Si te shërohet sistemi shëndetësor nga korrupsioni dhe papërgjegjësia?!

Si te shërohet sistemi shëndetësor nga korrupsioni dhe papërgjegjësia?!
Si te shërohet sistemi shëndetësor nga korrupsioni dhe papërgjegjësia?!

Ismail Muçiqi

  • 03 November 2022 - 12:26

Shkruan: Ismail Muçiqi

 Nuk ka dyshim se Sistemit Shëndetësorë në Kosovë i duhet një shok terapi për të filluar nga zeroja për tu kthyer mbarë. Gjatë punës time si Gazetar jam munduar gjithmonë që të shkruaj me argumente të cilat i kam verifikuar gjithmonë për një ngjarje apo ndodhi në mënyrë që puna, mundi, etika, morali dhe profesionali mos të vihet në dyshim. Pata rastin këto ditë të kërkojë shërbime në Klinikën e Kardiokirurgjisë në kuadër të QKUK-ës. Në takimin e parë në sportelin e recepcionit ku pacienti troket për të vazhduar më tutje u binda se manipulimet në dëmë të pacientëve fillojnë mu nga ky shallter duke vazhduar tutje deri tek autoriteti i mjekut i cili ka obligim tu afrojë ndihmë të sëmurëve dhe njerëzve me halle.

Duke pritur në rreshtin e gjatë u afrua punëtori i Administratës me një udhëzim në dorë duke ju drejtuar zyrtarit i cili pranonte dokumentacionin shëndetësor të pacientëve: “Merre këtë udhëzim kryeje se ky është njeri i imi”!... Pashë edhe raste të tjera kur individët pa e respektuar rregullativën ligjore takonin mjekët të cilët, përmes rrugëve dhe mënyrave tjera u kryenin punë njerëzve të caktuar të cilit ishin të afërmit e tyre. Anomalia më fatale për pacientët ishte ajo në zyrën Administrative të pranimit ku qëndrojnë të dhënat e listës së pacientëve me sëmundje të zemrës e të cilët me vite presin të marrin shërbime për koronografi apo për vendosjen e stentave për pacientët e sëmurë.  Në shekullin e 21 sistemi i të dhënave kompjuterike në klinikën Kardiokirurgjike nuk funksionon. Të dhënat e pacientëve nuk gjinden fare në kompjuterë apo punëtorja e cila është e caktuar ti kryejë këto punë më deklarojë se emrat e pacientëve që duhet të trajtohen nuk janë në kompjuter, ndërsa libri me emra të pacientëve që duhet të trajtohen gjindet tek Drejtori i Klinikës.

Pasi trokita në derën e drejtorit dhe kërkova skjarime nga ai si person përgjegjës dhe e informova për deklaratën e punëtores së tij me kërkesën time ai erdhi tek punëtorja në vend që të kërkoj përgjegjësi ndaj saj e cila gënjen dhe i mashtron pacientët ai tha punëtores se te unë nuk ekziston libri i pacientëve që duhet të trajtohen në kardiokirurgji. Para një viti bashkëshortja ime hyri në listën e pacientëve për vendosjen e stentave asnjëherë nuk u ftua apo u informua se kur do ti vijë radha.

Pasi unë u interesova para ca dite dhe kërkova skjarime tek personat përgjegjës mu atë ditë ajo u futë në listën e prioritetit për vendosjen e stentave. Pashë edhe shumë anomali tjera të cilat nuk do ti a dëshiroja vendit tim. Ky është Sistemi i kalbur i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës e cila vite me radhë është degraduar skajshmërisht. Nuk ka dyshim se përpos politikës dhe klaneve mafioze që udhëhiqen me Institucionet Shëndetësore Sistemin Shëndetësor e rrënuan edhe një numër i mjekëve të pandërgjegjshëm të pa moralshëm të cilët nuk kanë fare etikë të një personaliteti i cili thirret në misionin e hipokratit.

Këta mjekë qysh herët kanë hapur klinika private duke u pasuruar në mënyrat më të ndryshme duke i rrjepur qytetarët për interesat e tyre materialo financiare. Këta ende sillën në Institucionet Shëndetësore të QKUK-ës, jo duke kontribuar por duke lëbuar për pacientët të cilët nuk po arrijnë të marrin shërbime Shëndetësore në Institucionet e Shtetit. Këta më shumë i kanë sjellë dëme klinikave sesa që u kanë shërbyer qytetareve. Vite me radhë aparatet më të ndryshme të ardhura si donacione nga shtetet e ndryshme për nevojat e Shëndetësisë të Kosovës shumicën nga to i kanë dëmtuar me qëllim apo pa dije e në anën tjetër në ambulancat private ku ata punojnë i kanë pajisur me të gjitha stabilimentet moderne të shëndetësisë.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë sa më parë është vonë të veprojë nesër duhet aprovuar ligjin që të gjithë ata të cilët kanë hapur ambulanca private ndërsa ende gjinden në listën e mjekëve të Qendrës QKUK-së dhe marrin të ardhura nga Shteti duke zhvatur buxhetin pa djersë menjëherë të largohen nga Sistemi Shëndetësor i Shtetit. Nuk ka logjikë ti mbajnë ata dy vende të punës pa e merituar. Klasa e aristokracisë të cilët janë bartësit kryesor të shkatërrimit të Sistemit Shëndetësor të cilët janë bërë milionerë le tu drejtohen ambulancave private për të kërkuar shërbime. Patjetër shteti duhet që pjesës dërrmuese të qytetareve të varfër e këta janë shumica e popullsisë në Kosovë përmes reformave radikale të fillojë nga zeroja nismën e re në rregullativën ligjore dhe strategjinë afatgjate në Sistemin Shëndetësorë.

Mendja më thotë se të ardhurat e mjekut ekspertë i cili me përkushtim qëndron në sallën e operacionit me orë të tëra duke ua shpëtuar jetën njerëzve paga e tij nuk duhet të ketë limitë. Vetëm kështu duke i stimuluar ekspertët njerëzit e dijës që kanë diplomuar me djersë duke u thelluar në shkencën e mjekësisë me punimet e tyre shkencore duke e zbatuar dijen me praktikë mundë ta nxjerrin nga humnera Sistemin Shëndetësorë në Republikën e Kosovës. Kështu veprojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët nga gjithë Bota lëbojnë për njerëzit e aftë që kanë koeficient të lartë të shkollimit, që kanë inteligjencë mbi nivelin mesatarë e të cilët janë të gatshëm të sjellin rezultate me punën e tyre profesionale duke e zhvilluar shtetin dhe kombin.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".