Edi Rama është në marrëdhënie të mira më Vuçiqin , sepse që të dytë kanë marrëdhënie të ngushta më familjen e Xhorxh Sorosit!

Edi Rama është në marrëdhënie të mira më Vuçiqin , sepse që të dytë kanë marrëdhënie të ngushta më familjen e Xhorxh Sorosit!
Edi Rama është në marrëdhënie të mira më Vuçiqin , sepse që të dytë kanë marrëdhënie të ngushta më familjen e Xhorxh Sorosit!

Skender Mulliqi

  • 14 October 2022 - 10:57

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

“Unë jam “vëlla” i Vuçiqit, kishte deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama disa muaj më parë, dhe kishte theksuar së nuk do të implikohet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”: Se qëndron ky deklarim i Edi Ramës, e tregoj edhe fjalimi i tij i fundit një K i E-së, ku ai asnjëherë të vetme nuk e zuri në gojë për të keq presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Fjalimi i tij ishte patriotik folklorist, pa asnjë efekt pozitiv për shqiptarët. Frazeologjitë politike nuk i sjellin asnjë dobi Kosovës , Shqipërisë dhe shqiptareve kudo që janë.

Duhen veprime dhe punë konkrete, pa koketuar me eksponentin e kriminelit të luftës, Sllobodan  Millosheviqit . Euforia politike e paraqitur në Këshillin e Evropës, irritojë pjesëmarrësit të cilët nuk drekuan më Edi Ramën. Reakcionet politike në Kosovë dhe në Shqipëri lidhur më fjalimin e Ramës, u ndanë një dy taborre, por megjithatë pjesa dërmuese e vlerësuan më shumë të dëmshëm së sa të dobishëm .

Rama nuk foli për gjenocidin serbë në Kosovë, dhe e nuk i vuni në shënjestër politikat kërcënuese e ekspansioniste të Beogradit zyrtar, ndaj Kosovës dhe rajonit. Rama mbajti një fjalim të tillë, për të zhvendosur vëmendjen nga shumë probleme të grumbulluara të brendshme politike dhe ekonomike në Shqipëri. Foli në atë drejtim së ashtu edhe i “shpaguhet”. Rama është në marrëdhënie të mira më Vuçiqin , sepse që të dytë kanë marrëdhënie të ngushta më familjen e Gjorgj Sorosit. Kjo është qenësorja , të gjitha të tjerat kan shumë pak rëndësi. Pozicioni politik i Rama dhe Vuçiqi , janë sponsorët kryesor të idesë për Ballkan të Hapur, e cila ide në mënyrë perfide fshehë bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.

Të mbash marrëdhënie të mira , më një pushtet jo reformator, siç është pushteti, i Vuqiqit , kjo nuk justifikohet në asnjë mënyrë. Rama po i mbron më këto veprime interesat serbe dashur apo pa dashur , e jo ato shqiptare .Dhe, hidhërimi i shumicës shqiptare më politikat e tilla është i gatshëm. Shqiptarëve iu mbetet të anulojnë oponencat e tilla politike të Edi Ramës. Me interesat nacionale nuk duhet të lejohen lojëra të tilla. Edi Rama para së gjithash është mirë të merret më zgjedhjen e problemeve te mbrëmshme, punë të cilën nuk po e bën mirë.

Fjalimi i tij ishte edhe i natyrës popullsite për të tubuar poenë politikë në Kosovë dhe në Shqipëri. Është non sens,të mbash lidhje miqësore më një shtet armiqësor, i cili pa rreshtuar po punon në grabitjet e reja të territoreve shqiptare , për të formuar Serbinë e Madhe. Por, si duket regjimet e tipit mafioz e gjejnë njeri-tjetrin. Shqiptarët por edhe shtetet në rajon, nuk do të pranojnë kurrë që për “shef’ ta kanë një fashist, siç është Aleksandër Vuçiq…!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".