Tash është momenti historik i vendimmarrjes nacionale me unitet politik dhe aleatët strategjik

Tash është momenti historik i vendimmarrjes nacionale me unitet politik dhe aleatët strategjik
Tash është momenti historik i vendimmarrjes nacionale me unitet politik dhe aleatët strategjik

Arsim Aziri

  • 03 November 2022 - 18:58

Shkruan:ANALISTI- Arsim Aziri

Shqetësuese mbetet fakti se spektri politik i vendit, ende nuk ka arritur të jetë i bashkuar kundrejt dialogut me Serbinë për gjetjen e një marrëveshjeje potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të duhej të çonte në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve aq shumë i kërkuar edhe nga aleatët tanë në Evropë e Amerikë. Shtytje e re për dialogun Kosovë-Serbi.

 

Mendoj se nga bashkësia ndërkombëtare ka një shtytje të re sa i përket zhvillimit dhe ecjes përpara të dialogut Kosovë-Serbi, pasi faktor ndërkombëtar i kryesuar nga mbështetja amerikane ka për qëllim arritje të një marrëveshje pajtimi dhe normalizimi në mes dy vendeve, pa pasur nevojë tensione të reja mes dy shteteve. Një mesazh të tillë e kanë lënë te qartë edhe diplomatë të ndryshëm perëndimorë që së fundmi kanë qëndruar në Kosovë si Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili ka theksuar si asnjëherë rendësin e ecurisë së mëtejshme të procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet për takimet e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Problemi kyç në këtë rrugëtim po paraqitet sjellja destruktive e politikës agresive serbe. Tani, ndonëse Kosova ka hyrë në dekadën e dytë të pavarësisë së saj, politik bërja në Serbi, bëhet sikur nuk e di që nuk kanë kurrfarë ingerenca në Kosovën e pavarur. Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiqi këtë shumë mirë e di, por shtirret nga gjithë forca sikur nuk e di. Nëse do të lejonim që në targat e automjetit që të vendosin atë që do Kurti, do ta tradhtonim shtetin tha ai! Para syve të ndërkombëtarëve, Vuçiq e kritikon Kurtin nga skena politike e Kosovës sikur vetëm ai dëshiron ndërrimin e targave. Në këtë mënyrë Vuçiqi dëshiron në sytë e ndërkombëtarëve ta parcializojë skenën politike në Kosovë dhe kjo në rrethanat aktuale vazhdon ti ndez mirë. Realisht që nga fillimi i dialogut e deri te marrëveshjet e para, gjërat nuk janë marrë seriozisht sikur ato janë ngritur artificialisht derisa miq tanë ndërkombëtarë e bënë të qartë se problemet e ngritura dhe marrëveshjet duhet përmbushur. Tani në këtë situatë faktorit kosovar nuk duhet të merret me opsione të ndryshme të ndryshme për konsumin e brendshëm që do të ndikonin në ngecje dhe do shkaktonin tronditje në proces , të cilën pastaj si përgjegjësi do ja fakturonin Kosovës ngecjet. Në rrafshin diplomatik deri më tani asnjë provë e vetme nuk është dhënë që Kosova ka ndikuar negativisht në bllokimin e këtij procesi. Ajo qka kërkohet tash është një opsion t lidhur me krijimin e Asociacionit te komunave serbe, sipas Kushtetutës së Kosovës. Tash është koha të reflektohet seriozisht edhe të gjitha sugjerimet e miqve ndërkombëtarë të merren parasysh. Ndryshe mund të rrezikojmë dhe të humbim shanset historike që do të jenë të pafalshme. Shqetësuese mbetet fakti se spektri politik i vendit, ende nuk ka arritur të jetë i bashkuar kundrejt dialogut me Serbinë për gjetjen e një marrëveshjeje potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të duhej të çonte në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve aq shumë i kërkuar edhe nga aleatët tanë në Evropë e Amerikë. Shtytje e re për dialogun Kosovë-Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".