Krimet serbe në Kosovë, një dështim i drejtësisë dhe politikanëve  në pushtet tash e 25 vjet

Krimet serbe në Kosovë, një dështim i drejtësisë dhe politikanëve  në pushtet tash e 25 vjet
Krimet serbe në Kosovë, një dështim i drejtësisë dhe politikanëve  në pushtet tash e 25 vjet

Dardan Grapci

  • 20 October 2022 - 16:00

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Po afrohet viti i 24-të,  po bëhen gati 25 vite që nga viti 1999 e deri më sot, dhe asnjëherë institucionet e shtetit të Kosovës nuk kanë ndërmarrë nisma apo kërkesa serioze,   që të kërkojnë arrestimin e kriminelëve  serb të cilët kanë bërë krime në Kosovë.



Kapja e një qytetari  serb në Hungari i cili akuzohet dhe  se dyshohet ka bërë krime lufte në Pejë është thjeshtë fillimi i vonuar i funksionimit të  drejtësisë. Kosova duhet të angazhohet seriozisht që i njëjti i dyshuar dhe akuzuar për krime luftë të ekstradohet në Kosovë, të paraburgoset dhe hetohet e  gjykohet. Në asnjë mënyrë nuk duhet pranuar  kërkesa e e qytetarit serb i cili ka kërkuar që të mos ekstradohet në Kosovë. Nëse do të pranohej kërkesa e qytetarit serb që të mos ju dorëzohet autoriteteve të Kosovës,
atëherë shtrohet pyetja: Pse  e kanë kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar? Me ligj krimineli me apo pa dëshirën e tij duhet të ekstradohet në shtetin i cili e ndjek dhe akuzon për krime, e jo të lihet në shtetin ku është arrestuar apo  në një tjetër.
Institucionet e Kosovës duhet që ti shpërndajnë flet-arrestet për të gjithë  serbët e identifikuar që kanë bërë krime në Kosovë, në të gjithë Boten, duke i përfshirë edhe vendet më të largëta aziatike, afrikane dhe  Amerikën, sepse vetëm në këtë mënyrë dhe këtë formë mundë ti gjejmë kriminelët dhe ti sjellim para drejtësisë.  Gjykata Hungareze duhet ta merr parasysh që ai serb ka vrarë njerëz të pafajshëm, e nuk ka vjedhë gjëra me vlerë, prandaj duhet që Gjykata hungareze ta sjellë me dhunë serbin në Kosovë e jo t'ia përmbushë kërkesat e tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".