Presidentja Osmani ka edhe një 'lutje' strukturave të drejtësisë të nënshtruara ndaj krimit

Presidentja Osmani ka edhe një 'lutje' strukturave të drejtësisë të nënshtruara ndaj krimit

Gani Qarri

  • 27 October 2022 - 16:35

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar edhe fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes së “Javës së të drejtave të viktimave të Krimit”, që tu bëjë ftesë edhe njëherë institucioneve të drejtësisë, të bashkohen për ti dhënë përfundimisht mbështetje procesit Vetting në fazën që do të nxirret për votim në Kuvend.

 

Procesi i finales së ligjit Vetting, dëshmon se po futet përsëri në një rrugë tjetër të pa qartë të vonesës dhe zvarritjes, edhe pse në fillim të muajit shtator, në fakt projektligji është dorëzuar në Kuvend, por megjithëse tanimë jemi në fund të muajit tetor, zyrtarët e lartë të shtetit, vijojnë edhe më tej, tu bëjnë thirrje më kot, grupeve të interesit që të kontribuojnë dhe bashkëpunojnë edhe ato për të diskutuar rreth këtij procesi! Për aq më tepër, përderisa opinioni publik, të gjitha pritjet i ka te Kuvendi i Kosovës për procedim në rend ditë të shqyrtimit dhe miratimit të Ligjit Vetting, sipas procedurës së rregullt parlamentare, Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka lënë të kuptohet se ende jmi larg këtij procesi. Madje ajo i ka ftuar të hënën edhe njëherë të gjitha institucionet e drejtësisë, që të jenë dhe bëhen pjesë e procesit të Vettingut, sepse në fazën e parë të përgatitjes së projektligjit nga grupi punues, i cili është dërguar edhe në Kuvend, institucionet e drejtësisë KPK dhe KGJK ishin distancuar dhe e kishin bojkotuar punën e grupit punues të krijuar nga Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar edhe fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes së “Javës së të drejtave të viktimave të Krimit”, që tu bëjë ftesë edhe njëherë institucioneve të drejtësisë, të bashkohen për ti dhënë përfundimisht mbështetje procesit Vetting në fazën që do të nxirret për votim në Kuvend. “Dua të përmend edhe një proces të rëndësishëm, Vettingun në sistemin e drejtësisë. Konsideroj që është tejet e rëndësishme që të gjithë aktorët relevantë të japin kontributin e tyre për një proces sa më të mirëfilltë. Vetëm kur i bashkojmë forcat tona, vetëm kur edhe institucionet e drejtësisë japin kontribut substancial në këtë proces, mund të presim sukses për vendin tona, për qytetarët tanë,” ka deklaruar Presidentja  Osmani. Dhe siç shprehet edhe vet e para e shtetit, vetëm procesi i Vettingut do të kthejë besimin e qytetarëve në drejtësi, e cila ka bërë ftesë edhe njëherë duke rikujtuar KGJK-në dhe KPK-në se tashmë ky dokument strategjik i reformimit dhe pastrimit të thellë të sistemit të drejtësisë ka marr edhe komentet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, me përgjigje pozitive që tanimë të procedohet për miratim edhe në Kuvend. “Duhet të kemi parasysh se sidomos pas dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias, ky është një ndër proceset më të rëndësishme në rrugën e ndërtimit të një sistemi të drejtësisë, i cili punon me integritet dhe profesionalizëm e mbi të gjitha kthen besimin e qytetarëve në drejtësi. Prandaj, ju ftoj publikisht, që të jeni pjesë e zhvillimit dhe ndërtimit të drejtë, apolitik e komplet profesional, bazuar në integritet të këtij procesi, nëpërmjet pjesëmarrjes suaj aktive në grupet punuese, duke paraqitur sugjerime dhe kontribut konkret”, ka deklaruar Presidentja Vjosa Osman!

 

Kështu që vetë ftesa e Presidentes është edhe një tregues që flet hapur, se pavarësisht optimizmit që Vettingu të miratohet para fundit të këtij viti, në pritje të pjesëmarrjes dhe riaktivizimit të debatit në fazën e parë të bërjes së Projektligjit me institucionet e drejtësisë, duket se do të shpenzohet shumë kohë dhe do të kalojë në vitin tjetër pritja për nxjerrje në rend ditë në Kuvend për ta debatuar, diskutuar dhe miratuar një Projekt me kaq peshë për drejtësinë Kosovare!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".