Asociacionit me kompetenca ekzekutive duhet t'i thuhet JO, është në dëm të interesave integruese ballkanike dhe evropiane 

Asociacionit me kompetenca ekzekutive duhet t'i thuhet JO, është në dëm të interesave integruese ballkanike dhe evropiane 
Asociacionit me kompetenca ekzekutive duhet t'i thuhet JO, është në dëm të interesave integruese ballkanike dhe evropiane 

Fadil Maloku

  • 23 October 2022 - 08:56

Shkruan:ANALISTI-Sociologu-Fadil Maloku

 

Me planin e Ahtisarit është paraparë krijimi i Asociacionit të komunave serbe, por jo kompetencat ekzekutive. Asociacioni, sot po ashtu është normë dhe standard i tolerancës evropiane.

 

Kosova me Projektin e Ahtisarit, ka hy në obligime që ta krijojë një asociacion të komunave ku janë shumicë qytetarët serb. Ama, kërkesa problematizohet në momentin kur këtë normë dhe standard evropian nuk po e kërkojnë serbët lokal, shkaku i nevojave të tyre, por institucionet shtetërore serbe, Presidenti, Kryeministri, ministrat, madje edhe mediet sociale, etj., shkaku i interesave ekonomike e strategjike, që e ka pjesa veriore e Kosovës për Serbinë. Institucionet e Serbisë, nuk do duhej t'i projektonin, e lëre më t'i përfaqësonin interesat e serbëve të Kosovës. Por, meqë ish qeveritë e Kosovës e kanë pranuar Serbinë, si partnere negociuese tani në finalizim të këtyre negociatave ,qeveria aktuale, mendoj unë, do të  duhej që të paktën ta "dramatizoj" ekstremisht këtë fakt,  edhe shkaku i uljes së pazarit,  me argument të fortë negocues. Kjo ngase, Asociacionin, qysh po e kërkon 25% të territorit të kosovës, për 3% serb  Serbia, lëre që është anti kushtetues, sepse është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të Kushtetutës ahtisariane, por është edhe Antisociologjik, sepse serbët janë minoriteti më i super diskriminuar në botë. Anti etnik, sepse s'ka shoqëri në botë, ku 3% minoritar, ta mbivotojnë shumicën absolute mbi 95%. Anti politik, sepse përveç që e çekuilibron komplet balancin e nivelit vendim marrës të shtetit, ai edhe e bosnjizon Kosovën. Thënë, më thjesht; Asociacioni, me kompetenca ekzekutive përveç që do e bosnjizojë shtetësinë e Kosovës, ai edhe do e vonoj demokratizimin e Shqipërisë, Serbisë, Ballkanit, madje edhe të gjithë kontinentit evropian.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".