‘Presidentja Osmani me të drejtë nuk e dekreton për kryeprokuror të shtetit Blerim Isufajn, dorën e zgjatur të ish- kryehajnit, ish-presidentit Hashim Thaçi!’

‘Presidentja Osmani me të drejtë nuk e dekreton për kryeprokuror të shtetit Blerim Isufajn, dorën e zgjatur të ish- kryehajnit, ish-presidentit Hashim Thaçi!’
‘Presidentja Osmani me të drejtë nuk e dekreton për kryeprokuror të shtetit Blerim Isufajn, dorën e zgjatur të ish- kryehajnit, ish-presidentit Hashim Thaçi!’

Naim Miftari

  • 01 November 2022 - 16:05

Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

 

Refuzimi i presidentes Vjosa Osmanit që ta emëron këtë lodër të politikanëve dhe të Oligarkeve te korruptuar tregon qartë se më nuk është president krye-krimineli dhe kryehajni i Kosovës Hashim Thaçi. Pra tash është treni i fundit  për ta zënë stacionin e duhur, që Kosova të ketë kryeprokuror që mbron Ligjin, që  mbron shtetin e jo si deri më sot ku 20 vite rresht kryeprokurori dhe prokuroria, gjyqësia, policia dhe  AKI- ja mbrojnë dhe bejne AVOKATINE per politikanët mafioze e te korruptuar dhe krimin e organizuar te instaluar prej tyre ne Kosove!.

 

Refuzimi nga Presidentja e Kosovës për ta emëruar Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit është refuzim i bazuar në ligj e kushtetutë, është refuzim me vend dhe qe gjithkush i beson. Kjo sjellje tregon se vendi jonë ka zot të shtëpisë, pasi Blerim Isufaj ishte emëruar duke u katapultuar nga KPK-ja, që në fakt ky këshill, sikurse edhe Këshilli Gjyqësor- KGJK, janë vetëm lodra të Pronto-Mafias e kukulla te Hashim Thaçit e Adem Grabovcit dhe lodra të klanit të ish-komunistëve te instaluar brenda sistemit te drejtesise, e dikur bashkëpunëtor  të Rrahman Morinës e Sllobodan Millosheviçit, Stanishiqit ....

 

Vetë shtyrja e Blerim Isufajt nga KPK-ja e kapur keq që me çdo kusht të dërgohet në pozitën e kryeprokurorit të shtetit, duke i shkelur të  gjitha rregullat e ligjet e vendit , vetëm qe të emërohet kryeprokuror i shtetit, tregon se krimi i organizuar po bënë përpjekje titanike dhe do vendoste vetëm edhe një Lumez-2 tjeter  edhe me te keq e teper me te demshem se ai pas atij të parit, që përmes prokurorisë t’i mbron bosët e krimit të organizuar, bosët e korrupsionit, bosët e plaçkitjes permanente per 20 vite  të  pasurisë sisa miliardeshe shtetërore te Kosoves .

 

Refuzimi i presidentes Vjosa Osmanit që ta emëron këtë lodër të politikanëve të korruptuar tregon qartë se më nuk është president krye krimineli dhe krye hajni i Kosovës Hashim Thaçi. Pra tash është treni i fundit për ta zënë stacionin e duhur, që Kosova të ketë kryeprokuror që mbron Ligjin, që  mbron shtetin e jo si deri më sot ku 20 vite rresht kryeprokurori dhe prokuroria, gjyqësia, policia dhe  AKI- ja nga Zyrat e shtetit mbrojnë politikanët  e korruptuar dhe krimin e organizuar.

 

Kjo periudhë e re kohore e qeverisjes së vendit nga një qeveri që ka ardhur me premtimin për ndryshim dhe flamurin anti-krim duhet të kaloj në  kohën kur në Kosovë prokurorët janë vetëm  mbrojtës të te vërtetës  të së drejtës dhe respektues e zbatues te denje  të ligjit dhe jo avokat mbrojtës të krimit e kriminelëve qe shetisin lirshem e te pahetuar dhe te padenuar. 

 Kryeprokurori i Kosovës duhet të zgjidhet një njeri që e donë shtetin dhe e zbaton ligjin të njëjtë për të gjithë njësoj.  Kohës së prokurorëve të Pronto-Mafies po i vjen fundi ngadalë por sigurt, hap pas hapi do të përballen edhe me ligjin Vetting, nëse ky ligj bëhet së shpejti, fillon të zbatohet dhe nuk komprometohet. Ligji Vetting në këtë sistem do ta dezinfektoj drejtësinë e Kosovës nga sekserët e kumbarët e krimit të organizuar, do ta pastroj shtetin nga kukullat e politikanëve të korruptuar.

Përfundimisht po vjen koha  e ndryshimit të premtuar me Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe ministren e drejtësisë Albulena Haxhiun, dhe kjo tregon që shteti jonë ka shpresë, edhe pse ka shumë pengesa dhe sfida që vijnë nga krimi i organizuar që është i futur në politike dhe në partitë politike të ish pushtetarëve të multi milionerëve të korrupsionit dhe oligarkëve të mafies.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".