim marrjes! 

Procesi i liberalizimit të vizave në frymën pozitive të vendim marrjes! 
Procesi i liberalizimit të vizave në frymën pozitive të vendim marrjes! 

Agim Bajrami

  • 14 October 2022 - 10:00

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

-Sistemi “ETIAS” për shengen viza nuk pengon liberalizimin e vizave për kosovarët. Sistemi “ETIAS” ka filluar në vitin 2016, dhe nuk është funksional akoma, ndërsa mendohet të jetë efektiv në vitin 2023 për e gjithë zonën shengen. Grupi punues gjatë takimit të së enjtes për liberalizimin e vizave për kosovarët, e ka biseduar edhe sistemin e funksionalizimit të ETIAS por nuk është kushtëzuar procesi i liberalizimit për kosovarët. Përndryshe ,GRUPI PUNUES nuk vendos, por  ia paraqet raportin Këshillit të Ministrave ,të zonës shengen viza për vendosje. Dhe për të qenë më i qartë, procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët është në frymën pozitive dhe në rrjedhën e procedurave normale. Këshilli i Ministrave  merr vendim që liberalizimi i vizave të kalohet në Këshillin e BE-së për vendimmarrje,e që vendimet e Këshillit,merren nga shumica e kualifikuar të votave të vendeve anëtare apo 60% e popullsisë së BE-së,ku edhe aty do të kalon se është disponimi i votave të mjaftueshme për vendimmarrje pozitive ,për të pasuar në procesin tjetër të çështjeve teknike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".