Zgjedhja e kryeprokurorit të ri të shtetit të ri fillon nga pika zero, të pastrohet i gjithë sistemi i drejtësisë nga dora e zgjatuar e politikës së inkriminuar dhe mafies

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri të shtetit të ri fillon nga pika zero, të pastrohet i gjithë sistemi i drejtësisë nga dora e zgjatuar e politikës së inkriminuar dhe mafies
Zgjedhja e kryeprokurorit të ri të shtetit të ri fillon nga pika zero, të pastrohet i gjithë sistemi i drejtësisë nga dora e zgjatuar e politikës së inkriminuar dhe mafies

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 29 October 2022 - 14:32

Shkruan:ANALISTI - Reshat Badallaj Zhurjani

Ne shpesh herë kemi theksuar se në këtë sistem i thënçin të drejtësisë, e në fakt këtu ka qenë kupola që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës, kur e them këtë me bindje të plotë se nuk kanë vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit,por këtu ka pasur gisht politika. Pra, krye kapot e bandave politike i kanë pasur frerët në këtë dikaster që na e kanë qitur faqen e zezë në botën e qytetëruar dhe mu për këtë hapur e thanë ambasadat e huajë, me një fjale faktori ndërkombëtar.

-Aq budallenj ka pasur në këtë dikaster të turpit shkuar turpit dhe kanë qenë aty se si i kanë thënë krye kapot e bandave politike, se sa vrasje, sa hajni, sa skandale kanë ndodhur në Kosovë dhe nuk kanë guxuar as për të zhvilluar procese. Pra, me shumë të drejtë sa me parë që është e mundur duhet pastruar këta prokuroria dhe gjyqësia, këta dembela dhe frikacak që kurrë nuk respektuan ligjet dhe Kushtetutën e vendit për të cilën edhe ishin betuar. Nuk respektuan se bandat politike të nëntokës kriminale i kishin njerëzit e tyre aty.

Merreni me mend djem të një mangupi,ose me thënë të një banditi shkuar banditit i rrahin dhe i bëjnë hor në rrugë, policët e uniformuar dhe këta prokuror dhe gjyqtar as që i burgosin, dhe të mos flasim për ti dënuar. Por, ka edhe më keq e më rënd, tallja me popullin. Diheshin botërisht hajnat jo vetëm në Kosovë po hajnat më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë dhe para kamerave televizive kur u mbaheshin ata halabak në meslish, dhe ata i thonin kuvend. Nga foltorja dhe nga fotelja i akuzonin për hajni dhe hajni ose banditi që e quante veten deputet i përgjigjej:"shkoni në prokurori"! Merreni me mend se çfarë tallje bëhej me popullin.

Duke menduar këta banditë se populli është thasë me kashtë dhe nuk kuptojnë se pikërisht këta hajna dhe këta kryebandit i kishin njerëzit e tyre aty, edhe në prokurori edhe në gjykata. Ose: Le të del dikush publikisht dhe të thotë se nuk është ashtu dhe ne jemi të gatshëm t´i japin 1100 shembuj dhe të del dikush e të thotë se ky është dënuar. Askush! Dhe, ne kemi guximin e të themi se pra, nuk do të duhej të dekretohen njerëzit që kanë qenë puthadorë të bandave politike, se mu për këtë jo seriozitet dhe dallavere Kosova është në këtë hall të turpit. Përndryshe të ishin njerëz profesionalist, që respektojnë ligjet, që respektojnë Kushtetutën e vendit ne nuk do ishim këtu në këtë faqe të zezë, po do ishim si shtet ligjor dhe nuk do binin ëe syrin e keq të faktorit ndërkombëtar që e kanë shumë të drejtë me vërejtjet e tyre.

Dhe, kjo jo vetëm që të filloj nga pika zero si ne rastin në fjalë, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit, por duhet ndryshuar rrënjësisht dhe të vihen në shoshë e në sitë të gjithë ata që respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e vendit dhe jo të veprojnë nga jashtë, ose nga ata që janë mësuar që të bastardojnë gjykatën sipas interesave të tyre personale dhe politike. Në fund të fundit, ata që mbrojnë interesat e qytetarit e interesat e shtetit duhet qëndruar aty e ata të tjerët jo vetëm që duhet flakur nga puna,por edhe duhet të japin përgjegjësi para ligjit dhe të burgosen. Kjo ju garantoj me kokën time se do të ndodhë herët a vonë, por do të ndodhë.

Mu kujtua diçka lidhur me këtë për Sokratin, por që do kur kjo garniture faqes së zezë nuk e kuptojnë dot. Por, sido që të jetë, kanë për të zbardhur shumë gjera, nga hajnia,vrasjet e vete vrasjet. sepse tashme ka filluar të dridhet dheu nën këmbët e tyre. Ata, nuk janë rehat,frika u ka hyrë në palcë sepse shumë zullum kanë bërë dhe kanë fshehur shumë gjera, që nuk kanë vepruar sipas ligjeve,por sipas krye banditëve dhe krye hajnave të bandave politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".