Në listën për pastrim dhe riformatim të Qeverisë Kurti hiq më pak se 60% të kabinetit qeverisës

Në listën për pastrim dhe riformatim të Qeverisë Kurti hiq më pak se 60% të kabinetit qeverisës
Në listën për pastrim dhe riformatim të Qeverisë Kurti hiq më pak se 60% të kabinetit qeverisës

Dardan Grapci

  • 17 October 2022 - 07:32

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Mendoj që Kryeministri Albin Kurti duhet të jetë shumë i kujdesshëm në vazhdim të ecjes përpara me këtë mandat të qeverisjes, dhe të bëjë një pastrim sistematik dhe të thellë të njerëzve që janë me pozita në qeveri, pozita në të cilat janë emëruar por që kanë dështuar.

-Së pari pranë vetes i ka shumë njerëz që as shkrim dhe lexim nuk dinë mirë. E dyta është që personat që kanë dhënë dorëheqje, sidomos ky i fundit i ministrisë së shëndetësisë, Rifat Latifi, u pa qysh në fillim se e ka pranuar këtë post vetëm për interesat e tij personale dhe jo për ta reformuar, dinamizuar dhe profesionalizuar shëndetësinë në Kosovë.

Sa ju përket bllokadave në diplomacinë e jashtme, edhe aty fajet i ka Donika Gërvalla, sepse ajo si ministre e punëve të jashtme duhet të jetë shumë më aktive, më dinamike, e ka për detyrë të loboj për Kosovën si dhe të gjej dyer të reja për ta futur Kosovën në organizatat ndërkombëtare. Prandaj i bëjë thirrje Kryeministrit Kurti që së pakut 60% të kabinetit të tij qeverisës ta rishikon e rivlerëson dhe shkarkon ata që nuk e meritojnë të jenë aty.

Le ti merr pranë vetes ekspertët e secilës fushë, pa marrë parasysh pikëpamjen politike por që kanë vullnet për tu angazhuar në detyra shumë profesionale si persona që ia duan të mirën këtij vendi. Le ti merr të rinjtë e jo plakat dhe pleqtë që janë pranë daljes në pension. Dihet fare mirë që njohjet e reja nuk mundë të ndodhin vetëm sa i mbyllë dhe hapë sytë, por duhet përkushtim brenda qeveritar, duhet guxim për tu përballë me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën si dhe të mos kihet frikë, por ta vazhdohet beteja politike e diplomatike për njohje të reja kudo e kurdo deri në fund.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".