Plani franko gjerman urgjentisht në Kuvendin e Kosovës

Plani franko gjerman urgjentisht në Kuvendin e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 30 October 2022 - 08:58

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Për hir edhe të opinionit i cili është i hutuar dhe nuk ka informacione të duhura se çfarë në realitet po ndodhë, ishte dashur të bëhet publik, propozimi franko gjerman dhe për të njëjtin të debatohet edhe në Kuvendin e Kosovës, për të mos lejuar që të spekulohet dhe manipulohet, për interesa të përfitimit politik dhe elektoral.

 

Ndërmjetësimet për njohje reciproke që po zgjasin me vite të tëra që nga çlirimi e deri me tani, e që deri më tani nuk patën suksese, e kur dihet se krejt këto lojëra i bënë Serbia, e cila po mundohet me i prolongua njohjen, sepse po shpreson se prolongimi ndoshta do ti sjell ndonjë të mirë në të ardhmen e sidomos mos po ndryshojnë politikat ndërkombëtare në favorin e Serbisë, shpresat e Serbisë tani po zgjaten tepër se që nga lufta e fundit tani kaluan mbi 22 vite, megjithatë situata e krijuar edhe me luftën e Rusisë dhe të Ukrainës, faktorit ndërkombëtar si ndërmjetësues i ka dhanë fakte që kjo çështje sa më parë duhet të përmbyllet dhe të vjen deri të pajtimi i këtyre dy shteteve, prandaj plani franko gjerman, ka ardhur si draft propozim për marrëveshjen në pritje mes Kosovës dhe Serbisë, si një patate e nxehtë e pjekur nga ndërkombëtarët, Franca dhe Gjermania, për të cilin akoma partitë politike dhe qeveria nuk kanë marr qëndrim të qartë publik, as institucional e as politik. Presidenti serb VUQIQ ka paralajmëruar se do të deklarohet brenda 24 orësh për planin, derisa raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se propozimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi që po qarkullon javëve të fundit është mjaft i mirë. “Kjo marrëveshje gjithëpërfshirëse ose propozimi i parë që është tani në tryezë, do të thosha se është një marrëveshje mjaft e mirë për Kosovën, dhe unë do t’i rekomandoja secilit që është në pushtet këtu që të përpiqet ta pranojë këtë ofertë”-ka deklaruar Viola von Cramon. Qeveria e Kosovës akoma nuk e ka dhënë qëndrimin e saj zyrtar dhe publik rreth këtij propozimi, sikur që nuk janë deklaruar ende as dy partitë politike në opozitë PDK dhe LDK, por vetëm AAK-ja e cila këtë plan Franko gjerman e sheh si projekt të përgatitur nga SHBA-të që i është dërguar i gatshëm Bashkimit Evropian, por duke e deklaruar autorësinë e përbashkët franko gjermane. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se plani franko-gjerman është amerikan, dhe është marrëveshja finale me Serbinë, aty është në përmbajtjen e tij edhe njohja e Kosovës. “Materiet që i ka Kosova dhe Serbia për normalizimin e plotë. Marrëveshja mund të mos quhet marrëveshje për njohje, mund të quhet marrëveshje për normalizim, por në përmbajtje e ka njohjen”, ka deklaruar Haradinaj, sipas të cilit, kjo është mënyra eksplicite e marrëdhënieve në mes dy shteteve. Kjo, sipas tij, është krejtësisht e pastruar dhe se nuk ka asnjë ndërhyrje në këtë. “Kjo është marrëveshja finale, nuk do të ketë marrëveshje tjetër, nuk të ketë më negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë për asgjë tjetër… kjo është finalja”, citohet të ketë thënë ish kryeministri Ramush Haradinaj. Madje ai ka deklaruar që në rast se ky dokument mbetet ashtu sikur atij i është prezantuar, dhe e pranon Qeveria e Kosovës, në këtë rast do ta ketë edhe përkrahjen e subjektit të tij politik. Për hirë edhe të opinionit i cili është i hutuar dhe nuk ka informacione të duhura se çfarë në realitet po ndodhë, ishte dashur të bëhet publik, propozimi franko gjerman dhe për të njëjtin të debatohet edhe në Kuvendin e Kosovës, për të mos lejuar që të spekulohet dhe manipulohet, për interesa të përfitimit politik dhe elektoral. Nëse bëhet propozimi në fjalë publik dhe diskutohet për të në Kuvendin e Kosovës, edhe populli i Kosovës do të jetë më i qetë dhe me shpresë së gjithçkafit i ka ardhur fundi dhe njohja ose pajtimi do të ndodhë mes këtyre dy shteteve, dhe në të ardhmen do të hiqen ato barrikada nacionaliste të Serbisë që kanë ekzistues për popullin e Kosovës, dhe shpejt nga ndërkombëtaret do të ndodhin edhe investime të rëndësishme për hapje të vendeve të punës për të rinjtë që më nuk do të kenë arsye të migrojnë për vende punë në shtete të BE, dhe popullit tonë do ti kthehet shpresa dhe optimizmi për të qëndruar dhe kontribuar në këtë vend që është Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".