Edhe Evropa e ka zbuluar parapaskenën kriminale kundër shetit të opozitës kosovare të kriminalizuar

Edhe Evropa e ka zbuluar parapaskenën kriminale kundër shetit të opozitës kosovare të kriminalizuar
Edhe Evropa e ka zbuluar parapaskenën kriminale kundër shetit të opozitës kosovare të kriminalizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 14 October 2022 - 18:16

Shkruan:ANALISTI: Reshat Badallaj

Bandat e mëparshme u verbuan nga hajnia dhe harronin se toka nuk sillet vetëm rreth këmbëve të tyre dhe krejt kjo po na kushton tani neve si popull. Tani kanë filluar ti shohin xixat e para me konfiskimin e pasurisë haram të vjedhur nga krye hajnat dhe krye banditët e bandave politike e shtetërore,  prandaj bota neve do të na sheh me sy ndryshe dhe do lëvizin gjërat më shpejtë.

 

Me shumë të drejtë janë konstatimet nga Raporti i Progresit që kritikojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën e kaluar. Kjo do të thotë se Kuvendi  është vëzhguar me kujdes se çfarë turpi, hallakate e pistë është duke u bërë në këtë mezlisht. Faji më i madh i këtij turpi padyshim se bije në bandat e opozitës, e që qëllim të vetëm kishin të marrin pushtetin dhe çdo gjë që bëhej nga pozita, kishte për qëllim pengimin e punës, kështu që  ata iknin me bisht ndër vegë ose nuk votonin.   Kjo bëri që ne të hyjmë në sy të keq të tërë botës së qytetëruar.  Pastaj fjalori dhe sjelljet tepër banale nga shumë deputet ju  thënçin, sepse nuk meritojnë të jenë deputet të Kuvendit të Kosovës, por, kjo me votë do t´iu hakmerret, me votë sepse shumë qytetar janë të penduar se kujt ja kanë dhënë votën dhe nuk bëjnë asgjë pos që marrin rroga të majme dhe shumë beneficione të tjera. Pra, kjo deshëm apo s´deshëm ta pranojmë, krejt barra dhe faji bie në opozitën që organizohej nga kapot e këtyre bandave për shkak të mungesës së kuorumit  dhe bojkotit të qëllimshëm, e që shkaktoi edhe vonesa të mëdha në   miratimin e ligjeve. Merreni me mend edhe veprimet e opozitës për Komisionin e Venecias përmes ligjit të Vetting-ut, sepse po sabotohet thash qëllimshëm nga opozita dhe sjelljet e këtyre bandave po na kushtojnë shtrenjtë. Ç´është e vërteta, edhe gjyqësori në Kosovë ka ecur me hapa të breshkës që vetëm është bërë shumë zhurmë dhe jo më shumë. E vetmja gjë që po shihet dhe ka filluar mirë e për së mbari është  luftimi i korrupsionit nga ana e Qeverisë, që unë e them shkurt e shqip kundër krye hajnave dhe krye banditëve  që e kanë vjedhur buxhetin e shtetit, e kanë vjedhur deri në palcë edhe djersën e qytetarit dhe atë pa pikë mëshire.  Vite të tëra po në këtë gazetë kam treguar se   ku është dora e shtetit që nuk u vu kurrë  kundër krye banditeve dhe krye hajnave që e vodhën shtetin dhe e bënë ZAP gjyqësorin e kalbur. Po të luftohej më herët kjo bandë hajdutësh ne si shtet do të qëndronim më mirë kundrejt botës demokratike që nuk kanë reshtur për të dënuar dhe luftuar këtë dukuri negative. Por, bandat politike e bënin se nuk shohin dhe nuk dëgjonin ,por i mëshonin me të madhe hajnisë deri kur i doli"PARLLAKU ASHIQARE", se i njihnin me gishta po këta krye banditë që deri dje nuk kishin bukë në sofër dhe shpejtë e shpejtë  bënë oligarkë, u bënë super milioner dhe siguruan pasuri për shumë breza. Tani si kurrë më parë Kosova e ka rastin që të  shkoj rrugës së Malajzisë; që burgosi mbi 70 funksionar politik, ministra dhe tani është papunësia zero. Bandat e mëparshme u verbuan nga hajnia dhe harronin se toka nuk sillet vetëm rreth këmbëve të tyre dhe krejt kjo po na kushton tani neve si popull. Tani kanë filluar ti shohin xixat e para me konfiskimin e pasurisë haram të vjedhur nga krye hajnat dhe krye banditët e bandave politike e shtetërore, prandaj bota neve do të na sheh me sy ndryshe dhe do lëvizin gjërat më shpejtë. Përndryshe jemi në syrin e tyre që na vëzhgojnë si nga frëngjitë e kullave që të mos bëhet kuvendi arenë gladiatorësh dhe për faqe të zezë. Nëse ndalet drejtësia e nuk vepron, nëse nuk zbatohet  ligji dhe nuk bëhet progres, në këtë drejtim do jemi edhe më keq se që jemi dhe vërtetë nuk e meritojmë se këta krye hajnat kanë vepruar dhe luftuar për pushtet e jo për shtet.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".