Çdo vendimmarrje vetëm me konsulencë ndërkombëtare nga autoritetet zyrtare amerikane

Çdo vendimmarrje vetëm me konsulencë ndërkombëtare nga autoritetet zyrtare amerikane
Çdo vendimmarrje vetëm me konsulencë ndërkombëtare nga autoritetet zyrtare amerikane

Agim Bajrami

  • 01 November 2022 - 18:27

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Politikë bërësit e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm gjatë vendimmarrjes së tyre , duke pasur parasysh vlerësimin me kujdes të interesave të miqve ndërkombëtar përmes konsultimeve dhe akordimeve të plota për të gjitha çështjet e rëndësishme e ndër tjera,edhe për zbatimin e vendimit qeveritar në zëvendësimin e targave ilegale serbe , me ato kosovare.

 

Udhëzimet e SHBA-ve, për vendimmarrjen zyrtare të Kosovës,duhet të jenë të padiskutueshme për zbatim! Funksionimi i brishtë i jetës dhe i institucioneve të Kosovës e kanë origjinën e më hershme,madje edhe në të kaluarën e kohës së sistemit qeverisës të viteve 80, kur Kosova gjatë funksionimit të saj vetëqeverisës ,ka pasur specifikat dhe pengesave të e veta, përgjatë zhvillimeve e të funksionimit të sistemit të kohës, sipas modelit të jetesës shoqërore multi etnike dhe të vetëqeverisjes institucionale. Dhe vështirësitë e funksionimit të shoqërisë multi etnike janë të bartura edhe në funksionimin e institucioneve publike të asaj kohe, e të cilat janë të lidhur ngushtë, apo edhe si dominante, edhe për nga origjina e kulturës dhe mendësisë së përgjithshme shoqërore, dhe që rrjedhimisht reflektojnë edhe në divergjencat etnike, ideologjike e politike deri te ndarja e të menduarit dhe të jetuarit sipas besimeve religjioze,kulturore e arsimore, e të gjitha këto së bashku dhe të tjera, paraqesin , mos besimin, kundërshtitë dhe pengesat, në jetesën dhe mbarëvajtjen e harmonisë dhe paqes së përbashkët në shoqëri. Kështu që edhe faktori ndërkombëtar si më i rëndësishmi i Interesave të 'vendimmarrjes ndërkombëtare' jo rrallë kanë zgjedhur terrenin e Kosovës për ballafaqimin ndërmjet konkurrencave, përplasjeve e konflikteve të ndryshme ndërkombëtare , duke i përdorur divergjencat e shoqërisë kosovare për testimin e fitoreve apo humbjeve në projektet e tyre politike. Dhe në kuadër të kësaj, politikë bërësit e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm gjatë vendimmarrjes së tyre , duke pasur parasysh vlerësimin me kujdes të interesave të miqve ndërkombëtar përmes konsultimeve dhe akordimeve të plota për të gjitha çështjet e rëndësishme e ndër tjera,edhe për zbatimin e vendimit qeveritar në zëvendësimin e targave ilegale serbe , me ato kosovare. Çështja e targave,është çështje e marrëveshjes politike ,por jo e përplasjeve në teren rreth zbatimit të vendimit qeveritar rreth targave pa një zgjidhje politike. 'Politikë bërësit kosovar' në çështjet e vendimmarrjes së tyre, e që prekin interesat e komunitetit serb,sa do që vendimi i qeverisë te jetë legal, e i ligjshëm, vendimmarrja kosovare do të duhej të jenë ngushtë të koordinuar me vendimmarrjen ndërkombëtare , e sidomos me autoritet zyrtare të SHBA-ve,se përndryshe, do të mund të ketë përplasje apo konflikte në teren,ku edhe do të shtrohej, dilema e funksionimit të shtetit të Kosovës ,dhe si më pastaj me Kosovën. Para ngurtësisë politike, apo çfarëdo krenarie personale, duhet të mbisundojë,logjika e urtësisë,mençurisë dhe harmonia për paqen multi etnike të një shoqërie kosovare e të diversiteteve fetare siç e rregullon edhe Kushtetuta e Kosovës. Në të kundërtën,Kosova do të kalon nga bisedimet politike , në menaxhim ndërkombëtar të konfliktit!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".