Askush mbi ligjet dhe kushtetutën, edhe targat ilegale të qytetarëve serb gjithandej Kosovës duhet larguar

Askush mbi ligjet dhe kushtetutën, edhe targat ilegale të qytetarëve serb gjithandej Kosovës duhet larguar

Hajrullah Tërnava

  • 28 October 2022 - 16:19

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

 

Mos ndryshimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat ilegale serbe, do të jetë edhe një grusht tjetër i rëndë kundër veprimit të strukturave ilegale për dy dekada ne Republikën e Kosovës, dhe një tregues që dëshmon se vetëm kur ka vullnet dhe guxim politik për vendimmarrje në mbrojtje dhe respektim të ligjit e Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit, do të zmbrapset edhe presioni i pa drejtë ndërkombëtar për kompromis e tolerancë të sjelljes mbi ligjin.

 

Qëndrimi i kësaj qeverie në pushtet, që po e qeverisë shtetin, është një qëndrim legjitim dhe i pa luhatshëm edhe për targat ilegale  të qytetarëve serb, sepse kane kaluar mbi 22 vite nga çlirimi dhe tani Kosova është shtet i pavarur ku duhet të respektohen të gjitha ligjet e miratuara nga shteti. Prandaj ato targat-tabelat e asaj kohe të ish Jugosllavisë dhe të Millosheviqit për Kosovën janë demode, janë  jo të ligjshme.  Si do të dukej një rast i tillë  sikur banorët në komunat e Luginës së Preshevës, Bujanovc, Medvegjë tani ti bartin targat me regjistrime të Kosovës si RKS në shtetin e Serbisë? Prandaj edhe këtë fakt politikanët tonë duhet ta marrin si shembull kur flasin me ndërmjetësuesit në bisedime të radhës, sepse në një shtet të pavarur, të barten targat e një shteti inekzistent është e pakuptimtë dhe jo ligjore, kur shteti i ynë i ka ligjet të cilat i rregullojnë këto çështje në përpikëri. Prandaj pritet që vendimi i Qeveris së Kosovës do të jetë i pa ndryshuar për targat. Mos ndryshimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat ilegale serbe, do të jetë edhe një grusht tjetër i rëndë kundër veprimit të strukturave ilegale për dy dekada ne Republikën e Kosovës, dhe një tregues që dëshmon se vetëm kur ka vullnet dhe guxim politik për vendimmarrje në mbrojtje dhe respektim të ligjit e Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit, do të zmbrapset edhe presioni i pa drejtë ndërkombëtar për kompromis e tolerancë të sjelljes mbi ligjin. Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë kohë për konvertimin e targave, nga ato ilegale në RKS, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nisur edhe një fushatë të përforcuar të komunikimit elektronik (sms) me qytetarët e komunitetit serbë të Kosovës lidhur me konvertimin e targave ilegale në ato RKS, derisa Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se vendimi i Qeverisë për këtë afat të fundit mbetet i pa ndryshuar. “Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, ka thënë kryeministri Kurti. Në këtë qëndrim të pa ndryshuar Qeveria Kurti e ka marr se fundi edhe mbështetjen e opozitës, por më kërkesën që vendimi të koordinohet për veprim të kujdesshëm edhe me faktorët ndërkombëtar, shtete mike në Kosovë, e veçanërisht në konsulta të ngushta dhe kontakte me SHBA-të. Për të siguruar ambient të qetë dhe parandaluar provokimet eventuale të nxitura nga element të spiunazhit nga Serbia, në veri të Kosovës është përqendruar dhe shtuar patrullimi i policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it. Nga EULEX-i kanë paralajmëruar se Forca e reagimit të shpejtë e këtij misioni është në gatishmëri intervenimi, e nëse është e nevojshme mund të vendosin edhe njësi policore shtesë. Për dallim nga 31 korrik kur ka pasur persona të armatosur në veri, patrulluesit e EULEX-it kanë deklaruar se për kohën që ata po e përcjellin gjendjen atje dhe vëzhgojnë situatën, nuk kanë vërejtur lëvizje të tilla të dyshimta të personave që mundë të paraqesin rrezik për situatë, edhe pas kalimit të afatit lidhur me konvertimin e tabelave. Çështja e targave te veturave tash e sa vite është  mjaft problematike, dhe duhet të zgjidhet sa më parë, që besoj se edhe faktori ndërkombëtar e kanë këtë parasysh, sepse nuk ka shtet në botë që përdorë dy par targa në një shtet të vetin. Prandaj duke e pasur këtë parasysh, faktet janë në anën e kosovarëve, që faktori ndërkombëtar që po e ndërmjetëson këtë çështje e ka këtë parasysh, sepse sikur të shtyhet edhe një vit kjo çështja e targave, praktikat po na e dëshmojnë se serbja edhe mbas ati viti ka për të bërë  çmos për ta shty afatin deri në pafundësi. Me këtë mënyrë se si po sillet e si po vepron  Serbia,  po na dëshmon se ajo po e donë ta ketë për vete pjesën e veriut në tërësi për ta  përvetësua. Prandaj ajo sillet në  mënyre të tillë. Faktori ndërkombëtar duhet ti dinë këto fakte dhe ta kuptojnë realitetin e kësaj situate, sepse nëse e kuptojnë këtë, edhe ata do të jenë në anën tonë.  Megjithatë nëse gjërat përkeqësohen dhe arsyeja e ndërkombëtarëve ( amerikaneve ) është që të shtyhet ky afat, atëherë përfaqësuesit tonë duhet mirë ti koordinojnë veprimet dhe megjithatë si mënyrë e fundit e tejkalimit të ndonjë acarimi të situatës, ta shtyjnë edhe këtë afat, deri sa miqtë tonë të vendosin, por kjo të mbetet si afat i fundit për në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".