Ja pse krerët e sindikatave të arsimit, duhet të arrestohen dhe të dënohen! 

Ja pse krerët e sindikatave të arsimit, duhet të arrestohen dhe të dënohen! 
Ja pse krerët e sindikatave të arsimit, duhet të arrestohen dhe të dënohen! 

Agim Bajrami

  • 15 October 2022 - 09:16

Është e  pa tolerueshme që sindikata e arsimit të ju  kundërvihet urdhrave ligjore të  ministrisë së arsimit.

Shkruan:Agim Bajram

Sindikata, jep 'urdhra jo ligjore' nëpër shkolla publike të arsimit të Kosovës,duke shënuar; "SKA KOMPENSIM TË MËSIMIT"! Ministria e arsimit kërkon, nga 'shkollat publike' të arsimit në Kosovë, 'të kompensohet mësimi i humbur', të shtunave. 'Drejtorët e shkollave publike' zbatojnë urdhrat jo ligjore të  Sindikatës së arsimit, dhe i refuzojnë të zbatojnë instrumentet ligjore, të Ministrisë së arsimit ,ndërsa parat i marrin nga buxhetin i shtetit,edhe për mos zhvillimin e mësimit...???

Kaos i pa parë, në drejtimin dhe funksionimin  e sistemit publik të arsimit kosovarë, i cili po pengohet nga Sindikata e arsimit. Për veprimet e tyre të  kundër kushtetuese dhe antiligjore nga   udhëheqja e sindikatës së arsimit po shkelen vrazhdë të drejtat themelore të nxënësve , Me ç’rast po pengohet zhvillimi i arsimit të Kosovës dhe në këtë mënyrë sindikata e arsimit po bien  ndesh me rregullativen ligjore të arsimit dhe të cilët me vetëdije dhe qëllimshëm po  dëmtojnë interesin e nxënësve të cilët po privohen nga e drejta e tyre themelore në arsimimin e domosdoshme ,si e drejtë e tyre, e garantuar me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në këtë kuptim  ,udhëheqësit e Sindikatës së arsimit,drejtorët e drejtorive komunale, dhe të atyre nëpër shkolla publike,mësimdhënësit me veprimet e tyre të kundërligjshme po kryejnë vepër penale, për të cilat duhet të jenë përgjegjës,për çka organet e zbatimit të ligjit duhet t'i arrestojnë dhe t'i dënojnë në pajtim me ligjin kompetent, nga gjykatat kompetente. Prandaj,në kuptim të asaj që u shtjelluar më lartë, të gjithë të apostrofuarit e më sipër ,të dërgohen para organeve të drejtësisë, për veprat e kryera penale, duke u'a shqiptuar dënimin i merituar në pajtim me rregullat e udhëhequra ligjore të  një  procesi të rregullt gjyqësor. Në drejtësi njihet parimi themelor ligjor,'të gjithë të barabartë para ligji'.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".