Shtyrja eventuale e afatit për ndërrimin e tabelave nga qytetarët serb në Kosovë, vetëm me kërkesë të SHBA-ve dhe BE-së

Shtyrja eventuale e afatit për ndërrimin e tabelave nga qytetarët serb në Kosovë,  vetëm me kërkesë të SHBA-ve dhe BE-së
Shtyrja eventuale e afatit për ndërrimin e tabelave nga qytetarët serb në Kosovë,  vetëm me kërkesë të SHBA-ve dhe BE-së

Naim Miftari

  • 21 October 2022 - 16:03

Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

Kosova plotësisht ka të drejt kushtetuese ta zbatoj ultimatumin e dhënë për regjistrimin e veturave sipas ligjit të Kosovës nëse shtyhet zbatimi i këtij ligji me lutjen amerikane apo evropiane është në rregull, por nëse nuk ka ndonjë kërkesë nga miqtë tanë për ta shtyrë këtë afat atëherë Kosova duhet zbatuar ligjin.

 

Implementimi i ligjit unik në tërë territorin e Republikës së  Kosovës është jetik për shtetin tonë. Kjo vlen sidomos për veriun ku bandat kriminale e terroriste Serbe të kontrolluara nga Beogradi zyrtar por të ndihmuara një kohë të gjatë edhe nga KFOR-i  Francez, por të  ndihmuara e të toleruar nga ish qeveritë e mëhershme të Prishtinës të cilave më shumë ju interesonin Tanderat e Korrupsioni sesa mbrojtja e territorit të shtetit ton nga krimi i organizuar dhe nga dora e zgjatur Serbe sidomos në veri. Tash kur ka mbetur afati i vendosur nga Qeveria e Kosovës edhe vetëm për 10 ditë të skadimit, për regjistrimin e veturave me targa të Kosovës, kryesisht nga qytetarët serb që për pretendime politike i përdoren deri më sot tabelat e kohës së Millosheviçit 0R,KM,PZ,UR... ku Kosova llogaritet edhe sipas Kushtetutës serbe akoma pjesë e shtetit Serb, ky afat ligjor duhet të respektohet. Kosova plotësisht ka të drejt kushtetuese ta zbatoj ultimatumin e dhënë për regjistrimin e veturave sipas ligjit të Kosovës nëse shtyhet zbatimi i këtij ligji me lutjen Amerikane apo Evropiane është në rregull, por nëse nuk ka ndonjë kërkesë nga miqtë tanë për ta shtyrë këtë afat atëherë Kosova duhet zbatuar ligjin.  Nëse ka nevojë zbatimi i ligjit duhet të sigurohet edhe me policin rrugore, dhe në rast të eskalimit të situatës që mundë të ndezë konflikt edhe të armatosur me viktima dhunë, e  dirigjuara nga Beogradi e Moska së bashku atëherë Kosova duhet ta mbron territorin e vetë me ligj por edhe me forca të armatosura. Kosovës nuk i konvenon konflikt por nuk duhet ti iket konfliktit nëse nuk kemi rrugëdalje tjetër. Konflikti në këtë kohë i konvenon vetëm Serbisë ,Rusisë dhe opozitës së Kosovës e cila 20 vite rresht bashkëqeverisi së bashku me Beogradin,   pasi ish pushtetarëve Shqiptar PDK,LDK,AAK..shumicës nuk ju interesonte fare shteti i Kosovës ose ligji e integriteti i shtetit, por ju interesonin milionat që vinin nga tanderat, nga plaçkitja dhe shitja e pasurive të shtetit,nga korrupsioni dhe nga kontrabanda që vinte në bashkëpunim me eogradin, Veselinovicat, Radojqiqat, Rakiçat. Qeveria Kurti ka të drejtë ligjore dhe kushtetuese ta mbroj territorin e Kosovës nëse detyrohen edhe me forcë me armë, si çdo shtet tjetër normal.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".