
Shugurimi i patriarkut shovinist serb Porfirije në Patrikanën e Pejës


Skender Mulliqi
Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi
Kisha Ortodokse Serbe, moti e ka lënë rrugën e Zotit!Kjo kishë ishte dhe ka mbetur udhëheqëse shpirtërore e luftës, më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë. Pse në Bosnje dhe në Kosovë ka ndodhur gjenocid , fajin më të madh e bartë Kisha Ortodokse Serbe dhe klerikët e saj. Nuk do të kisha shkruar asnjë radhë , për këta njerëz më të veshura më të zeza, dhe më shpirt të zi katran, po mos të kishte ardhur në Kosovë, patriarku Porfirije, për tu shuguruar më 14 tetor, në Patrikanën e Pejës.
Nese iu ndalua hyrja në Kosovë të ashtuquajturit drejtor për zyre në Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, ishte dashur të mos lejohet as ardhja e patriarkut serb, Porfirije.Pse?Janë një mijë arsye pse popat serbë me mjekra të gjata si vampirë mos të shkelin tokën e Kosovës. Janë këta njerëz që frymëzuan regjimin e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit, që të kryen masakra në Kosovë. Kurrë nuk janë distancuar nga këto veprime makabre. Kryeministri Albin Kurti e kishte sugjeruar më këtë rast Porfirijen, që të distancohet nga Kremlini, dhe të dënon invazionin e Rusisë në Ukrainë.
Ky shovenist serbomadh nuk e kam dëgjuar fjalimin e tij, po sigurisht së nuk i merre parasysh sugjerimet e Kurtit. Kleriket serb janë mësuar më lëshuar zëra çjerrës në mbrojtje të tokës së shenjtë serbe , siq e quajnë ata rregullisht Kosovën. Kan lëshuar dhe po vazhdojnë të lëshojnë zëra për luftë, siq e bën para do kohe edhe në Cetinje të Malit të Zi. Nuk e ka zgjedhur Porfirije rastësisht shugurimin në Patrikanë të Pejës. Ai edhe kësaj radhe ka ardhur për qëllime të nxitjës të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Shumë më çuditi fakti kur të gjitha këto që i thash, e shumë çka që nuk i potencova më këtë rast, kryetari i Pejës, Gazmand Muhaxheri i dinë mirë, dhe ka marrë pjesë në shugurimin e Porfirijës.
Serbja Rada Trajkoviq e kishte quajtur veprim të guximshëm praninë e Muhaxherit. E unë po e quajë veprim aspak të menduar mirë të tij. Po të ishte e ndarë kjo Kishë nga politika , do të ishte diçka tjetër. Por, dihet së Kisha Ortodokse Serbe , ka mbetur më logjikën antishqiptare të para shumë shekujve. Gabimet e Grupit të Unitetit, nuk janë të vogla në shumë çka, dhe as kur u pranuan që Kishat e shqiptareve ortodoks të marrin legjitimitet si kisha dhe manastire serbe. Dhe, priti tash popat serb, të cilët vijnë e shugurohen midis tokës të Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".