Kjo opozitë e pa përgjegjshme po ja bënë varrin vetes dhe nuk e meriton të votohet, në zgjedhjet e radhës dyfish duhet të ndëshkohet

Kjo opozitë e pa përgjegjshme po ja bënë varrin vetes dhe nuk e meriton të votohet, në zgjedhjet e radhës dyfish duhet të ndëshkohet
Kjo opozitë e pa përgjegjshme po ja bënë varrin vetes dhe nuk e meriton të votohet, në zgjedhjet e radhës dyfish duhet të ndëshkohet

Dardan Grapci

  • 16 October 2022 - 16:04

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

 

Sjelljet opozitës me  lënien e sallës se Kuvendit te Kosovës vetëm qe pozita mos te ketë kuorum është e papranueshme. Partitë opozitare duhet te kuptojnë qe me këto metoda “fashiste” dhe inate ndaj pozitës nuk po i bëjnë askujt më shumë  dëm se që po i bëjnë fillimisht shtetit dhe më pastaj edhe imazhit dhe besimit të vetes së tyr. E më këtë po ju bëjnë pastaj dëm edhe qytetarëve të Kosovës, sepse me këto dështime të një pas njëshme në Kuvend, për shkak të sjelljes destruktive nga opozita, nuk përfitohen poenë politike sepse këto janë thjeshtë sjellje banale për ta mbajtur peng qytetarin dhe për t’ia vështirësuar shtetit perspektivën e zhvillimit, e me këtë i thyhen qytetarit të gjitha shpresat për një mundësi plus të punësimit apo të shkollimit.



Nëse vetëm pak ndalemi dhe e analizojmë përvojën e kaluar, e dimë shumë qartë se kjo opozitë derisa ka qenë në pozitë, në drejtim të shtetit, asnjëherë nuk ka tentuar që ta luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar vetëm sa e ka thelluar atë duke i futur njerëzit e tyre nëpër pozita kyqe sa për ti mbajtur në kontroll ata të cilët ju jepnin ryshfet. Prandaj me marrjen e pushtetit nga LVV ku Kryeministër u zgjodhe me shumicën e votave elektorale si deklarim në referendum, në vitin 2021, Albin Kurti, dhe për Presidente Vjosa Osmani, gradualisht ka filluar të shihet një dritë shprese në drejtësi, edhe pse me hapa të ngadalshëm, por ligjet antikrim po zbatohen dhe  ka indikacione të sigurta që lufta kundër së keqes po shënon rezultate dhe sukses.

Komisioni Evropian shumë qartë ia ka bërë opozitës ose këndelluni ose në njëfarë mënyre do të kenë pasoja, andaj partitë politike në opozitë duhet që të fillojnë të mendojnë se a dëshirojnë të punojnë që të këndellet Kosova apo dëshirojnë që të mbesin pa poste politike dhe publike, sepse po vëzhgohen po ndiqen dhe një ditë shumë të afërt do të zbulohen lidhjet e tyre me krimin e do të  dalin para drejtësisë. Gjithashtu e kam cekur shumë herë se partitë opozitare nuk kanë hyrë në Kuvend sepse janë të përfaqësuara me njerëz dhe program të mirë, por për shkak se populli i ka votua aksidentalisht duke u mashtruar, dhe nëse vazhdojnë me këto sjellje, këta më nuk do ta shohin Kuvendin me sy në zgjedhjet e ardhshme, por qytetaret do ti votojnë gjeneratat e reja që janë të pa korruptuar dhe që janë të drejtë, pa marr parasysh se cilës parti i takojnë. Sa i përket luftimit kundër korrupsionit dhe krimit ajo çka po vërehet muajve të fundit është e pa mohueshme se drejtësia ka filluar të triumfoj, kurse ata të cilët kanë menduar se janë mbi ligjin po arrestohen dhe gradualisht do të mblidhen në shoqëri prapa grilave një nga një, do të nxirren para ligjit dhe duhet të dënohen.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".