Në Kosovën e varfër po bien përfundimisht maskat e politikanëve të korruptuar që bashkë vepruan për dekada me krimin e organizuar

Në Kosovën e varfër po bien përfundimisht maskat e politikanëve të korruptuar që bashkë vepruan për dekada me krimin e organizuar
Në Kosovën e varfër po bien përfundimisht maskat e politikanëve të korruptuar që bashkë vepruan për dekada me krimin e organizuar

Skender Mulliqi

  • 24 October 2022 - 07:42

Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi

Në shoqërinë tonë më shumë po dominojnë hajnitë dhe korrupsioni, të cilat i legalizuan regjimet që i patëm. Nuk patëm strategji të qartë së si të ecët përpara. Nëse populli u detyruan ti mbajnë maskat kundër pandemisë, politikanët moti i kanë hequr ato, duke paraqitur fytyrën e tyre të ftoftë si akulli!

-Sot në Kosovë, mençuria dhe guximi iu ka mbetur një kategorie bukur të vogël tw njerwzve. Dihet se truri intelektual dhe mençuria janë pakicë, kurse budallallëku dhe hajnia shumicë!. Kështu ndodhë kur nuk dimë dhe as nuk dëshirojmë ta kujtojmë të kaluarën tanë . Gjithçka që është e mirë duhet përvetësuar, kurse çka është e errët duhet groposur . Nuk ka gjë më tragjike për një shtet dhe për një komb kur model bëhen banditizmat ! Kosova është bërë hapësirë e lëshuar , është bërë hapësirë e kaosit..! Populli për shumë kohë u mbajt në gjendje të frikës për të ardhmen.

Në shoqërinë tonë më shumë po dominojnë hajnitë dhe korrupsioni, të cilat i legalizuan regjimet që i patëm. Nuk patëm strategji të qartë së si të ecët përpara. Nëse populli u detyruan ti mbajnë maskat kundër pandemisë, politikanët moti i kanë hequr ato, duke paraqitur fytyrën e tyre të ftoftë si akulli! Në Kosovë po dominojnë pakënaqësitë e mëdha. Do të duhej të bëhen ndryshime sistematike, që jetesa të mbrohet nga pa përgjegjësia! Çmimi i mos përgjegjësisë dhe kriminalitetit është shumë i lartë. Mungesa e guximit dhe empatia shumicën e ka lënë në terr.

Errësira mbi Kosovën hiqet kur shumica lëvizin fuqishëm përpara për të bërë ndryshime pozitive .Ka ardhur ajo kohë. Duhet të lindë një Kosovë më ndryshe .Një Kosovë në të cilën bëhet një jetë e vërtetë ,një jetë shumë më aktive shoqërore politike , që do të ishte hap revolucionar në relacion me 20 vitet që i lamë mbrapa!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".