Asociacioni i komunave serbe me pushtet ekzekutiv në Kosovë nuk kalon edhe për çmimin e rrëzimit të qeverisë, në opsion janë zgjedhjet e reja

Asociacioni  i komunave serbe me pushtet ekzekutiv në Kosovë nuk kalon edhe për çmimin e rrëzimit të qeverisë, në opsion janë zgjedhjet e reja
Asociacioni  i komunave serbe me pushtet ekzekutiv në Kosovë nuk kalon edhe për çmimin e rrëzimit të qeverisë, në opsion janë zgjedhjet e reja

Muhamet Kelmendi

  • 19 October 2022 - 13:23

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 -Në kuadër të konkurrencës politike midis pozitës dhe opozitës, partive politike, është edhe konkurrenca midis VV dhe LDK-së, si dhe PDK-së dhe në këtë kuadër merr pjesë edhe AAK. Propaganda e VV-së dhe e LDK-së është sikur tash të kishim zgjedhje. Edhe dy partitë tjera kështu po veprojnë. Natyrisht se nëse VV vihet në pozitë të rëndë, kryesisht me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, pa reciprocitet për shqiptarët në Luginën e Preshevës, mbetet rënia e qeverisë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend. Ky është qëllimi i VV-së. Z. Eskobar vjen në Prishtinë. Kur do të paraqitet plani amerikan për zgjidhjen e raporteve me shtetin serb, nuk dihet. Mendohet se koha është për këtë.

Francezo-gjermanët e paraqiten planin. A do të shkon SHBA pas këtij plani nuk dihet! Mirëpo, mendohet se viti i ardhshëm, është viti për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë. Nga kjo ka frikë VV-a. Këtej po përgatitet për zgjedhje. VV-ja nuk dëshiron të nënshkruaj Asociacionin  e komunave serbe në Kosovë. VV ka dal me reciprocitet.

Mos respektimi i këtij synimi, por VV-ja detyrohet për Asociacion, e shtynë VV-në që të bie qeveria dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Këtu është edhe konkurrenca për pozitën e parë në skenën politike të Kosovës. Tri parti synojnë pozitën e parë. Është VV-ja, LDK-ja dhe PDK-ja. Kush do të fiton? Kjo nuk mund të dihet tash! Nuk kemi analiza të pavarura të zgjedhësve. Ka mendime partiake se prin VV-ja, prapa vjen PDK dhe LDK. AAK është partia e katërt. Kështu është gjendja aktuale. E ardhmja politike tregon më mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".