Gjykata e godet rëndë për korrupsion ish-ministren e integrimeve Dhurata Hoxha

Gjykata e godet rëndë për korrupsion ish-ministren e integrimeve Dhurata Hoxha

Hajrullah Tërnava

  • 18 October 2022 - 17:52

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

 

Pas një odisejade të gjatë, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të akuzuarve të tjerë Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi, për abuzim me detyrën zyrtare dhe shfrytëzim të buxhetit të dedikuar për vetëdijesimin lidhur me liberalizimin e vizave, për fushatë zgjedhore dhe promovim personal të ish Ministres Hoxha.

 

 

Kosova në këtë situatë që tani gjendet e nëse donë që ti shmanget këtij izolimi që është shteti më i izoluar në botë, e që nuk ka edhe liberalizim të vizave për në shtetet e BE, dhe nuk është në shumë institucione ndërkombëtare e anëtarësuar, gjithsesi se duhet ti plotësoj ato kritere që ia kërkon BE, e që në rend të parë është që ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin në mënyrë të pamëshirshme, dhe të veproj në çkapjen e shumë institucioneve nga shumë udhëheqës të shtetit, dhe nëpër të gjitha institucionet të ndërrohen ata zyrtar që deri më tani i kanë keqpërdorur pozitat e tyre në shumë aspekte, e që e kishin për qëllim përfitimet e tyre sikur. Tani po tregohet edhe rasti i ish Ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha se më në fund drejtësia e kapur dhe uzurpuar për dy dekada nga krimi i organizuar, po detyrohet që gradualisht të vetëdijesohet, të çlirohet dhe pavarësohet, për të funksionuar e pa varur dhe e pa ndikuar, për tu shkëputur nga bashkëjetesa dhe avokatia që me dekada ja ka bërë krimit të Organizuar. Pas një odisejade të gjatë, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të akuzuarve të tjerë Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi, për abuzim me detyrën zyrtare dhe shfrytëzim të buxhetit të dedikuar për vetëdijesimin lidhur me liberalizimin e vizave, për fushatë zgjedhore dhe promovim personal të ish Ministres Hoxha. Bashkë me të për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen Mustafa dhe Dushi, ndërsa Tahiri akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Sipas vendimit, lidhur me kundërshtimet dhe kërkesat për hedhje të aktakuzës. Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special të 27 korrikut 2022, janë refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruar nga mbrojtësit e lartcekur. Kundër këtij aktvendimi brenda afatit ligjor ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Mustafa, për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, aplikimit të gabuar të dispozitave materiale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. I njëjti ka propozuar që Gjykata e Apelit ankesën ta aprovoj si të bazuar, aktvendimin e ankimuar ta ndryshoj në mënyrë që ta hedhë aktakuzën e ushtruar ndaj Mustafës. Edhe mbrojtësi i të akuzuarës Dhurata Hoxha, ka ushtruar ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike me propozim që Gjykata e Apelit ta kthej çështjen në rivendosje ose ta hedhë poshtë aktakuzën dhe të pushohet procedura penale. Ndërsa, mbrojtja e të akuzuarit Gëzim Dushi nuk i ka specifikuar shkaqet ankimore por ka propozuar që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën dhe aktakuza të hidhet si e pabazuar.

Mbrojtja e të akuzuarit tjetër Ekrem Tahiri, ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljes esenciale të procedurës penale, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkeljes së dispozitave materiale. Ai ka propozuar që Apeli ta aprovojë ankesën dhe ta hedhë aktakuzën ose të anulohet aktvendimi dhe çështja të kthehet në rivendosje. Prokuroria e Apelit me parashtresën e 31 gushtit 2022, ka propozuar që të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve dhe vendimi i ankimuar të vërtetohet. Në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit pretendimet ankimore nuk janë të bazuara sepse me aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë janë vlerësuar në mënyrë të drejtë kërkesat e paraqitura nga mbrojtësit dhe sipas Apelit janë dhënë arsye të mjaftueshme se aktakuza e ngritur nga PSRK, dëshmohet se ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen duke u mbështetur në prova materiale. Tutje, në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se gjykata e shkallës së parë ka dhënë në mënyrë të zgjeruar arsye lidhur me dyshimin e bazuar rreth provave të kundërshtuara dhe drejtë ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme, të pranueshme në aspektin ligjor-procedural, duke u bazuar në provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës dhe se nga veprimet e përshkruara në aktakuzë, tani ekzistojnë elemente qenësore të veprave penale për të cilën janë akuzuar të akuzuarit, prandaj Gjykata e Apelit thekson se në këtë drejtim pretendimet ankimore janë të pabazuara. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), përmes aktakuzës të ngritur ndaj ish- ministres Hoxha po pretendon se e njëjta keqpërdori detyrën zyrtare si ministre, nën dyshimin se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave. Sipas aktakuzës e cila është ngritur më 12 maj 2022, Dhurata Hoxha ngarkohet se në cilësinë e ministres së MIE-së kishte nënshkruar kontratën për Shërbime të Informimit Publik për nevoja të MIE dhe operatorin ekonomik “PR Solution”. Në aktakuzë thuhet se edhe pse ky aktivitet i prokurimit kishte qëllim të informonte qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit (MSA), e pandehura Hoxha në kundërshtim me ligjin, si ministre kishte shfrytëzuar këtë duke promovuar fushatën e saj zgjedhore si deputete në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019. Tutje thuhet se promovimi ishte realizuar me publikimin e banerëve, videove që vinin në pah të pandehurën Hoxha, e në kundërshtim me parimet dhe kushtet e kësaj kontrate, duke i mundësuar të pandehurës përfitim të padrejtë në dëm të buxhetit të Kosovës, në shumën prej 143 mijë e 447 euro e 80 centë. I pandehuri Fitim Mustafa akuzohet se në cilësinë e zyrtarit përgjegjës i Prokurimit të MIE-së, me dashje kishte keqpërdoruar detyrën zyrtare pasi kishte kontraktuar dy operatorë ekonomikë, “PR Solution” dhe N.Sh “2B”, të përzgjedhur fillimisht nga Komisioni i Vlerësimit si OE që kishin plotësuar kriteret sipas dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit “Kontrata për shërbime të informimit publik për nevojat e MIE-së”, duke e vënë kriter shtesë të papërcaktuar në dosje të tenderit, e duke ndikuar kështu në mënyrë të kundërligjshme të eliminohet OE, i cili kishte ofruar çmimin për rreth 192 mijë e 700 euro më të ulët në një tender me kriter çmimin më të ulët, ndërsa me kontratën në fjalë të shpërblehej OE “PR Solution”. Me këtë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Mustafa ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414, par.2 të Kodit Penal. I pandehuri Gëzim Dushi akuzohet se në cilësinë e zyrtarit për komunikim dhe informim në MIE, në periudhën kohore gusht 2019- janar 2020, duke qenë menaxher i kontratës: “Shërbime të informimit publik për nevojat e MIE-së”, me dashje nuk kishte zbatuar dispozitat ligjore për menaxhimin e drejtë të kësaj kontrate, me qëllim që të përfitonte e pandehura Dhurata Hoxha. Sipas aktakuzës, i pandehuri kishte lejuar të pranoheshin shërbimet dhe të kryheshin pagesa edhe pse ishte në dijeni se shërbimet e pranuara nuk ishin shërbime konform kushteve të kontratës dhe se ishte në dijeni se shërbimet e pranuara që përfshinin publikimin e banerëve, artikujve dhe video-spoteve që vënin në pah të pandehurën Dhurata Hoxha për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, në të cilat kishte kandiduar edhe e pandehura Hoxha. I pandehuri Ekrem Tahiri ngarkohet se nga muaji gusht deri në tetor 2019 në cilësi të bashkëpronarit dhe drejtorit të kompanisë “PR Solution” Shpk, kompania e të cilit kishte hyrë kontratë me MIE me qëllim të informimit të qytetarëve rreth proceseve të ndryshme të veprimtarisë së MIE-së, me dashje nuk i kishte kryer në përputhje me kontratën edhe pse ishe në dijeni se shërbimet e kryera nuk ishin shërbimet të ofruara konform kushteve të kontratës sipas dosjes së tenderit.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që të pandehurve Dhurata Hoxha, Gëzim Dushi dhe Fitim Mustafa t’iu ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratës publike. Kurse, ndaj secilit të pandehur ka kërkuar nga gjykata të shqiptojë dënimin plotësues urdhrin për kompensimin e dëmit të buxhetit të Kosovës. Ndryshe, Hoxha për akuza për korrupsion është duke u akuzuar edhe një rast tjetër. Gjithsesi se tani është koha që për veprat abuzive, me detyrën zyrtare, për korrupsion e krim të organizuar, të fillojnë të hetohen e të kallxohen penalisht të gjithë ish zyrtarët e deritashëm të shtetit, duke filluar nga kryetarët e komunave, ministrat me vartësit e tyre, kryeministrat dhe ish presidentët, por edhe ish krye parlamentarët, të cilët kanë heshtur dhe nuk kanë kërkuar asnjëherë nga drejtësia që ti ketë duart e lira për të vepruar dhe ndjekur si duhet korrupsionin e krimin e organizuar. Nëse kjo qeveri e lufton krimin në përgjithësi, në baza ligjore në të gjitha institucionet e shtetit, edhe kohë të gjatë në të ardhmen do ta qeverisë këtë shtet, sepse populli është lodhur nga shumë ish të „mëdhenj“ që gjatë e kanë qeverisur shtetin, dhe nga skamnor që ishin dikur tani janë bërë multi milionerë dhe po ata në plot banka të shteteve të ndryshme i kanë depozituar ato qindra milionë, e që ka edhe incizime që e argumentojnë këtë të thënë, dhe kjo ikje e të rinjve nga shteti i tyre e dëshmon dëshirimin e tyre, dhe ka edhe shumë të moshuar që mendojnë si me ikë nga ky vend i pa shpresë dhe i pa perspektivë, prandaj i vetmi shkak që tua ndërroj bindjen e qytetarëve të këtij vendi është që të luftohet krimi në mënyrë të pamëshirshme në të gjitha institucionet, që edhe faktori ndërkombëtar ta vërejnë këtë luftim të krimit, sepse ata gjithnjë apelojnë që të luftohet krimi në mënyrë serioze në përputhshmëri me ligjet, dhe nëse faktori ndërkombëtar bindet në luftimin serioz, edhe ata vetë do të na i qelin dyert drejtë BE-së, dhe do të sjellin investime për hapje të vendeve të punës, dhe të rinjtë nuk do ta kenë më arsyen që të migrojnë për punësim jashtë vendit gjithandej nëpër botë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".