Nuk ka Shqipëri të "madhe" e as të "vogël", por ka vetëm Shqipëri!

  Nuk ka Shqipëri të
  Nuk ka Shqipëri të

Muhamet Kelmendi

  • 17 October 2022 - 11:56

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Termi Shqipëri e madhe ka kohë që është lansuar nga armiqtë shoveno - serbomedhenj dhe grek, në kuadër të të cilëve ka vepruar edhe Mali i Zi si dhe Maqedonia, që janë rrjedhë e ish-Jugosllavisë, kuptohet për të luftuar çështjen e kombit tonë për liri dhe bashkim kombëtar. Natyrisht se nuk ka Shqipëri të "madhe" dhe nuk ka gjithashtu as Shqipëri të "vogël', po ka vetëm një Shqipëri. E "madhe" a e "vogël" është një territor dhe një komb shqiptar që e përbënë një Shqipëri unike kombëtare. Mbi këtë territor shqiptar u ndërtua edhe Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1887. Në atë botë qe ndërtuar një platformë politike mbarë shqiptare për një Shqipëri, e cila nuk ishte as e "madhe" dhe as e "vogël", por ishte Shqipëri.

Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor të vitit 1912 del se Pavarësia është për tërë territoret historike shqiptare, të cilat në kundërshtim me vullnetin e Kuvendit të Vlorës, në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913 ndahet vendi i ynë midis shteteve të ndryshme të Ballkanit. Kjo ndarje nuk merret kurrë si fakt për të konstatuar se ka Shqipëri të "madhe" a të "vogël". Përkundrazi! Shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorës përfshinë territoret nga Çamëria e Janina, viset shqiptare nën Maqedoni e nën Malin e Zi, si dhe Republika e Kosovës e Sanxhaku, duke përfshirë edhe Kosovën Lindore.

Pavarësia shqiptare ishte për tërë kombin. Këtë e patën nënshkruar mbi 27 delegacione nga të gjitha anët e Shqipërisë. Madje Kosova dha kontribut të lartë me pendë dhe me pushkë për Pavarësi. Po pushtimi e bëri të veten. U lansuan teori e teori të ndryshme. Ato teori u ndërtuan në kuzhinat shoveno fashiste të Beogradit, Athinës, Podgoricës dhe  Shkupit, Parisi e Moska.  Si e tillë është lansuar akuza: "Shqiptaro-madhe", "Irredentiste", "Shqipëri e madhe", "Nacionaliste" "Balliste" etj. Këto gjetën zbatim në luftën e ashpër kundër popullit shqiptar për liri, barazi dhe bashkim kombëtar. Mbi këtë u ndërtua edhe teoria e Shqipërisë së "madhe", kryesisht si "irredentiste", "shkatërrimtare" ndaj shteteve dhe tejet "kriminale". Po duhet thënë se territoret shqiptare janë të pushtuara.

Mbi ato vise është dhe po veprohet ashpër. Shqiptarët nuk mundë të jenë dhe të konsiderohen si popull e vend që rregullon territore të shteteve. Mjafte ka humbur populli ynë territore të veta. Nga 1913 që kishte kombi i ynë 114 mijë klm. katrore. Tash ka rënë territori i shqiptarëve për mbi 50%. Janë humbur mbi 60 mijë klm.k. Kjo nuk shkon më. Shqipëria, e "madhe" a e "vogël", është Shqipëri. Shqiptarët janë një komb dhe territori i tyre e ka emrin Shqipëri. Kjo është e qartë.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".