Sistemi i ri zgjedhor me lehtësi për të zgjedhur edhe kandidatë të pavarur

Sistemi i ri zgjedhor me lehtësi për të zgjedhur edhe kandidatë të pavarur
Sistemi i ri zgjedhor me lehtësi për të zgjedhur edhe kandidatë të pavarur

Muhamet Kelmendi

  • 01 November 2022 - 08:22

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Sistemi i ri zgjedhor është i domosdoshëm të reformohet ngase prej sistemit zgjedhor varet shumë edhe rezultati përfundimtar në zgjedhje. Forma aktuale e votimit në Kosovë, një zgjedhës voton 5 kandidatë dhe partinë, është formë që nuk e garanton kualitetin në Kuvend. Kjo krijon mundësi për manovrime me votat, duke u lidhur në grupe dhe duke krijuar aleanca të kandidatëve për vota.

- Shpesh herë mjafton futja në grup me kryetarin, ndonjë ministër a parlamentar dhe fitorja në zgjedhje të garantohet. Duke e ditur këtë është filluar në Kosovë që nga viti 2011 me përpjekjen për sistem të ri zgjedhor. Kanë dalë edhe grupet e punës, por nuk është bërë punë dhe është dështuar. Natyrisht se dështimet kanë ardhur qëllimisht nga partitë politike,sepse këto me qellim të ruajtjes së primatit, kanë penguar sistemin e ri zgjedhor dhe kështu është ecur me sistem të degraduar në zgjedhje.

Mirëpo, pavarësisht faktit se a do të shkohet në sistem të ri, dua këtu t' i paraqes disa çështje esenciale që sistemi zgjedhor i ri duhet t'i përmbaj. 1. Partia kërkohet në çdo formë të zgjedhjeve të votohet. 2. Krahas partisë, kërkohet të përcaktohet juridikisht se një zgjedhës mundë të ketë vetëm një votë e për kandidatin e konkurruar. 3. Numërimi i votave të bëhet në mënyrë elektronike. 4. Të ndalohet konkurrimi i subjekteve fizike të dënuar dhe të akuzuar për vepër penale. 4. Të lehtësohet juridikisht mundësia e kandidatëve të pavarur për konkurrim në zgjedhje dhe 5. Partia dhe çdo kandidat të paraqesin raportin me shkrim për mjetet financiare, duke treguar edhe subjektet nga kanë ardhur mjetet. Mendoj se ky duhet të jetë kërcelli i sistemit të ri të votimit. Modalitete rregulluese mund të ketë, por nuk duhet lejuar kurrsesi që një votues të voton pesë vetë dhe partinë. Lejohet që votuesi të voton partinë, si dhe një plus një, si votë e dytë. Shpresoj se kështu do të behet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".